×
  • Lajme
  • Lajme

    Qindra euro për mjekim nga COVID-19

    FrontOnline
    02 Mars 2021

    Klinika Infektive po përdor ilaçin ‘Remdesivir’ për trajtimin e pacientëve me koronavirus.

    Por këtë ilaç, po e blejnë vetë pacientët. Çmimi i tij për një dozë kushton nga 50 deri në 80 euro, varësisht nga barnatorja. Doza minimale e përdorimit të këtij ilaçi është 6 sosh.

    Ministria e Shëndetësisë ka premtuar qysh në shtator të vitit të kaluar se do ta sigurojnë këtë ilaç për pacientë.

    Ilaçi ’Remdesivir’ që shërben për trajtimin e pacientëve të infektuar me koronavirus që e shkakton sëmundjen COVID-19, po vazhdon të blihet nga vetë pacientët, ndonëse që nga një shtatori, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka aprovuar propozimin për zbatim të masave të veçanta për furnizim me këtë ilaç.

    Por, arsyeja që ky ilaç ende nuk u është ofruar pacientëve për trajtim është çmimi i lartë i ofertuesve, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

    Faik Hoti nga kjo ministri i tha Radio Kosovës se kur është shpallur  tenderi, ‘Remdesivir’ ka kushtuar shumë shtrenjtë, derisa pas qëndrimeve të organizatave të ndryshme rreth efektit të këtij bari, çmimi i tij ka rënë.

    Hoti tha se qëllimi i pritjes ka qenë mos dëmtimi i buxhetit të MSH së.

    ‘’Prej gjashtë operatorëve,një operator është ankuar, edhe pas përfundimit të afatit ligjor të ankesave, lënda ka shkuar në OSHP për shqyrtim e ankesës së operatorit’’, tha Hoti.

    Megjithëkëtë pacientët po vazhdojnë ta blejnë vetë ilaçin ‘Remdesivir’. Çmimi i tij varion nga barnatorja në barnatore dhe është nga 50 deri në 80 euro për një dozë. Dozat minimale që aplikohen te një pacient janë 6 sosh, e deri në 10, varësisht nga gjendja shëndetësore.

    Familjarja e njërit nga pacientët e shtrirë në Klinikën Infektive, Besarta Jakupi, ka folur për Radio Kosovën, ku ka treguar se ky ilaç mungon në Klinikën Infektive.

    ‘’Prindin e kam të shtrirë në Klinikën Infektive. Barnat që po i përdorë pothuajse janë të gjitha këtu, përveç ‘Remdesivirit’ që ne jemi duke e blerë. Na kanë thënë t’i blejmë dhjetë doza dhe kanë kushtuar 500 euro’’, tha ajo.

    Sidoqoftë, në fillim të pandemisë ilaçi ‘Remdesivir’ ka kushtuar mbi 200 euro një dozë.

    EKSKULZIVE: Art Motion dhe Klan Kosova fitojnë të drejtën televizive të Superligës, Ligës së parë si dhe Kupës së Kosovës 
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Ministri i Mbrojtjes i Italisë, Guido Crosetto, pas takimit me homologun kosovar, Ejup Maqedonci në Prishtinë, ka deklaruar se stabiliteti i Ballkanit...
    Lajme29 Mars 2024
    Ka dështuar të mbahet seanca e së premtes shkaku se ka munguar e pandehura Haxhere Berisha, e cila akuzohet bashkë me nëntë...
    Lajme29 Mars 2024
    Policia e Rajonit të Gjakovës ka sekuestruar armë në dy lokacione të ndryshme në fshatin Cermjan të Gjakovës. Në njërin lokacion janë...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2024
    Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, po intervistohet nga Prokuroria e Speciale në Prishtinë. Sipas RTK-së, Berishaj gjendet në Prokurorinë Speciale...
    Lajme29 Mars 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës gjatë mbikëqyrjes permanente të situatës epidemiologjike në vend ka konstatuar një rritje të lehtë të...
    Lajme29 Mars 2024
    Shefi i grupit parlamentar i LDK-së, Arben Gashi, konsideron se sot është njëra ndër ditët më të këqija të parlamentarizmit në Kosovë....
    Sport29 Mars 2024
    Organizatori i Kampionatit Evropian, UEFA tha të enjten se do të dëgjojë trajnerët e ekipeve kombëtare nëse duan të zgjerojnë numrin e...
    Lajme29 Mars 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim homologun e tij italian, Guido Crosetton, i cili është duke qëndruar për vizitë...
    Vip29 Mars 2024
    Sipas një video që po qarkullon në rrjet, reperi Sin Boy është sulmuar brutalisht nga disa persona të maskuar. Sin Boy ishte...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.