×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria mban mbledhje elektronike, ja vendimet që u morën

    FrontOnline
    30 Dhjetor 2020

    Me kërkesë të Kryeministrit të Republikës së Kosovës Avdullah Hoti, dhe në pajtim me Rregulloren e Punës, Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhjen elektronike në të cilën ka miratuar Planin e Punës së Qeverisë për vitin 2021 dhe vendime tjera të fushave dhe përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.

    Qeveria e Republikës së Kosovës, pas shqyrtimit ka miratuar Planin e Punës së Qeverisë për vitin 2021 dhe Planin Indikativ të Punës së Qeverisë për vitet 2022 dhe 2023. Bashkangjitur me Planin e Punës, Qeveria ka miratuar edhe Programin Legjislativ dhe Planin e Dokumenteve Strategjike për vitin 2021.

    Në mbledhjen e sotme, kabineti qeveritar ka shqyrtuar dhe miratuar Udhëzimin Administrativ për Përdorimin e Njësive Matëse Ligjore. Me këtë Udhëzim Administrativ rregullohen njësitë matëse ligjore që përdoren në Republikën e Kosovës. Gjithashtu rregullohet mënyra e përdorimit të tyre, madhësia, emërtimi dhe simbolet e këtyre njësive matëse. Udhëzimi Administrativ zbatohet për mjetet matëse të përdorura, matjet e bëra dhe treguesit e sasisë të shprehura në njësi matëse.

    Kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë nr. 18/48 të datës 07.12.2020. Me ndryshimet e bëra shtyhet afati i paraparë për paraqitjen e analizës/studimit nga Grupi punues për themelimin e Institutit për Hulumtimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, deri me datën 15 prill 2021.

    Është miratuar edhe vendimi për të kërkuar nga Presidenti i Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit për Ministrin e Drejtësisë, për nënshkrimin e Marrëveshjes për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Civile me Maqedoninë e Veriut.

    Qeveria ka miratuar edhe vendimin për aprovim të reduktimit dhe ri-destinimit të alokimeve të lira nga lista e projekteve kapitale të pa shpenzuara, të të gjitha projekteve me fonde të lira nga Agjenci Kosovare e Privatizimit, bazuar në regjistrat kontabël aktual, deri në vlerën e 17,456,665.27 euro, dhe përdorimi i tyre për të rimbursuar shpenzimet e ndodhura nga programi i rimëkëmbjes ekonomik.

    Kabineti qeveritar ka shqyrtuar dhe miratuar vendimin për aprovimin e mjeteve financiare në shumë prej 1,047,710.96 euro për Agjencionin për Shërbimet e Navigimit Ajror, për mbulimin e deficitit të shkaktuar nga mjetet e pa mjaftueshme të mbledhura nga te hyrat e dedikuara si burime të financimit të buxhetit, të financuara përkohësisht nga granti qeveritar.

    Një delegacion i Prince Coffee viziton plantacionet e kafesë në Indi
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Njohësi i proceseve zgjedhore, Mazllum Baraliu, deklaron për Front Online se ka shumë faktorë që do të ndikojnë në votimet e së...
    Lajme19 Prill 2024
    Delegacioni i Bankës Qendrore të Kosovës, i kryesuar nga Guvernatori Ahmet Ismaili, është takuar në Washington D.C. për diskutime konstruktive, me zyrtarë...
    Lajme19 Prill 2024
    Pas arrestimit të dy të rinjve në Schaffhausen, të dyshuar si bashkëpunëtorë të rrjetit terroist ISIS, dalin në dritë detaje të reja...
    Të tjera
    Lajme19 Prill 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës sepse sipas tij ai dha Asociacionin për Këshillin...
    Lajme19 Prill 2024
    Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri në një deklarim për FrontOnline thotë nuk pret sukses nga ky votim dhe se Komisionet Komunale...
    Lajme19 Prill 2024
    SHBA-së iu thanë planet e Izraelit për të goditur Iranin, por ata nuk e miratuan veprimin, thonë zyrtarë të cilët deshën të...
    Lajme19 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të vizitojë fillimin e punimeve të projektit “Zgjerimi i rrugës nacionale N9-Segmenti Kijevë-Dollc”. “Kryeministri i Republikës...
    Lajme19 Prill 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se zëvendësdrejtori, Dejan Jankoviq nga autoritetet serbe mund të jetë intervistuar për...
    Lajme19 Prill 2024
    Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të publikojë listën e ndryshuar të qendrave të votimit për organizimin e votimit “për” apo “kundër”...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.