Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeverisë Hoti i kërkohet përgjegjësi për hyrjen e xhandarmerisë serbe në Kosovë

    FrontOnline
    14 Gusht 2020

    Hyrja e xhandarmerisë serbe në territorin e Kosovës është bërë temë diskutimi në seancën e sotme plenare. Derisa në LDK e paraqitnin këtë si çështje teknike që ndodh që 20 vite, tri parti të tjera parlamentare e konsideruan këtë si shkelje të sovranitetit të vendit dhe rrezik për destabilizim.

    Deputeti i LVV-së, Artan Abrashi akuzoi kryeministrin, Avdullah Hoti për mos ndërmarrjen e asnjë veprimi pas këtij incidenti, që sipas tij është më i rëndi që nga viti 2012.

    “Kushtetuta në të cilën thirrej me plotë gojë Avdullah Hoti me 7 gusht bë copë-copë dhe u shkel rëndë në mes të ditës. Hyrja e personave të uniformuar është një nga incidentet më të rënda që nga viti 2012, ky është një provokim i hapur, cenim integritetit, cenim i sovranitetit shtetëror dhe shkelje e së drejtës ndërkombëtare… ky incident më shumë se incident i sigurisë është diplomatik dhe duhet të shihet në këtë rrafsh në raport me dialogun. Por kjo qeveri nuk bëri asnjë hap as në rrafshin e sigurisë, e aq më pak diplomatik” tha ai.

    E ashpër në reagimin e saj ishte edhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e cila tha këto provokime të Serbisë paraqesin rrezik për Kosovën.

    “PDK-ja është thellësisht e shqetësuar nga shkelja flagrante të sovranitetit territorial të Kosovës nga xhandarmeria serbe e cila jo rrallëherë po synon të shkaktojë konflikt që askush nuk do të dëshironte. Hyrja e xhandarmerisë serbe në atë zonë dhe kontrollet që i bëjnë janë kërcënim direkt për qytetarët e Karaçevës veçanti dhe Kosovës në përgjithësi. PDK-ja më shqetësues e sheh faktin se qeveria dhe institucionet nuk e kanë prishur komoditetin e tij, e kanë neglizhuar dhe kaluar në heshtje këtë provokim”, tha ajo.

    Ndërkaq, deputeti i AAK-së, Bekë Berisha kërkoi që ky incident mos të relativizohet nga askush, derisa kritikoi ministrat që mbulojnë sektorin e sigurisë për mos raportim para kuvendit.

    “Incidenti ndërkufitar me Serbinë nuk bënë të relativizohet nga askush. Qofshin nga ata që janë në qeveri apo opozitë. Pavarësisht se kush është në detyrë…nëse i kanë marrë detyrat këta persona atëherë të përballen me përgjegjësi. Ndonjëherë duhet dhënë përgjegjësi besa shpesh sidomos njerëzit që i kemi zgjedhur për këto detyra”, u shpreh ai.

    Por, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi këtë e konsideron si teknike që veprohet tash e 20 vite.

    “Kjo hyrje është bërë në bashkëpunim dhe patrullim me forcat paqeruajtëse të NATO-s. Kjo përsëritet se 20 vite sepse edhe forcat e NATO-s kalojnë në anën tjetër, pra është çështje teknike…e dina që është problem një pjesë e kufirit të Kosovës, ky është problem por ejani të zgjidhim. Jo të ndërtojmë kauza dhe akuza të paqena me qëllim se të fitojmë opinionin publik përkohësisht por besoni që nuk e fitoni”, tha ai./E.Zeqiri

    8 Marsi në Park Hotel & Spa – Që t’i të ndjehesh si Mbretëreshë ….
    Nga Rubrika
    Lajme05 Qershor 2023
    Është gjetur dhe konfiskuar në veri të Kosovës një veturë me targa gjermane, e cila dyshohet se është vjedhur në Gjermani. Sipas...
    Lajme05 Qershor 2023
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i është kundërpërgjigjur ministrit të Bujqësisë, Faton Peci duke e etiketuar si “Inspektori Peci në botën...
    Lajme05 Qershor 2023
    Në lidhje me situatën në veri, anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Zenun Pajaziti ka thënë se aktivitetet e...
    Të tjera
    Lajme05 Qershor 2023
    Sllagjana Pantoviq, është emëruar nënkryetare e komunës së Zveçanit. Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga kryetari i kësaj komune Ilir Peci. Pantoviq,...
    Lajme05 Qershor 2023
    Sot ka filluar “Java e Sigurisë në Komunitet”, ku policia do të ketë aktivitete nëpër rajone të vendit, deri më 14 qershor....
    Bota/Rajoni05 Qershor 2023
    Rusia tha të hënën se filloi të zhvillojë stërvitje detare në Detin Baltik. Dhe stërvitja, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vjen...
    Vip05 Qershor 2023
    Këngëtari shqiptar, Korab Jetishi është takuar me aktorin e famshëm amerikan, John Josep Travolta. Këtë informacion e ka bërë të ditur vetë...
    Vip05 Qershor 2023
    Në fund të muajit prill, Fifi dhe partneri i saj Adis Patushi u bënë prindër të një djali – Theo Mal Patushi....
    Vip05 Qershor 2023
    Klea dhe Elgiti kurorëzuan mbrëmjen e djeshme dashurinë e tyre disavjeçare në martesë. Çifti mbajtën një dasmë madhështore në Himarë me të...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.