[wp-story]

Lajme

Qytetarët tregohen kreativ duke përqeshur bisedimet e gjata LDK-VV

Qytetarët tregohen kreativ duke përqeshur bisedimet e gjata LDK-VV
20:41 | 13 Janar 2020

Qytetarët eKosovës janë treguar kreativ duke përqeshur LDK-në dhe LVV-së që s’po arrijnë marrëveshjen

Sa herë fillonte seriali 100 Vitrinat, shikuesit gozhdoheshin para ekranit.

Ka vite që ai ka nisur, por kurrë nuk i dihet fundit.

Por ka edhe një ngjarje politike që po krahasohet me këtë serial italian.

Përpjekjet e tej zgjatura të LVV-së dhe LDK-së për një koalicion qeverisës kanë këtë ngjashmëri.Në pamundësi që Mustafa e Kurti të gjejnë një zgjidhje kreative për të arritur marrëveshje, kreativiteti ka kaluar në anën e kosovarëve.

I gjendur në një situatë pa zgjidhje, Kurtin e kanë krahasor edhe me mister Binin.

Këtë ritëm të ngadalshëm nuk e kishin e paramenduar as vet udhëheqësit e LVV-së dhe LDK-së.

Deklarata të tilla kanë bërë kryetarin e PDK-së të qeshë më lot.

Meqë zgjidhja politike nuk po gjendet, dikush ka dhënë një opsion tjetër për të dalur nga kriza.

E kur Burdushi nuk kryen punë situata politike dhe protagonistët mbeten të njejtë; ndryshon vetëm mosha.

“Petrol Company” ul çmimet për 15 %. Ja sa kushton një litër naftë

Të tjera