Opinione

Ra ky virus dhe u pamë

Ra ky virus dhe u pamë
08:24 | 08 Maj 2020

Duke u nisur nga fakti se jeta lufton për të jetuar, atëherë jeta nuk zgjedhë mjete për të mbijetuar

E vetmja mënyre për me mbajtur shpirtin gjallë është që të ushqehesh, proces që zgjatë që kur është krijuar bota, para 3.5 miliarda viteve por gjatë evoluimit gjallesat ushqimin kanë filluar duke e tjerë dhe seleksionuar. Lopa e hanë barin kurse Luani mishin, nuk ka kush ta ndërroj këtë. Por të gjithë janë të vetëdijshëm dhe e dinë rrezikun nga ai i cili dëshiron që të hajë, e ku për fatin tonë njerëzit janë në  kulmin ushqimor. Njeriu han gjithçka nuk bën kufizime por edhe njerëzimi  me kohë ka seleksionuar ushqimin sipas vlerësimit për pastërti, shije dhe shëndet. Përveç Kinezëve, ata thonë se “gjithçka çka lëvizë hahet”. Specialitet e tyre më të pëlqyera janë kryesisht shtazët e egra që janë në zhdukje. Prandaj, a duhet besuar se shtazët e rrezikuara krijojnë viruse për mbrojtje nga shfarimi masiv i tyre në laboratorin më të madh të quajtur “Natyrë”. Unë besoj se PO, sepse natyra është e gjallë dhe ka intelektin më të sofistikuar në gjithësi për ta bërë balancimin e vazhduar që nga viruset e deri tek elefantët, të cilët gjithë së bashku rrokullisen në një harmoni. Nuk  e besoj se është e rastësishme pse çdo dit kemi sëmundje të reja me prejardhje nga shtazët: Gripi i derrit apo i Shpezëve, Lopët e çmendura, Sars, Sida ose virusi Korona i cili nuk është një grip i zakonshëm por një sëmundje pa shpëtim për pacientët me imunitet të dobët dhe i cili supozohet se vjen nga 3 kandidate te dyshimtë, një Gjarpër i rrallë, Lakuriqet ose Pangolini që është një specialitet Kinez dhe i cili përdoret edhe si një ilaç.

Se si njerëzimi i doli përball këtij rreziku me të vërtetë është  shumë interesante për tu shqyrtuar

Hapjet e manifestimeve të mëdha sportive janë shumë interesante si një shqyrtim vizual për çfarëdo analize për kulturën e një populli si pikë reference me përballje ndaj këtij virusi. Olimpiada e Pekinit dhe kupa e futbollit në Johanesburg në Afrikën e Jugut kanë treguar kultura diametralisht të kundërta mes njëra tjetrës. Kur Kinezet bënin shfaqjen e tyre, nuk dihej se a interpretonin njerëzit apo robotët, asnjë buzëqeshje, asnjë ndjenjë, asnjë gabim, edhe vetullat më dukej se i lëviznin nën një komandë dhe sinkronizim. Dukej se gjithçka ishte e pa shpirt pavarësisht dukjes së mahnitshme së vizionit të krijuar duke kulmuar me ngritjen tatëpjetë të ati Kinezi nëpër qiell sikurse një “Supermen” me flakë në dorë për ta ndezur flakën olimpike. Atje pamë perfeksion, dhe përpjekje për supermaci Kineze. Por jo njerëzim.  E kundërta e asaj se si luanin njerëzit e lirë në Johanesburg nën interpretimin e Shakirës dhe emocioneve të krijuara nga liria trupore dhe shpirtërore e njeriut të lirë. Thash të lirë pa asnjë pike kontrolle.

