×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria s’ua pagoi shtesat prej 300 eurosh, Sindikata e Infermierëve paralajmëron protestë

    FrontOnline
    28 Gusht 2020

    Infermierët kosovarë kanë reaguar për mos-ekzekutimin e shtesave prej 300 eurove në pagën bazë për stafin mjekësor që ka qenë i angazhuar në luftën kundër pandemisë së koronavirusit.

    Me anë të një komunikate për media, sindikata e infermierëve nuk ka përjashtuar mbajtjen e protestave.

    “Andaj, Sindikata e Infermierëve të Kosovës, duke mos dashur t’a anashkalojë dialogun social, fton Ministrinë e Shëndetësisë, SHSKUK-në, Ministrinë e Financave dhe të gjitha institucionet tjera relevante që t’i thërrasin arsyes dhe të reflektojnë deri ditën e Martë 01/09/2020 në ora 16:00h”.

    “Në rast se deri në atë kohë nuk do të ekzekutohen pagesat shtesë sipas listave dhe rekomandimeve që me kohë janë dërguar, ftojmë të gjitha komunitetet, në veçanti komunitetin infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor, anëtar të Sindikatës së Infermierëve të Kosovës që ditën e Mërkurë, 02/09/2020 nga ora 12:00 të mblidheni para zyrave të drejtorisë së SHSKUK-së në shenjë proteste”, thuhet në reagimin e SIK-ut.

    Tutje, kjo sindikatë ka thënë se ndjehet e mashtruar dhe e indinjuar me mos-ekzekutimin e këtyre mjeteve.

    “Sindikata e Infermierëve të Kosovës, është e indinjuar dhe ndjehet e mashtruar me mos ekzekutimin e shtesave mbi pagë në vlerë prej 300€ për muajt Korrik dhe Gusht 2020 për punonëtorët shëndetësor në përgjithësi, me theks të veçantë për komunitetin infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor”., thuhet aty.

    Ndryshe, ministria e Shëndetësisë sot me anë të një komunikate për media tha se këto mjete nuk janë ekzekutuar për shkak se listat e dërguara nuk kanë plotësuar kriteret e kërkuara.

    KEDS njofton se këto vende do mbesin pa energji elektrike
    Nga Rubrika
    Lajme18 Prill 2024
    Opinionisti Ilir Deda, ka thënë se në 30 vitet e fundit, ndërhyrje në zgjedhje kishte në Shqipëri, gjatë kohës së shembjes së...
    Lajme18 Prill 2024
    Njohësja e zhvillimeve politike, Magbule Shkodra ka komentuar  veprimet e ditëve të fundit të Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës. Ajo ka thënë...
    Lajme18 Prill 2024
    Policia serbe ka arrestuar një mërgimtar që jeton në Angli me pretendimet se i njëjti ka kryer krime luftë kundër popullatës serbe....
    Të tjera
    Lajme18 Prill 2024
    Sonte në Prishtinë ka pasur të shtëna armësh, raporton FrontOnline. Lajmin për të shtëna me armë në kryeqytet për FrontOnline e ka...
    Lajme18 Prill 2024
    Eurodeputetja holandeze Tineke Strik, ka reaguar pas maltretimeve që Serbia i bëri shtetasve të Kosovës, të mërkurën, derisa ishin duke udhëtuar transit...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Uashingtoni e ka konfirmuar dhe ka dhënë një shpjegim se pse ShBA ka vendosur të vë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në...
    Lajme18 Prill 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti. Ai në një moment, Kurtin e quajti argat të...
    Lajme18 Prill 2024
    Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, ka takuar disa deputetë të Kuvendit të Austrisë, përfshirë edhe...
    Lajme18 Prill 2024
    Naftëtarët kosovarë kanë paralajmëruar bllokadë në kufirin e Moranës. Shkak për këtë duket të jetë një masë e re e autoriteteve shqiptare...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.