×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria miraton propozimin e Qunit për koncept-dokumentin për dërgimin e FSK-së jashtë vendit

    FrontOnline
    21 Shtator 2020

    Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, u miratua propozimi i ministrit të Mbrojtjes, Anton Quni për koncept-dokumentin për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit.

    Me dy vota kundër dhe një abstenim, Qeveria e Kosovës vendosi që t’i hap rrugë një baze ligjore për përcaktimin e përgjegjësive, kompetencave dhe procedurave të tjera në rastet e dërgimit të FSK-së jashtë vendit tonë.

    Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni gjatë mbledhjes së Qeverisë, ku paraqiti këtë propozim theksoi se FSK-ja është e gatshme që të bashkëpunoj dhe të marrë pjesë në operacione ushtarake ndërkombëtare.

    “Politika e hartuar hap rrugë për krijimin e bazës ligjore në përcaktimin e përgjegjësive dhe kompetencave të institucioneve në rast të dërgimit të FSK-së jashtë vendit si dhe proceduat e dërgimit në operacione ndërkombëtare dhe aktivitete tjera ushtarake, mënyrën e tërheqjes, zëvendësimin dhe mënyrën e financimit”, njoftoi Quni gjatë fjalës së tij.

    Para se të merrej ky vendim, zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi tha se dokumenti në fjalë ka kosto shtesë që nuk janë të parapara me kornizë e projeksione buxhetore.

    “Në skenarin e parë bëhet fjalë për 4.3 milionë e në skenarin e dytë mbi 3 milionë. Prandaj rekomandojmë që gjatë hartimit të projektligjit të gjitha aktivitetet të bëhen brenda ndarjeve buxhetore”, tha Krasniqi.

    Nga Rubrika
    Lajme10 Nëntor 2024
    Berat Rukiqi nga LDK i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati, rreth një statusi të këtij të fundit ku thotë se...
    Lajme10 Nëntor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, i ka akuzuar qeveritë e kaluar për vjedhje të buxhetit. Ai ka paraqitur një grafikon ku tregon...
    Lajme10 Nëntor 2024
    Në Prishtinë u mbajt ceremonia e përkujtimit të 14 ushtarëve britanikë që humbën jetën gjatë shërbimit të tyre në Kosovë. Këta ushtarë...
    Të tjera
    Vip10 Nëntor 2024
    Taylor Swift ka vendosur një rekord të ri. Përpara shpalljes së nominimeve për çmimet “Grammy 2025”, Akademia konfirmoi në një deklaratë se...
    Bota/Rajoni10 Nëntor 2024
    Si erdhi deri te shembja e Murit të Berlinit më 9 nëntor 1989? Një konferencë shtypi, një deklaratë e papritur dhe një...
    Kronika10 Nëntor 2024
    Një burrë ka raportuar në polici se derisa po i kryente disa punime në oborrin e shtëpisë së tij kishte hasur në...
    Kronika10 Nëntor 2024
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në Gjakovë, rreth orës 07:55. Policia njofton se një burrë është gjetur...
    Lajme10 Nëntor 2024
    Deputetja e VV-së, Mirlinda Sadiku-Tishukaj, për FrontOnline, thotë se opozita po jep premtime dhe e kanë hapur zemrën pasi që, sipas saj,...
    Lajme10 Nëntor 2024
    Numri i rasteve të raportuara të dhunës seksuale ndaj grave është rritur gjatë viteve të fundit në Kosovë. Këtë e pohojnë nga...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.