×
  • Lajme
  • Lajme

    Quni mohon se mund t’i bashkohet Vjosa Osmanit: Mbetem përjetësisht në LDK

    FrontOnline
    09 Shtator 2020

    Ministri i Mbrojtjes Anton Quni ka mohuar zërat se mund t’i bashkohet një partie të re që do të mund të formohej nga kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.

    Quni tha  se do të mbetet përjetësisht në partinë e formuar nga Ibrahim Rugova.

    Formimi i një partie të re nga Vjosa Osmani është përfolur që nga momenti kur ajo u shkarkua nga pozita e nënkryetares së LDK’së, pozitën e së cilës e mori kryeministri aktual Avdullah Hoti.

    Këshilli i Përgjithshëm i LDK’së, më 20 qershor të këtij viti, shkarkoi Vjosa Osmanin nga pozitat drejtuese me 70 vota për, 16 kundër dhe 28 abstenime, votim ky që u realizua në mënyrë elektronike, e që më pas u kontestua për mungesë transparence nga kandidatja për kryeministre e partisë më të vjetër në Kosovë në zgjedhjet e 6 tetorit.

    Osmani pati përplasje të mëdha me kryetarin Isa Mustafa dhe kryesinë e ngushtë që nga rrëzimi i qeverisë së Albin Kurtit të cilën qeveri e përkrahu.

    Përafrimi i qëndrimeve të Vjosa Osmanit me ish-kryeministrin Albin Kurti shtuan zërat se ajo mund t’i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje, por që një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

    Së fundi, emra të skenës politike përfshirë edhe anëtarë të LDK’së u përfolën se mund t’i bashkohen Vjosa Osmanit në rrugëtimin e ri të saj politik ndaras LDK’së.

    Gazeta Express ka kontaktuar ministrin e Mbrojtjes dhe kryetarin e degës së LDK’së në Prizren, Anton Quni për ta pyetur se a do t’i bashkohej një partie të re që do të mund të formohej nga Vjosa Osmani.

    Quni ka mohuar se do të dalë prej partisw sw formuar nga Ibrahim Rugova, duke thënë se përjetësisht do të mbetet në LDK.

    “Unë mbetem përjetësisht në LDK”, ka thënë shkurt Quni.

    Deputeti i LDK’së, Haxhi Avdyli i cili ka përkrahur Osmanin në të gjitha përplasjet me kryesinë e LDK’së, me gjasë do të jetë sërish bashkë me kryekuvendaren në një subjekt të ri politik.

    Avdyli ka votuar kundër rrëzimit të Albin Kurtit nga posti i kryeministrit njëjtë sikur Osmani, dhe të dy poashtu votuan kundër nominimit që Avdullah Hoti të merr postin e ri të shefit të qeverisë në kaolicionin LDK-AAK-Nisma.

    KEDS e KESCO, përmes aktiviteteve të shumta, i bashkohen fushatës kundër Dhunës me Bazë Gjinore
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës gjatë mbikëqyrjes permanente të situatës epidemiologjike në vend ka konstatuar një rritje të lehtë të...
    Lajme29 Mars 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar qytetarët me të drejtë vote jashtë Kosove se është hapur regjistrimi për votim në katër komunat...
    Lajme29 Mars 2024
    Brukseli po kërkon nga Kosova dhe Serbia që të lëvizin me zbatimin e pikave të marrëveshjes të pavarura nga njëra-tjetra. Zëdhënësi i...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim homologun e tij italian, Guido Crosetton, i cili është duke qëndruar për vizitë...
    Vip29 Mars 2024
    Sipas një video që po qarkullon në rrjet, reperi Sin Boy është sulmuar brutalisht nga disa persona të maskuar. Sin Boy ishte...
    Lajme29 Mars 2024
    Aleanca për Ardhëmrinë e Kosovës, gjegjësisht Besnik Tahiri ka thënë pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit se Kurti tashmë është dorëzuar dhe...
    Lajme29 Mars 2024
    Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se kanë propozuar themelimin e një Komisioni Hetimor për financimin...
    Lajme29 Mars 2024
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, dhe ai i LDK-së, Arben Gashi, kanë lëshuar sallën ku po mbahej mbledhja e...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Qeveria e Kroacisë ka nisur procedurat për njohjen e ndërsjellë të patentë shoferëve mes Zagrebit dhe Prishtinës. Kjo u bë e ditur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.