×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria u shpall e zgjedhur në mënyrë kundërkushtetuese, por masat dhe vendimet e saj duhet të respektohen

    FrontOnline
    22 Dhjetor 2020

    Qeveria e Kosovës u rrëzua të hënën në mbrëmje pas një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese, e cila e shpalli në kundërshtim me Kushtetutën zgjedhjen e Ekzekutivit më 3 qershor.

    Pas këtij vendimi unanim të gjykatësve të Kushtetueses, u ngrit dilema se a duhet të respektohen masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, meqenëse ato i ka marrë një qeveri e zgjedhur në mënyrë kundërkushtetuese. Por kjo gjykatë në vendimin për rrëzimin e Qeverisë dhe shkuarjen në zgjedhje të parakohshme, ka konstatuar se aktgjykimi i saj nuk ka efekt në vendimet e marra nga Qeveria tashmë në detyrë, raporton Gazeta Express.

    “Ky Aktgjykim nuk ka efekt prapaveprues dhe mbështetur në parimin e sigurisë juridike vendimet e Qeverisë mbeten në fuqi, si dhe Qeveria mbetet në detyrë deri në zgjedhjen e Qeverisë së re”, thuhet në konstatimin e pestë të aktgjykimit.

    Gjykata Kushtetuese vendosi se vota e deputetit Etem Arifi – i cili është i dënuar me burgim – për formimin e Qeverisë së udhëhequr nga Avdullah Hoti ishte e pavlefshme.

    Sipas këtij aktgjykimi, Arifi nuk do të duhej të certifikohej fare për të kandiduar në zgjedhjet e vitit 2019.

    “Vendimi nr. 07/V-014 i Kuvendit të Republikës së Kosovës për Zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, i 3 qershorit 2020, nuk është në pajtueshmëri me paragrafin 3 të nenit 95 [Zgjedhja e Qeverisë] të Kushtetutës, sepse Qeveria nuk ka marrë shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në aktgjykimin e Kushtetueses.

    Lëvizja Vetëvendosje i është gëzuar më së shumti këtij vendimi që u dha të drejtë pretendimeve të paraqitura nga ky subjekt politik në Kushtetuese në korrik. Partia Demokratike e Kosovës po ashtu u shpreh se e mirëpret këtë aktgjykim. Përafërsisht njësoj u shpreh edhe Behgjet Pacolli, kryetar i Aleancës Kosova e Re, ndërsa partitë e koicionit qeverisës s’janë deklaruar ende.

    Sot, ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, do t’i mbledh në takim partitë politike për t’u dakorduar për datën e zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë nga shpallja e tyre. /Express/

    Nga 10 janari fillojnë reduktimet, këto vende do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
    Nga Rubrika
    Lajme18 Prill 2024
    Policia serbe ka arrestuar një mërgimtar që jeton në Angli me pretendimet se i njëjti ka kryer krime luftë kundër popullatës serbe....
    Lajme18 Prill 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi sot nënkryetaren e komunës së Mitrovicës së Veriut, Katarina Adjançiq, nënkryetaren e komunës së...
    Lajme18 Prill 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Në një...
    Të tjera
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Uashingtoni e ka konfirmuar dhe ka dhënë një shpjegim se pse ShBA ka vendosur të vë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në...
    Lajme18 Prill 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti. Ai në një moment, Kurtin e quajti argat të...
    Lajme18 Prill 2024
    Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, ka takuar disa deputetë të Kuvendit të Austrisë, përfshirë edhe...
    Lajme18 Prill 2024
    Naftëtarët kosovarë kanë paralajmëruar bllokadë në kufirin e Moranës. Shkak për këtë duket të jetë një masë e re e autoriteteve shqiptare...
    Lajme18 Prill 2024
    Një vizitë njëjavore jashtë vendit te familjarët për festën e Bajramit, përfundoi e hidhur për Burim Kastratit nga Gjilani.Në mëngjesin e 17...
    Lajme18 Prill 2024
    Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, pas bllokimit në kufi me Serbinë të mbi 1500 shtetasve kosovarë, tha në se këto veprime nga...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.