×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Qeveria parashikon rritje ekonomike 10 përqind, ekonomistët pesimistë

    FrontOnline
    24 Korrik 2021

    Përkundër që me rishikim të buxhetit 2021 është paraparë norma e rritjes ekonomike 7.9 përqind, tashmë të dhënat e fundit zyrtare nga qeveria flasin për një rritje edhe më të lartë, deri në 10 përqind. Por njohës të ekonomisë vlerësojnë se mundësitë për realizimin e një norme të madhe ekonomike nuk ekzistojnë, veçse nëse ndodhin investime të mëdha miliardëshe. Po ashtu edhe FMN nuk ka paraparë një rritje më të madhe se 6 përqind.

    Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli thotë  se projeksioni i rritjes ekonomike prej 7.9 përqind nga ana e Ministrisë së Financave është rritur edhe më tej.

    Sipas saj, kjo ka ndodh për shkak se janë shënuar rezultate shumë më të mira sesa që janë pritur në të hyra buxhetore, qarkullim të bizneseve, eksport, import dhe konsum. Andaj shton se presin që rritja ekonomike sivjet të arrijë rreth 10 përqind

    “Me kënaqësi e them që projeksioni i rritjes ekonomike prej 7.9 përqind nga ana e Ministrisë së Financave ndërkohë është rritur edhe më tej, tani më presim që rritja ekonomike të arrijë sipas projeksioneve gjithmonë, sivjet të arrijë 10 përqind. Ky është projeksioni i fundit, projeksioni mund edhe të ndryshojnë me kalimin e kohës derisa të dhënat rifreskohen. Arsyeja për këtë rifreskim kanë ndodhur përshak se në këta muaj të vitit që kanë kaluar ne kemi shënuar rezultate shumë më të mira sesa që kemi pritur edhe në eksport, në import, konsum edhe në qarkullimin e të firmave, të hyrave buxhetore të inkasuar, do të thotë të gjithë indikatorët që i kemi deri tani tregojnë që rimëkëmbja ekonomike do të jetë shumë më e shpejtë sesa që është pritur për këtë vit”, deklaron Rizvanolli.

    Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka thekson për KosovaPress se projeksioni i rritjes ekonomike nga Qeveria mund të arrihet nëse nxiten aktivitetet ekonomike dhe investimet e huaja.

    Përveç kësaj, Zeka thotë se kërkohen veprime konkrete nga qeveria, edhe për mbështetjen e vazhdueshme për ndërmarrjet të cilat kanë pësuar gjatë pandemisë Covid-19.

    “Për mos tingëlluar pesimist gjithmonë është reale, gjithmonë është e mundur, por megjithatë duhet të shihet në veprime konkrete, dhe njëra prej këtyre veprimeve është përkrahja e vazhdueshme për ndërmarrjet të cilat janë goditur gjatë këtij viti të kaluar, por jo vetëm. Në të njëjtën kohë edhe përmirësimi i ofertës për investitorë të huaj. Gjetja e mënyrës dhe bindjes për investitorë nga diaspora që të investojnë në vendin tonë ashtu edhe investitorëve të tjerë të huaj në të njëjtën kohë, edhe krejt për fund meqenëse është aspekt i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik të vendit, është që edhe projektet e investimeve kapitale e infrastrukturore meqenëse këtu nuk ka pasur nga qeveria e re. Kështu që nëse kombinohen të gjitha këto elemente, rritja e aktivitetit ekonomik të sektorit të brendshëm, nxitja e investimeve të jashtme përfshirë këtu edhe investimet nga diaspora dhe vazhdimi i investimeve publike, atëherë natyrisht që kjo normë e rritjes ekonomike e paraparë nga qeveria nuk është diçka që nuk mund të arrihet”, thekson Zeka.

    Edhe Visar Vokrri, drejtor programor në Institutin Riinvest nuk beson që ekonomia e Kosovës të rritet 8 përqind e më shumë.

    Vokrri ka thënë se vetëm projeksionet e FMN-së mund të jenë reale.

