×
  • Lajme
  • Lajme

    Radoiçiq në mbajtje, dyshohet për “trafikim armësh” dhe “vepra kundër sigurisë”

    FrontOnline
    03 Tetor 2023

    Prokuroria e Lartë Publike në Beograd tha se ka marrë në pyetje Millan Radoiçiqin, i cili, ditë më parë, pranoi përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë – fshat në pjesën veriore të Kosovës.

    Në njoftim thuhet se ai u intervistua nën dyshimet se bashkë me disa persona – tash për tash të panjohur – kanë kryer vepra penale të bashkimit, me qëllim të kryerjes së veprave penale: “prodhim, mbajtje dhe trafikim i armëve të zjarrit dhe lëndëve shpërthyese”, si dhe “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”.

    Sipas Prokurorisë, Radoiçiq dyshohet se “ka siguruar armë, municione dhe mjete shpërthyese me fuqi të madhe shkatërruese nga Tuzlla, në Federatën e Bosnje dhe Hercegovinës, nga janari 2023 deri më 24 shtator”.

    Armët i janë dorëzuar në territorin e qytetit të Beogradit – më së shpeshti në paralagjet Bubanj Potok dhe Vërçin, sipas Prokurorisë.

    Më pas, ato armë “ai i ka transportuar dhe ruajtur në vende të pacaktuara në territorin e Kosovës, ku i ka fshehur në objekte të braktisura dhe pyje”, thuhet në deklaratën e Prokurorisë, raporton rel.

    Sipas saj, i dyshuari e ka mohuar kryerjen e veprave të përmendura penale.

    E kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, Zyra e Prokurorit të Kantonit të Tuzllës tha se “nuk ka, as nuk mund të ketë ndonjë informacion” për armët në këtë qytet.

    Edhe ministri i Brendshëm i Federatës së Bosnje dhe Hercegovinës, Ramo Isak, tha për REL-in se “nuk ka informacion për ndonjë armë në zonën e Tuzllës”, që lidhet me Radoiçiqin.

    Çka parasheh ligji në Serbi?

    Vepra penale e prodhimit, mbajtjes dhe trafikimit të paligjshëm të armëve dhe lëndëve shpërthyese dënohet me burgim deri në 12 vjet.

    Për krimet e rënda kundër sigurisë së përgjithshme, dënimi maksimal është 12 vjet, ndërsa për komplot për kryerjen e veprave penale është pesë vjet.

    Ministria e Brendshme e Serbisë njoftoi më herët se ka kontrolluar banesën dhe ambientet e tjera të Radoiçiqit dhe se atij i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.

    MPB-ja serbe tha se Radoiçiq u dërgua në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd me kallëzim penal, por nuk dha më shumë detaje.

    Më 29 shtator, Radoiçiq – i cili është në listën e zezë të SHBA-së për shkak të pjesëmarrjes së dyshuar në krim të organizuar ndërkombëtar – mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë.

    Në këtë fshat të komunës së Zveçanit, grupe të armatosura serbësh sulmuan policinë e Kosovës më 24 shtator, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

    Në shkëmbimin e zjarrit që pasoi, u vranë edhe tre sulmues.

    Radoiçiq ishte nënkryetar i Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve të Kosovës – por dha dorëheqje nga kjo pozitë në ditën kur mori përgjegjësinë për sulmin.

    Prince Caffe: Hape dhe fito preminë kryesore, çdo muaj nga një Fiat 500
    Nga Rubrika
    Lajme05 Dhjetor 2023
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi ka shpërndarë një video lidhur me protestën që po zhvillohet – në kërkim të drejtësisë...
    Lajme05 Dhjetor 2023
    Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka bërë të ditur se Italia ka dislokuar trupa shtesë të tyre në Kosovë. KFOR-i...
    Lajme05 Dhjetor 2023
    Qeveria e Kosovës nuk ndan fonde të mjaftueshme për riintegrimin e viktimave të dhunës në familje, të cilat janë kryesisht gra me...
    Të tjera
    Vip05 Dhjetor 2023
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Monika Salihu, ishte e ftuar në emisionin e pasdites në Klan Kosova, “Ora e Pasdites”. Gjatë intervistës, ajo...
    Ekonomi05 Dhjetor 2023
    Minatorët e Trepçës edhe pas grevës dhjetë ditëshe, po ankohen se marrëveshja që i dha fund grevës, nuk po zbatohet. Përveç shpalljes...
    Sport05 Dhjetor 2023
    Milan janë duke punuar për rikthimin e mbrojtësit Matteo Gabbia nga huazimi në afatin kalimtar të janarit. Gabbia ishte transferuar tek Villarreali...
    Lajme05 Dhjetor 2023
    Ish zëvendës-ndihmës Sekretari amerikan i Mbrojtjes për Evropën dhe Politikën ndaj NATO-s, Jim Townsend, vlerëson se një nga zhgënjimet më të mëdha...
    Vip05 Dhjetor 2023
    Banorët e Big Brother VIP Kosova Edona dhe Adri kanë debatuar. Ajo është revoltuar shumë me Adrin. Në një moment i ka...
    Bota/Rajoni05 Dhjetor 2023
    Bashkimi Evropian (BE) i ka kërkuar Bosnjë e Hercegovinës të bëjë më shumë reforma në mënyrë që të mundë t’i fillojë bisedimet...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.