[wp-story]

Lajme

Qeveria në detyrë ndan 390 mijë euro për organizatat e dala nga lufta

Qeveria në detyrë ndan 390 mijë euro për organizatat e dala nga lufta
14:25 | 17 Dhjetor 2019

Qeveria në detyrë ka ndarë 390 mijë euro për Organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së.

81 mijë euro janë ndarë për organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, 168 mijë euro për Shoqatën e Invalidëve të Luftës së UÇK-së dhe 141 mijë euro për për Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së.

Dhurimin e këtyre të hollave, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, e arsyetoi me kërkesën që e mori nga këto organizata.

Këto kërkesa, sipas tij, tani janë plotësuar pjesërisht.

Megjithatë, ai nuk ka treguar për çfarë konkretisht janë ndarë këto të holla.

 

“Graniti” hap showroom-in e dytë në Prishtinë (VIDEO)

Të tjera