×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria për vaksinat anti-COVID: Do t’i marrim nga BE-ja

    FrontOnline
    28 Dhjetor 2020

    Serbia ka paralajmëruar se është e gatshme që vaksinën anti-COVID ta shpërndajë edhe për shqiptarët në Kosovë.

    Shteti i Serbisë ka dërguar në Kosovë vaksina anti-COVID për serbët që jetojnë në pjesën veriore dhe këtë e ka bërë pa i njoftuar autoritetet kosovare.

    Për shkak të kësaj, Prokuroria Themelore në Mitrovicë tashmë ka nisur hetimet se si kanë hyrë në Kosovë këto vaksina.

    Mirëpo, përveç kësaj, gjatë ditës së sotme, në konferencën e fundit vjetore, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se janë të gatshëm që të shpërndajnë vaksinën anti-COVID edhe për shqiptarët e Kosovës.

    Lajmi.net, ka dërguar pyetje në Qeverinë e Kosovës, se a do të pranojë një ndihmë të tillë nga Serbia dhe si do të veprojë qeveria rreth këtij veprimi, pasi që tashmë veç kanë nisur hetimet, por Antigona Baxhaku, zëdhënëse e Qeverisë së Kosovës, si përgjigje për lajmi.net, ka folur vetëm për bisedën e kryeministrit në detyrë, Avdullah Hoti, me Komisionerin për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, ku ndër të tjera është folur edhe për vaksinat që kanë hyrë në Kosovë nga Serbia dhe se Kosova do të marrë vaksinën anti-COVID nga Bashkimi Evropian.

    Qeveria ka injoruat plotësisht deklaratën e presidentit serb, duke mos u marrur fare me të.

    “Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti në një bisedë telefonike me Komisionerin për Fqinjësi dhe Zgjerim z. Oliver Varhelyi, ka diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend dhe situatën me pandeminë Covid-19. Kryeministri Hoti e ka siguruar z. Varhelyi, se Kosova do të vazhdojë të ketë stabilitet institucional dhe fiskal, do ta trajtojë me prioritet menaxhimin e pandemisë Covid-19 dhe do t’i kryej të gjitha obligimet që dalin karshi procesit të integrimit të vendit në Bashkimin Evropian. Kryeministri Hoti me këtë rast e ka falënderuar z. Varhelyi, edhe për përkrahjen në lansimin dhe zbatimin e Agjendës për Reforma Evropiane ERA 2. Sa i përket sigurimit të vaksinës kundër Covid-19, z. Varhelyi e siguroi kryeministrin Hoti se një sasi e saj do të arrijnë në Kosovë në të njëjtën kohë sikurse në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Të dy bashkëbiseduesit ngritën shqetësimin për hyrjen ilegale të vaksinës kundër Covid-19 në Kosovë, pa procedura të rregullta të importit apo donacionit për produkte medicinale, për të cilat nuk dihet as origjina. Kjo sjellje e Republikës së Serbisë u konsiderua e papranueshme dhe institucionet e Kosovës kanë inicuar veprimet e nevojshme ligjore ndaj personave të përfshirë në këto veprime. Kryeministri Hoti e siguroi komisionerin Varhelyi se në kuadër të planeve për vaksinim janë përfshirë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, pa asnjë dallim. Kryeministri Hoti falënderoi gatishmërinë e Institucioneve të Bashkimit Evropian, që të vazhdojnë mbështetjen e pakursyer për institucionet dhe qytetarët e Kosovës, në menaxhimin e krizës të cilën e ka shkaktuar pandemia Covid-19”, thuhet në përgjigjen që Baxhaku ka nisur për lajmi.net.

    Theksojmë se tashmë Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka autorizuar Policinë e Kosovës që të grumbullojnë informatat për hyrjen e vaksinave në Veri të Mitrovicës.

    Prince Coffee House tani edhe në Vjenë të Austrisë
    Nga Rubrika
    Lajme28 Shtator 2023
    Kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat ka folur në lidhje me situatën në veri të Kosovës. Kreu i qeverisë shqiptare...
    Lajme28 Shtator 2023
    Pas sulmit të së dielës në Banjskë të Zveçanit, kryeministri Edi Rama ka kërkuar që KFOR-i të marrë nën kontroll veriun e...
    Lajme28 Shtator 2023
    Grupet parlamentare kanë nisur diskutimet për rezolutën për dënimin e sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës. Konjufca i ftoi këto grupe që...
    Të tjera
    Lajme28 Shtator 2023
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka dënuar sulmet e së dielës ndaj Policisë së Kosovës, nga një grup terrorist...
    Lajme28 Shtator 2023
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti së bashku me ministren Donika Gërvalla-Schëarz dje kanë pritur ambasadorët dhe diplomatët e akredituar në Republikën e...
    Lajme28 Shtator 2023
    Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka thënë sot se sulmi i të dielës në Banjskë të Zveçanit është një...
    Lajme28 Shtator 2023
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, sot, në seancën e Kuvendit, ka thënë se të dielën, Republika e Kosovës u...
    Lajme28 Shtator 2023
    Kuvendi i Kosovës ka mbajtur një minutë heshtje për nder të rreshterit të vrarë në veri, Afrim Bunjaku, raporton Ekonomia Online.  
    Bota/Rajoni28 Shtator 2023
    Një autobus shkolle është përmbysur në Jeruzalem, si pasojë e të cilit janë plagosur dhjetëra nxënës. 33 fëmijë të moshës 8-12 vjeç...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.