[wp-story]

Bota/Rajoni

Rakiq fton Dodikun dhe Cvijanoviqin të vijnë në Kosovë

Rakiq fton Dodikun dhe Cvijanoviqin të vijnë në Kosovë
00:00 | 11 Janar 2020

Delegacioni i Listës Serbe i udhëhequr nga kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, morën pjesë në pritjen e Krishtlindjes, të organizuar nga Anëtari i Presidencës Serbe të Bosnjës dhe Hercegovinës, Milorad Dodik, në Sarajevën Lindore.

Sipas Listës Serbe, Rakiq falënderoi Dodikun dhe Presidentin e Republikës Serbe, Zhelko Cvijanoviq, për mbështetjen e fortë që i dha popullit serb në Kosovë dhe i ftoi ata të vizitojnë serbët në Kosovë.

“Dodik dhe Presidenti Cvijanoviq falënderuan delegacionin e Listës Serbe për ardhjen, duke uruar që populli serb në Kosovë dhe Metohijë të vazhdojë të ndërtojë unitet, pasi kjo është gjëja më e fortë për mbijetesën e popullit serb”, thuhet në deklaratë, shkruan Kosovo Online.

Dodik në këtë mbrëmje ka krikutuar bashkësinë ndërkombëtare duke thënë se “është absolutisht e papranueshme të tolerojnë Prishtinën për dështimin e krijimit të Asociacionit me Komuna Serbe dhe lejimin e taksës që kërcënon interesin jetik të popullit serb”./Front Online/

Benzinë vetëm 1.05 euro në Petrol Company e shumë zbritje tjera në “Be Happy Restorant” dhe Market

Të tjera