×
  • Sport
  • Sport

    Rahoveci fiton derbin interesant me Vushtrrinë

    FrontOnline
    26 Shtator 2022

    Në palestrën “Jeton Tërstena – Tota” në Vushtrri të dielën është luajtur derbi i xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Në një atmosferë të bukur sportive, janë takuar Vushtrria dhe Rahoveci. Ashtu si pritej, ndeshja ishte e fortë dhe me rivalitet.

    Të dy skuadrat kanë pretendime për pozitat e kreut në këtë kampionat dhe me paraqitjen e treguar kanë dëshmuar se janë në rrugën e duhur. Megjithatë më shumë nga loja kishin “vreshtarët” që kanë fituar me rezultatin 34:30, përcjell FrontOnline.

    Pas pjesës së parë mysafirët kishin epërsi prej dy golave, ndërsa epërsinë konstante e kanë mbajtur deri në fund. Vushtrriasit e kthyer në Superligë, kanë bërë përpjekje të vazhdueshme për të kaluar në epërsi, duke e bërë ndeshjen interesante dhe të fortë deri në fund.

    Në ndeshjen tjetër të së dielës, Trepça ka shënuar fitore të pritur ndaj Deçanit me rezultat 34:21./FrontOnline/

    Artani: Stresi e Andi u gëzuan për ndarjen e Julit, s’duhet t’iu gëzohesh fatkeqësive të të tjerëve (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Sport20 Prill 2024
    Të premten, gazeta spanjolle ”Mundo Deportivo”, ka raportuar se Zinedine Zidane është afër të bashkohet me Bayern Munichun Trajneri francez i cili...
    Sport19 Prill 2024
    Ndonëse drejtuesit e Barcelonës po insistojnë që Xavi Herandez të mbetet në krye të bankinës së katalonasve, megjithatë, Xavi duket është i...
    Sport19 Prill 2024
    Haxhi “Robin” Krasniqi do të ngjitet sërish në ring, më 4 maj. Boksieri nga Juniku për kundërshtar do të ketë portugezin, Jorge...
    Të tjera
    Lajme20 Prill 2024
    Kurti në Berlin më 25 prill – gazetari gjerman zbulon agjendën Gazetari gjerman, Michael Martens, ka thënë se kryeministri Albin Kurti do...
    Lajme20 Prill 2024
    Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka folur për Srebrenicën në një konferencë për media pas takimit që...
    Lajme20 Prill 2024
    Guvernatori i Bankës Qendrore (BQK), po qëndron në ShBA, ku ka zhvilluar një sërë takimesh me përfaqësues nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN),...
    Lajme20 Prill 2024
    “Siç kemi bërë në të kaluarën në raste të ngjashme, Greqia do të abstenojë nga ky votim. Me fjalë të tjera, nuk...
    Lajme20 Prill 2024
    Përderisa përfaqësuesit e Listës Serbe gëzojnë mbështetjen e Beogradit për të marrë pjesë në institucionet e Kosovës, madje edhe kur betohen në...
    Lajme20 Prill 2024
    Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka thënë se Kosova ka premtuar se do ta themelojë Asociacionin e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.