×
  • Lajme
  • Lajme

    QKUK-ja jep detaje, foshnja 1-vjeçare që vdiq nga COVID ishte pranuar para një jave në Pediatri

    FrontOnline
    07 Maj 2021

    Një fëmijë 1-vjeçar ka ndërruar jetë nga koronavirusi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

    Rasti është raportuar sot nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në raportin për gjendjen me pandeminë në 24 orët e fundit, shkruan Gazeta Shneta.

    Vdekjen e fëmijës së lindur në vitin 2020 e ka konfirmuar për Gazetën edhe SHSKUK në një përgjigje.

    “Zyra për media e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, ju konfirmon bazuar në njoftimin  e Klinikës së Pediatrisë, se në mesnatë rreth orës 02:30, të datës 06.05.2021 është raportuar për një vdekje të një fëmije i konfirmuar me Covit -19. Fëmija M. Xh. i lindur më vitin 2020-M, ishte pranuar në klinikën e Pediatrisë me datë 30 prill 2021, fillimisht si i dyshuar pastaj me datë 05.05.2021 i konfirmuar me Covid-19, dhe përkundër përkujdesit maksimal nga stafi mjekësor, fëmija nuk ka arritur të mbijetonte”, thuhet në përgjigjen e SHSKUK-së.

    IKSHPK ka raportuar edhe për tre viktima të tjera. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (78 vjeç), Mitrovicë 1 rast (67 vjeç), Podujevë 1 rast (42 vjeç).

    Më mirë në Kosovë se në Gjermani
    Nga Rubrika
    Ekonomi20 Prill 2024
    Kryeminsitri, Albin Kurti ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit se pasuri të paluajtshme e ka vetëm një banesë me sipërfaqe...
    Ekonomi20 Prill 2024
    Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar regjistrat e deklarimit të pasurisë. Në mesin e personave zyrtarë që kanë deklaruar pasurinë janë...
    Lajme20 Prill 2024
    Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka folur me tone disfatiste para Ndihmëssekretarit amerikan të shtetit James O’Brien. Gjatë konferencës për media me...
    Të tjera
    Lajme20 Prill 2024
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë u ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë rastet e dhunës në familje,...
    Lajme20 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë një personi i cili ishte aksidentuar të dielën me 14 prill në rrugën...
    Lajme20 Prill 2024
    Një nënë nga Prishtina ka raportuar në Polici se një burrë ia ka ngacmuar seksualisht vajzën e saj. Me vendim të prokurorit,...
    Lajme20 Prill 2024
    Një mashkull kosovar ka njoftuar se është sulmuar nga ish-gruaja e tij. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, njofton FrontOnline ish-bashkëshortja e...
    Lajme20 Prill 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, në një prononcim për Front Online ka kritikuar përfshirjen e Kryeministrit Albin Kurti...
    Lajme20 Prill 2024
    Gratë të cilat pranuan se ishin viktima të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, po bëjnë thirrje që edhe burrat...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.