Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka nënshkruar të hënën një kontratë në vlerë rreth 190 mijë euro, raporton “Front Online”.
Ky institucion ka shpërblyer me tender kompaninë “Ejona”, e cila do të ketë përgjegjësinë të mirëmbajë dhe servisojë ashensorët e klinikave të kësaj qendre për tri vjetët e ardhshme.
Aminin për disponueshmerinë e këtyre mjeteve e ka dhënë drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi.
Megjithatë shuma mund të mos harxhohet e gjitha. Kjo, meqë kontrata është publike kornizë, që nënkupton se QKUK paguan vetëm në ato raste kur kompania i duhet për të kryer punë.
Në procesverbalin e hapjes, të cilin e ka siguruar “Front Online”, dokumentohet se biznesi “Ejona” ishte i vetmi që ofertoi.
Operatori konkurroi në këtë aktivitet të prokurimit me një çmim prej 186 e 232 mijë eurove. Dalloi tepër pak me vlerën e parashikuar nga autoriteti kontraktues, QKUK, që ishte 186 mijë e 840 euro.
“Ejona” do të jetë përgjegjëse për 45 ashensorët të cilët janë të vendosur brenda Klinikave të QKUK-së.

Të tjera
-
LajmeMoti për sot09:23 | 22 Maj 2022
-
09:22 | 22 Maj 2022
-
09:09 | 22 Maj 2022
-
08:59 | 22 Maj 2022
-
08:52 | 22 Maj 2022
-
08:32 | 22 Maj 2022
-
08:22 | 22 Maj 2022
-
08:08 | 22 Maj 2022
-
08:03 | 22 Maj 2022
-
08:00 | 22 Maj 2022
-
00:03 | 22 Maj 2022
-
23:57 | 21 Maj 2022