Analisti Vigan Qorrolli ka komentuar ngritjen e aktakuzës për presidentin Hashim Thaçi, si dhe për liderin e PDK-së, Kadri Veseli, nga Dhomat e Specializuara në Hagë, raporton Front Online.
Ai ka thënë që prezantimi i sotshëm i kësaj aktakuze mund të lidhet me negociatat që pritet të rifillojnë me 27 qershor në Uashington.
Postimi i plotë:
DY LEXIME te shpejta te Aktakuzes per dyshen kryesore politike te UÇK’se, Thaçi & Veseli:
1. Aktakuza e Prokurorit eshte dorezuar ne Gjykate me 24 prill 2020, sot e dy muaj me pare. Njoftimi i publikuar sot — (mund) lidhet me negociatat e Ëashingtonit me 27 qershor, ku ne tryezen e negociatave mes Kosoves e Serbise — mund te kete qene zhberja e Gjykates Speciale. Kjo hipoteze perforcohet nga teksti i komunikates se sotme te PSO:
“Prokurori i Specializuar e gjykon të domosdoshëm nxjerrjen e këtij njoftimi publik për akuzat, për shkak të përpjekjeve të përsëritura të HTh dhe KV për pengimin dhe sabotimin e punës së DHSK-së. Besohet se z. Thaçi dhe z. Veseli kanë ndërmarrë në fshehtësi një fushatë për shfuqizimin e ligjit që krijoi Gjykatën dhe ndryshe kanë penguar punën e Gjykatës në orvatje për t’i bishtnuar drejtësisë.”
2. Zgjedhje parlamentare ne Kosove do kete shume shpejt. Kjo per shkak edhe te dallimeve mes Evropes e Amerikes per te ashtuquajturen “ndarje” ose demarkim te kufijve mes Kosoves dhe Serbise. Aktakuzat e sotme perfundimisht e ndalojne ndarjen e Kosoves. Por assesi ky lajm i aktakuzave nuk eshte i mire per vendin. E dobeson politikisht poziten negociatore perballe Serbise ne Ëhite House.
Jeta politike ne Kosove nga sot pauzohet teresisht.
E prezumimi i pafajesise eshte koncepti kryesor i drejtesise penale.

Të tjera
-
22:55 | 30 Janar 2023
-
22:38 | 30 Janar 2023
-
22:30 | 30 Janar 2023
-
22:20 | 30 Janar 2023
-
22:03 | 30 Janar 2023
-
21:43 | 30 Janar 2023
-
21:18 | 30 Janar 2023
-
21:04 | 30 Janar 2023
-
20:51 | 30 Janar 2023
-
20:41 | 30 Janar 2023
-
20:09 | 30 Janar 2023
-
19:52 | 30 Janar 2023