×
  • Lajme
  • Lajme

    Ra nga kati i pestë duke punuar, vdes 38 vjeçari në Gjakovë

    FrontOnline
    12 Janar 2021

    Një punëtor nga Malisheva, 38 vjeçar, ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve që ka marrë, pasi ka rënë nga kati i pestë i objektit ku ishte duke punuar.

    “Me datë 12.01.2021 rreth orës 16:20, stacioni policor-Gjakovë ka pranuar informatë lidhur me një person i cili kishte rënë nga një objekt në ndërtim e sipër nga kati i -V-të ne Rr.”Selman Riza”-Gjakovë”, ka bërë të ditur për FrontOnline, zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Gjakovë, Nysret Gjyrkaj.

    Ai ka thënë se patrulla në vendngjarje ka konfirmuar incidentin. Në vendngjarje po ashtu ka dalë autoambulanca të cilët viktimën e kanë dërguar ne Spitalin Rajonal “Isa Grezda” – Gjakovë.

    Në spital është konfirmuar vdekja e viktimës. I ndjeri është 38 vjeç nga Malisheva.

    “Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitet përgjegjëse të cilat kanë dalë në vendin e ngjarjes, si dhe prokurori kujdestar dhe inspektori i punës. Me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pajetë dërgohet për obduksion”, tha Gjurkaj./FrontOnline/

    Ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se kjo parti nuk do të heqë dorë nga themelimi i Komisionit...
    Lajme29 Mars 2024
    Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i ka reaguar Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Muratit, i...
    Lajme29 Mars 2024
    As Qeveria, as kryeministri, as presidenti, e as kryetari i Parlamentit të Malit të Zi nuk kanë reaguar lidhur me votën e...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, kanë mendime të ndryshme sa i përket meritave për avancimin e Kosovës drejtë anëtarësimit në...
    Lajme29 Mars 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka goditur opozitën lidhur me investimet për blerje të sistemeve të armatimit, ku ka thënë se...
    Lajme29 Mars 2024
    Qeveria e Kroacisë ka nisur procedurat për njohjen e ndërsjellë të patentë shoferëve mes Zagrebit dhe Prishtinës. Kjo u bë e ditur...
    Lajme29 Mars 2024
    Në kuadër të rotacionit të madh në postet diplomatike të Bashkimit Evropian nëpër botë, Mirosllav Lajçak, që aktualisht është i dërguari i...
    Sport29 Mars 2024
    Boksieri shqiptar, Florian Marku është duke u përgatitur për meçin e së dielës, ndaj Chris Kongo. Dje në konfernecë për media dhe...
    Kronika29 Mars 2024
    Të paktën gjashtë raste të dhunës në familje janë regjistruar në raportin e fundit 24-orësh të Policisë. Dy prej rasteve kanë ndodhur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.