Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria transferon 1 milion euro për Trepçën, pas presionit nga punëtorët

    FrontOnline
    2 vite më parë

    Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka njoftuar se janë ekzekutuar 1 milion euro për Ndërmarrjen Publike “Trepça”, kurs 100 mijë të tjera sipas Kuqit do tëtransferohen më vonë.

    Postimi i plotë:

    Ekzekutohet ndihma financiare për Trepçën

    Minsitria e Ekonomisë dhe Ambientit në mëngjesin e sotëm ka ekzekutuar ndihmën financiare për Trepçën, në vlerë prej 1 milion eurosh.

    Kjo ndihmë u ekzekutua sot për shkak të teknikaliteteve të bartjes së mjeteve në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit.

    Duhet të sqarohet që pjesa prej 100,000.00 eurosh, që e kompleton ndihmën prej 1.1 milionë euro, do të ndahet gjatë javës tjetër për shkak se këto alokime nga buxheti i pakos së rimëkëmbjes ekonomike do të duhet të votohet në Mbledhjen e Qeverisë mbi kriteret dhe motivet e ndihmës për subjektet e caktuara.

    Pra nuk është vetëm ndihma pre 1 milionë euro, por do t’i bashkohet edhe shuma prej 100,000.00 eurosh.

    Ne jemi të përkushtuar që të zgjidhim problemet e ndërmarrjeve publike, sidomos në kohën e pandemisë COVID-19, pasi kemi ndjeshmërinë e secilës familje të punëtorëve të Trepçës. Duhet të kuptojnë edhe punëtorët që ka procedura për transferim të mjeteve dhe nuk është çështje minutash pasi ekziston një sistem më i ndërlikuar për transferim të mjeteve financiare.

    Kurse sot Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Bordit të Trepçës, Hysen Vrajolli, ka dhënë sot dorëheqje. Kjo ka ardhur pas ngujimit të minatorëve nëpër miniera si pasojë e mosmarrjes së pagave për muajin tetor.

     

    Formula 1 vjen në Artmotion më "i çmendur" se kurrë
    Nga Rubrika
    Lajme26 Mars 2023
    Lidhja Demokratike e Kosovës ka akuzuar Qeverinë e Kosovës, se po ndëshkon komunat e Kosovës me shumë padrejtësi në ndarjet buxhetore për...
    Lajme26 Mars 2023
    Partia Socialdemokrate ka mbajtur protestë dje në Prishtinë kundër marrëveshjes së Ohrit, ndërsa ditë më parë kishin shkruar parulla në kryeqytet “Albin...
    Lajme26 Mars 2023
    Mikrobiologu Lul Raka, foli për pandeminë, “zhdukjen” e tij nga mediat, kohën e luftës, sistemin shëndetësor në Kosovë etj. U bë i...
    Të tjera
    Lajme26 Mars 2023
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është pyetur sërish për marrëveshjen e fundit me Kosovën, duke komentuar edhe pjesën që, siç sthuhet, i...
    Lajme26 Mars 2023
    Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri u shpreh sot se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Këshillin Prokurorial vërteton...
    Vip26 Mars 2023
    Një ditë pasi u eliminua nga Big Brother VIP Albania, Kiara Tito, ka qenë e ftuar në “Fan Club” për të folur...
    Lajme26 Mars 2023
    Të dielën e ardhshme në Prishtinë do të mbahet një marsh, duke kërkuar drejtësi për krerët e UÇK-së që janë në Hagë....
    Lajme26 Mars 2023
    Është vetëm një nxënës që ndjek mësimet në klasën e parë të Shkollës Fillore “Rilindja” në fshatin Keqekollë të Komunës së Prishtinës....
    Vip26 Mars 2023
    Familjarët e Kristit kanë reaguar të revoltuar pasi Lorenci pranoi se ai dhe Keisi kanë pasur një romancë jashtë “Big Brother VIP”....

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.