    “Unë, nuk besoj që dikush mund të pret që ekonomia e Kosovës të rritet me 7 ose 8 përqind për këtë vit. I besoj më shumë institucioneve financiare ndërkombëtare si Fondi Monetar Ndërkombëtar apo banka botërore. Kështu që pritjet e mia janë në linjë me këto projeksione. Po besoj që do të kemi rritje, rritja do të jetë rreth 4.5 përqind, të shohim deri në fund të viti, por gjithsesi se këto profesione janë të mbështetura në supozimin që nuk do të kemi masa të tjera restruktive apo mbyllje tjetër gjatë këtij viti të cilat të do mund ta pengonte rritjen”, thotë Vokrri.

    Po ashtu edhe profesori universitar Musa Limani thotë se dëshira e qeverisë dhe të gjithëve është që të arrihet një normë sa më e lartë e zhvillimit ekonomik, por mundësitë për realizimin e asaj norme të madhe nuk ekzistojnë.

    “Atë që e ka propozuar qeveria prej 7.9 përqind, unë mendoj se nuk mund të realizohet duke pasur parasysh gjendjen faktike të ekonomisë së Kosovës. Prandaj, lidhur me këtë do të thosha se dëshirat janë diçka tjetër kurse mundësitë janë diçka tjetër. Dëshira e të gjithë neve dhe qeverisë është që të realizojmë një normë sa më të lartë të zhvillimit ekonomi, mirëpo mundësitë për realizimin e një norme të madhe nuk ekzistojnë. Janë të përkufizuara. Për me arritur një dinamikë dhe normë të lartë të zhvillimit ekonomik nevojiten investime shumë të mëdha, do të thotë me miliarda… Sugjeroj që qeveria të orientohet kryesisht në tërheqjen e investimeve të huaja direkte”, shprehet Musa Limani.

    Ndërsa profesori tjetër universitar Muhamet Sadiku thotë se që të ketë vendi një normë kaq të madhe ekonomike, kërkohet një angazhim i jashtëzakonshëm i Qeverisë në aspektin ekonomik.

    Sadiku shton se Kosova gjithnjë është e renditur në fundin e shteteve në Evropë për zhvillim ekonomik.

    “Janë vlerësimet makro ekonomike se Kosova duhet të kaloj në mbi 7-8 përqind të rritjes ekonomike, mirëpo që të arrihet kjo kërkohet një angazhim i jashtëzakonshëm në qeverisëse për këto procese… Varfëria dhe papunësia janë armiqtë më të mëdhenj të zhvillimit ekonomik të Kosovës. Kosova ka nevojë që përfitimet ekonomike t’u shpërndahen të gjithëve, edhe atyre që janë në varfëri dhe të papunë”, thotë ai.

    Në anën tjetër në FMN thonë se nisja e procesit të vaksinimit të qytetarëve në Kosovë kundër sëmundjes COVID-19 dhe ardhja e qytetarëve të cilët jetojnë jashtë vendit mund të çojë në rritje ekonomike deri në 6 për qind brenda vitit 2021./FrontOnline

    Importuesi nga SHBA-ja: Devolli Corporation me standarde amerikane
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Lidhur me çështjen e rrymës në veri për Front Online ka folur edhe kryesuesi i Asamblesë Komunale të Mitrovicës Veriore, Nexhat Ugljani....
    Lajme29 Mars 2024
    Sot do të mbahet mbledhja e radhës e Kryesisë së Kuvendit. Në rend dite votimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare e themelimi i...
    Lajme29 Mars 2024
    Edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka sfiduar opozitën, duke thënë se janë të gatshme për zgjedhje të reja, madje qysh javën...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër Bedri Hamza, ka thënë se qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, është pa rezultate....
    Lajme28 Mars 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se këtë vit e kemi filluar pa viza e me pasaportë shumëfish më të fuqishme,...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se Kosova duhet të shkojë në zgjedhje të rregullta dhe jo atëherë kur dëshiron...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Një aksident trafiku ka lënë të vdekur 45 persona në Afrikën e Jugut, pasi një autobus humbi kontrollin dhe ra nga një...
    Lajme28 Mars 2024
    Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka qenë në Mitrovicë ku është takuar me kreun e kësaj komune Bedri...
    Lajme28 Mars 2024
    Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka thënë të enjten se imazhi i krijuar për Kosovën që “mund të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.