×
  • Lajme
  • Lajme

    Qytetarët kërkojnë ndryshim rrënjësor pas zgjedhjeve

    FrontOnline
    05 Janar 2021

    Punësim, zhvillim ekonomik e mirëqenie më të mirë po kërkojnë qytetarët pas zgjedhjeve që do të mbahen. Kosova sipas tyre ka nevojë për ndryshim rrënjësor, e jo premtime për liberalizim të vizave. Ata tregojnë edhe nëse do të dalin të votojnë në zgjedhjet që janë në horizont.

    Nazmi Haziraj nga Prishtina thotë se shteti ka nevojë të rregullohet, prandaj apelon qytetarët që të votojnë për njeriun, siç e quan ai, më të mirë.

    “Me ndryshua, me rregullua shtetin si duhet, me punua qysh duhet e jo me këso dallaveresh, e jo me kësi pis’hane që po bëjnë. Kërkoj dhe apeloj të gjithë popullin që ta zgjedhin njeriun më të mirë”, thotë ai.

    E dikush tjetër po mendon se nevojitet ndryshim rrënjësor, duke filluar prej shoqërisë kosovare.

    “Patjetër që do të dalim në zgjedhje, është obligim qytetar që të dalim në zgjedhje. Pritjet tona janë një ndryshim pozitiv, është shumë e qartë. I nevojitet Kosovës një ndryshim shumë i madh[…]Duhet të ndërrojë krejt shoqëria kosovare”, thotë ai.

    Faton Dvorani jeton në Zvicër, por thotë se do të bëjë përpjekje që të votojë nga aty ku jeton.

    “Unë mendoj se me ndryshua duhet shumë, shpresoj se do të vjen dikush që të merret pak me jetën e qytetarit. Jo për shembull me këqyr me u pasurua vet, por me i këqyr pak brengat e qytetarëve, se çfarë i mungon. Duke filluar prej seneve elementare, punësim, zhvillim jo liberalizim, andej e këndej e në fund asgjë”, thekson ai.

    Valon Selimi pret shumë nga zgjedhjet e reja, meqë sipas tij tash e 22 vjet nuk ka ndryshuar asgjë.

    “Me dal duhet, presim shpresoj më mirë diçka. Se tybe që 22 vjet po bëhet send në dritë nuk kena qitë. Ndoshta inshAllah me qito zgjedhjet e ardhshme presim diçka më mirë… Kisha dasht me punësua më shumë njerëz, ju kisha bë thirrje mos me dal jashtë rinia. Mos me lënë vendin e vet, me ndejt këtu me qel vende të punës. Edhe besoj që bëhet më mirë”, thotë ai.

    Agim Fushtica nga Prishtina bën thirrje që të gjithë të dalin të votojnë në zgjedhjet kurdo që do të mbahen.

    “Kom dëshirë me ndryshu shumë, por krejt po varet prej situatës politike. Unë do të dal, edhe duhet me dal për një ndryshim të mirë pozitiv. Po kush mundet të bëjë atë ndryshim pozitiv, inshAllah mbledhin mend se nuk janë kurrkund hiç. Së pari e kanë interesin e tyre personal, pastaj popullit. A me dal në zgjedhje, duhet me dalë. Krejt duhet me dalë”, thekson ai.

    Në muajin e fundit të këtij viti, Gjykata Kushtetuese vendosi që Qeveria Hoti është zgjedhur në mënyrë jo-kushtetuese, për shkak të votës së ish-deputetit Etem Arifi i cili ka probleme me drejtësinë. Kështu, Kushtetuesja rekomandoi shpalljen e zgjedhjeve të reja.

    Përmes investimeve, KEDS iu ofron rreth 10 mijë banorëve të Vitisë stabilitet energjetik
    Nga Rubrika
    Kronika24 Prill 2024
    Policia e Kosovës në raportin e fundit ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit në gjithë Kosovën janë arrestuar 18 persona...
    Kronika24 Prill 2024
    Në Pejë është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë pasi që e njëjta ka kryer veprën e lart-cekur sulm ndaj bashkëshortit...
    Kronika24 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prizren janë arrestuar dy të dyshuara femra kosovare pasi që, dyshohej që kishin sulmuar fizikisht...
    Të tjera
    Lifestyle24 Prill 2024
    DASHI Në dashuri, mësoni të shkoni përtej kufijve dhe mos u zemëroni nëse diçka nuk ju shkon ashtu siç dëshironi. Duhet të...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Qytetarët e Maqedonisë së Veriut sot nga ora 7 e mëngjesit u drejtohen kutive të votimit në zgjedhjet për president shteti. Mbi...
    Lajme24 Prill 2024
    Jeton Rexhepi, drejtor i Divizionit të Komunikacionit Rrugor në Policinë e Kosovës, ka folur për zbatimin e ligjit të ri të komunikacionit,...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ditë më parë deklaroi se mbetet i hapur për bashkëpunim me opozitën, për mundësinë e ndonjë koalicioni...
    Lajme24 Prill 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ndonjë rajon mund të ketë reshje të izoluara...
    Vip23 Prill 2024
    Debati mes Jul Dedës dhe Meriton Mjekiqit ka degraduar deri në kërcënime pas mbarimit të pjesës së parë të Prime. Meritoni i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.