×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria pritet të shqyrtojë projektligjin për pandeminë

    FrontOnline
    09 Korrik 2020

    Kryeministri Avdullah Hoti sot ka mbledhur kabinetin e tij qeveritar. Megjithëse nuk bëhen të ditura pikat që do të shqyrtohen në këtë mbledhje, njëra prej tyre besohet se do të jetë edhe shqyrtimi i projektligjit për pandeminë.

    Kuvendi i Kosovës ka rreth një muaj që është duke pritur komentet e ekzekutivit, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur, ani pse rastet me Covid 19 janë shtuar ndjeshëm në javët e fundit.

    Megjithatë, sot pritet të shqyrtohet ky projektligj i iniciuar nga kryeparlamentarja Vjosa Osmani. Kjo e fundit paralajmëroi se ekzekutivin do të pres vetëm deri të enjten, dhe se do të propozojë shmangie nga rregullorja në mënyrë që të procedohet ky projektligj urgjentisht.

    Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri paralajmëroi të hënën se në mbledhjen e sotme të qeverisë do të diskutohet Ligji për pandeminë. “Mbledhjen e ardhshme të qeverisë, që besoj që do të mbajmë të enjten do të trajtojmë Ligjin e Pandemisë”, deklaroi ai ditë më parë gjatë një paraqitje për media.

    Ligji për Pandeminë po shihet i domosdoshëm edhe nga njohësit e sistemit të drejtësisë. Madje, fakti që është zvarritur ky ligj, të njëjtit thonë se ka ndodhur për shkak të inateve politike.

    Nga Rubrika
    Lajme20 Maj 2025
    Ushtarë amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale Lindje të misionit të udhëhequr nga NATO në Kosovë (KFOR) kanë realizuar një stërvitje tre-ditore...
    Lajme20 Maj 2025
    Një mjek, gjinekolog, ka pësuar lëndime trupore sonte në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, teksa...
    Lajme20 Maj 2025
    I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka biseduar me bashkëpunëtorët e kancelarit Merz për ta çuar përpara normalizimin e...
    Të tjera
    Lajme20 Maj 2025
    Presidentja Vjosa Osmani do të nis nesër vizitën shtetërore në Zvicër, me ftesë të Presidentes Karin Kuller-Sutter. Kjo është vizita e parë...
    Lajme20 Maj 2025
    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka konfirmuar se synon që Glauk Konjufcën ta bëjë ministër në rast se e formon qeverinë...
    Lajme20 Maj 2025
    Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka treguar se pse nuk ka një marrëveshje me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajn. Kurti...
    Lajme20 Maj 2025
    Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka zbuluar qëndrimet e tij që kanë të bëjnë me konstituimin e Kuvendit të Kosovës, që nesër...
    Bota/Rajoni20 Maj 2025
    Gjykata e Apelit në Novi Sad ka vendosur të martën që tre nga gjashtë aktivistët e burgosur politikë të lirohen nga burgu...
    Lajme20 Maj 2025
    Gjykata Themelore në Ferizaj ka miratuar kërkesën e Prokurorisë për vazhdimin e masës së paraburgimit edhe për nga 2 muaj ndaj gjashtë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.