×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Qeveria “ruan” para, në rast shtrenjtimi të rrymës

    FrontOnline
    11 Janar 2023

    Qeveria e Kosovës ka miratuar sot vendimin për ndarjen e 24.6 milionë eurove për përballje të ngritjes së mundshme të çmimit të energjisë elektrike.

    Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, këto para do të përdoren edhe për masën 3.7 të Ringjalljes Ekonomike.

    “Vendimin për ndarjen e njëzet e katër milionë e gjashtëqind mijë eurove (24.6 milionë euro) për përballje të ngritjes së mundshme të çmimit të energjisë elektrike dhe masës 3.7 të Ringjalljes Ekonomike”, thuhet në njoftim.

    Në këtë mbledhje është miratuar edhe vendimi për zgjatjen e masave emergjente për furnizim me energji.

    “Vendimin për Masat Emergjente në Furnizimin me Energji është miratuar për shkak të krizës energjetike botërore. Rritja rapide e çmimit të importit të energjisë dhe paralajmërimi i ndalimit të eksportit të lëndëve fosile nga disa shtete evropiane do të ndikojë në rritjen e mëtejshme të çmimit të importit. Duke marrë parasysh riparimet e planifikuara në termocentralet tona, bënë që disa prej kapaciteteve gjeneruese të jenë jashtë funksionit, andaj Qeveria e sheh të domosdoshme aprovimin e Masave të Emergjencës në Furnizim me Energji. Masat do të jenë në fuqi për 60 ditë nga data e hyrjes në fuqi, me mundësinë që Kuvendi i Republikës së Kosovës të zgjas afatin e tyre në periudha prej 30 ditësh, maksimalisht deri në 180 ditë shtesë”, thuhet në njoftim.

    Ndryshe, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha pas mbledhjes së Qeverisë se pritet të përkeqësohet situata me furnizim me energji elektrike.

    Javët në vijim, ministrja tha se janë kritike, por shtoi se “kjo nuk do të thotë që do të kemi reduktime”.

    “Vendosëm masat emergjente për furnizim me energji, duke qenë se situata me furnizim me energji pritet që të përkeqësohet gjatë javëve në vijim, duke marrë parasysh uljen e temperaturave në të gjithë Europën. Po hyjnë në javë dhe muaj kritikë të dimrit. Kjo nuk do të thotë që do të kemi reduktime… Nuk jam duke e thënë këtë”, tha Rizvanolli.

    Ajo theksoi se çmimet e energjisë elektrike në tregjet europiane “pritet të rriten” dhe se “konsumi pritet të rritet gjithashtu”.

    “Kështu që po hyjmë në një fazë ku duhet të kemi edhe më shumë kujdes për kursim të energjisë, gjë që do të ndikojë në uljen e importit, në uljen e kostos së sistemit, si dhe në ruajtjen e buxhetit të shtetit”, tha Rizvanolli.

    NimiTV, dhurata ideale e fundvitit
    Nga Rubrika
    Ekonomi28 Mars 2024
    Rreth 88 milionë euro është vlera preliminare e dërgesave të mërgatës që janë sjell në Republikën e Kosovës për muajin shkurt 2024....
    Ekonomi26 Mars 2024
    Fiks 6 miliardë euro kanë kosovarët të depozituara nëpër bankat komerciale vendore. Kështu thonë të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës për...
    Ekonomi26 Mars 2024
    Banka Qendrore e Kosovës ka publikuar statistikat e bankave komerciale për muajin shkurt të këtij viti. Sipas të dhënave që ka publikuar...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2024
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, dhe ai i LDK-së, Arben Gashi, kanë lëshuar sallën ku po mbahej mbledhja e...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Qeveria e Kroacisë ka nisur procedurat për njohjen e ndërsjellë të patentë shoferëve mes Zagrebit dhe Prishtinës. Kjo u bë e ditur...
    Opinione29 Mars 2024
    Nga Ismail Syla Vështrim eseistik për librin e Bajram Kosumit “Enciklopedia Imagjinare, postroman”, Toena, 2023, Tiranë Në Fjalorin e Gjuhës së Sotme...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Erërat me shpejtësi deri në 112 km/h kanë goditur bregdetin jugor të Mbretërisë së Bashku së bashku me breshërin dhe bubullimat. Sipas...
    Lajme29 Mars 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti po vazhdon të tregojë disa nga të arriturat e shënuar gjatë qeverisjes së tij. Kurti ka publikuar...
    Lajme29 Mars 2024
    Shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se kjo parti nuk do të heqë dorë nga themelimi i Komisionit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.