×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Qindra biznese “nën dry” gjatë pandemisë, Ligji pret deputetët derisa t’i përfundojnë pushimet!

    FrontOnline
    26 Gusht 2020

    Koronavirusi i goditi fort bizneset.

    Afër 450 sosh u mbyllën si rrjedhojë e tij që prej marsit kur shpërthyen rastet e para e deri në muajin gusht.

    Goditjen e dytë, atyre, ia dhanë deputetët kur me 14 gusht vendosën të mos votojnë pro Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

    Në Odën e Afarizmit të Kosovës thonë se Kosova kështu po shkon drejt një krize të re ekonomike.

    “Shteti nuk është duke bërë veprimin e duhur. Vetë veprimi i i paralementit që të shkojë në pushim në një gjendje te jashtëzakoshme, tregon mosefikasitetin dhe mosvullnetin e tyre për ta perkrahur biznesin dhe qytetarin e Kosovës”, tregoi Skender Krasniqi, kryetar i OAK-ut, për Front Online.

    E deputetët edhe nëse ndryshojnë mendje për këtë ligj nuk do të kenë mundësi ta bëjnë asgjë deri me 14 shtator kur edhe nisin punimet e sesionit vjeshtor.

    Vonesat e këtilla, sipas kryetarit të Odës së Afarizmit të Kosovë, Skender Krasniqi, do të shkaktojnë dëme të mëdha në shumë fusha.

    Dëmet do të jenë, rënia tek të hyrat e shtetit. Rënia të hyra për biznesin. Rënia e punësimit. Do të ketë rënie drastike”, u shpreh ai për Front Online.

    Shkuarjen në pushim të ligjvënësve pa e zgjidhur çështjen e Ligjit për rimëkëmbje ekonomike, po e kritikojnë edhe ekspertët e ekonomisë.

    Ekonomisti, Safet Gerxhaliu, thotë se në një situatë emergjente si kjo, partitë politike duhet të  bëhen bashkë për ta këndellur ekonominë.

    “Situata është emergjente. Duhet të gjthë akteret politikë të jenë të unifikuar dhe prioritet të jetë zhvillim ekonomik. Ka ligje bazike të pavotuara në parlement. E parlamenti të shkojë në pushim kjo dëshmon se në Kosovë më shumë flitet per rimëkëmbje ekonomike sesa që behet”, tregoi ai për Front Online.

    Në kuadër të ligjit për imëkëmbje ekonomike janë paraparë që shfrytëzohen 385 milionë euro për t`u dal në ndihmë bizneseve.

    Ligji në rast se merr pëlqimin e deputetëve do të mbetej në fuqi deri më 31 dhjetor, 2021.

    Pas kësaj date, të gjitha dispozitat e këtij ligji do të shfuqizohen në mënyrë automatike. /FRONT ONLINE

     

    Nga Rubrika
    Lajme14 Korrik 2025
    Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë që t’i suspendojë katër zyrtarë të saj, për dy raste të ndara, në Prishtinë...
    Lajme14 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka arrestuar shtatë shtetase të huaja, të dyshuara për marrje me prostitucion. Ato janë arrestuar në kuadër të planit...
    Kronika14 Korrik 2025
    Policia rajonale e Ferizajt ka njoftuar se javën e kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 681 gjoba dhe ka pezulluar 20 patentë...
    Të tjera
    Lajme14 Korrik 2025
    Paneli i Gjykatës së Apelit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vendosi t’i ulë dënimin në 13 vjet burg Pjetër...
    Lajme14 Korrik 2025
    Universiteti i Prishtinës ka publikuar rezultatet preliminare të provimeve pranuese për afatin e parë të studimeve bachelor të cilat janë mbajtur javën...
    Lajme14 Korrik 2025
    Organi Shqyrtues i Prokurimit e ka hedhur si të palejuar ankesën e një operatori ekonomik sa i përket projektit A3. OSHP ia...
    Lajme14 Korrik 2025
    Sot është mbajtur seanca e radhës për rastin e Liridona Ademajt, ku vëllai i saj, Leonardi rrëfeu dëshminë e tij. Në këtë...
    Lajme14 Korrik 2025
    Aktgjykimi i Gjykatës së Apelit në Dhomat e Specializuara të Kosovës i ka rrëzuar shumicën e argumenteve të ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare...
    Lajme14 Korrik 2025
    Për shkak të mungesës së të akuzuarit Burim Mazreku, ka dështuar të mbahet seanca e së hënës në Gjykatën Themelore në Prishtinë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.