Po edhe lufta kundër këtij virusi nuk i shmanget këtyre koncepteve vizuale

Kinezet nën kontrollin e rreptë të njerëzve arritën shume shpejt ta lokalizojnë dhe çrrënjosin pandeminë deri në fund, me pasoja shumë të vogla, me vetëm 3500 të vdekur. Kinezët burgosën virusin nëpër njerëz të burgosur përbrenda kontrollit shtetëror duke treguar në këtë rast se ata kontrollojnë gjithçka po edhe lëvizjet e individëve nëpër skutat më të errëta të rrugëve të Wuhanit, gjë që ndodhi krejt e kundërta nëpër vendet e perëndimit ku liria njerëzore është e shenjtë ku edhe virusi fitonte lirinë e vet duke bërë atë çka dëshironte të bëjë. Të shumohet lirshëm tek njerëzit e lirë. Më së shumti këtë liri e paguan pleqtë sepse kur je i lirë je i vetëm. Ata vdiqën të vetëm e të lënë. Çka është më e keqja e gjithë kësaj, është prapëseprapë detyrimi i njeriut perëndimor ta mendoj që ta privoj lirin e tyre të shenjtë thuajse pas 76 viteve jetese në demokraci dhe liri. E gjithë kjo me fajin e Kinezeve te papërgjegjshëm. Perëndimi jo qe nuk mundi ta fitoj pandeminë por sot flitet se ky grip do të zgjas dhe vështirë që do të zhduket. Vetëm në Amerikë parashihet të ketë deri në 100 000 të vdekur. Lufta e perëndimit ndaj virusit është e përqendruar tek zbulimi i vaksinës e cila nuk do të vijë shumë shpejt. Por perëndimi prap se prap nuk e mendon variantin Kinez të izolimit, sepse liria është e shenjtë dhe nuk duhet mbyllur as edhe një ditë.

A mundemi të pyesim se: a do të ndryshoj koncepti mbi Globalizim, të cilin Kinezët ditën aq mirë ta shfrytëzojnë ekonomikisht në dëm të perëndimit. Ata, jo që vodhën lirshëm teknologjinë e perëndimit, por të njëjtëve u shiten produktet e veta të lira që nga gjilpëra e deri tek lokomotiva. Kinezët veç sa nuk na vendosën në secilën shtëpi nga një Kinez. Perëndimit nuk i ka mbetë asgjë tjetër veç se të hakmerret për qejfet e tyre për ngrënien e çka doje. A është momenti i fundit i globalizimit të pakusht. A do të filloj strukja e këtij globalizimi në pole të ndryshëm, varësisht se cilës kulturë i përket. Mendoj se po, e sidomos pas ardhjes së administratës republikane ne krye me administratën Trump.

Gishti do tu drejtohet me stilin alla Trump duke i qortuar kinezët se ju mund ta hani edhe jashtëqitjen e juaja edhe Pangolinin e vogël deri në zhdukje, por jashtëqitjet nga sot do ti leni vetëm për veti. Duke ua hedhur fajin se virusi i Pangolinit është lëshuar me qëllim nga laboratori i Wuhanit. Se ky virus është i lëshuar qëllimisht nuk përjashtohet as edhe një herë. Me siguri se po. Administrata Trump ka kohë që iu është përkushtuar luftës kundër ekspansionit komunist Kinez dhe këtij  rreziku te ri global i cili po vjen.

Po ne shqiptaret, a ditëm ti kundërvihemi pandemisë ashtu siç duhet. Ne nuk kemi pleq sa Italia, shumica jemi te rinjtë. A punësuam mjek, a hapëm reparte të reja spitalore, a bënim teste, a punësuam vullnetarë, a ditëm ta ruajmë ekonominë, a shpërndamë pajisje mbrojtëse, a siguruam teste. Asnjërën nuk e bëri kjo qeveri. As edhe një ide të mirë autonome për ta luftuar Virusin. Përveç asaj që karantinuam lagje qytete katunde e njerëz, duke e përzgjedhur metodën Kineze te mbrojtjes nga virusi, dhe rekomandimet e OBSH-së të cilën Amerikanët veç sa nuk e quajtën organizatë terroriste duke ia ndalur fondet. Ne nuk ditëm të bënim asgjë tjetër përpos që në këtë situatë pandemie ta orientojmë qytetarët në luftë të pastër për pushtet duke nxitur konfliktet dhe kundërshtimit së përpjekjes Amerikane për ta ndare bllokun ballkanik ne krye me shqiptarët në favor të atyre kombeve të përzgjedhur përbrenda këtij globalizimi te ri. Neve as vizat për lëvizje të lirë nuk na i kane lejuar brenda këtij blloku perëndimor falë mosdijes sonë.

 

 

Super zbritje në “Petrol Company”

Të tjera