×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria Kurti “sanksionon” Prishtinën, i bllokon mega projektet

    FrontOnline
    13 Mars 2025

    Të mërkurën e kësaj jave, sheshi “Xhorxh Bush” në Prishtinë ishte i rrethuar me hekura, duke penguar kalimin e qytetarëve, për shkak të nisjes së punimeve për rregullimin e këtij sheshi. Ky projekt ishte premtuar nga kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, por punimet nuk po shkonin sipas planit.

    Edhe pse ishin vendosur rrethojat për të ndaluar kalimin e qytetarëve, ato u zëvendësuan me shirita të kuq, që pamundësonin përfundimin e punimeve në këtë shesh, ashtu si dhe disa projekte të tjera që janë ndaluar nga pushteti qendror.

    Ndërkohë, Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore ka ndërhyrë dhe ka ndaluar punimet që kishin nisur të hënën në këtë shesh. Ky ndalim ka shkaktuar mospajtime mes pushtetit lokal dhe atij qendror, pasi projekti për rregullimin e sheshit “Xhorxh Bush” ishte planifikuar të realizohej me një buxhet prej 18.4 milionë eurosh. Nuk është vetëm ky projekt i madh i Prishtinës që është bllokuar nga niveli qendror, por të njëjtin fat e ka edhe projekti në Rrugën “Agim Ramadani” dhe ai i lagjes Arbëria “Ishullit Urban”, i cili lidhet me pallatin e Rinisë në Prishtinë.

    Pushtetarët e kryeqytetit e kanë cilësuar këtë ndalim si një “bllokim puro-politik” të projekteve të qytetit, duke e konsideruar si një veprim të papërgjegjshëm nga ana e pushtetit qendror. Nga ana tjetër, opozita ka akuzuar qeverisjen lokale për keqpërdorim të buxhetit dhe shkelje të ligjit, duke kërkuar transparencë dhe zbatimin e procedurave ligjore të nevojshme.

     

    Nënkryetari i Prishtinës: Bllokimi i projekteve nga Qeveria ndërlidhet me zgjedhjet lokale të tetorit

    Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, për FrontOnline veprimet e pushtetit qendror, karshi ndalimit të disa punimeve në kryeqytet, i quan si bllokadë puro politike.

    ‘’Kjo qasje bllokuese është puro politike’’ thotë ai.

    Dyshi i kryeqytetit madje shton se ka edhe tendencë që projektet kapitale të Komunës së Prishtinës  të bllokohen me çdo kusht.

    ‘’Ka tendencë që Projektet e Prishtinës te bllokohen me çdo kusht’’ shprehet Zogaj.

    Nënkryetari i kryeqytetit, potencon se ata janë duke kërkuar komunikim me nivelin qendror në mënyrë që të dilet kjo bllokadë, por që sipas tij, nuk po e gjejnë këtë frymë bashkëpunimi.

    ‘’Ne anën tjetër, ne po kërkojmë komunikim dhe dalje nga këto bllokada! Por, nuk po e gjejmë ketë fryme bashkëpunimi’’ deklaroi Zogaj.

     

    Zogaj, shton se këto bllokada janë të lidhura edhe me zgjedhjet e kaluara qendrore por edhe ato lokale që do të mbahen në tetor të këtij viti.

    ‘’Jemi ne vit zgjedhor, dhe këto bllokada jane te lidhura me zgjedhjet qe kaluam dhe me zgjedhjet lokale te Tetorit’’ përfundoi nënkryetari i Prishtinës.

     

    Asamblisti i VV-së: Përparim Rama po nis projekte për përfitime, jo për realizim të plotë

    Gëzim Svecla, asambleist i VV-së në Komunën e Prishtinës,  për FrontOnline ka deklaruar se nuk bëhet fjalë për bllokadë, por për një vazhdimësi të jashtëligjshme të projekteve të ekzekutivit të Komunës.

    ‘’Nuk bëhet fjalë për bllokadë por bëhet fjalë për vazhdimësi të jashtëligjshme të projekteve të ekzekutivit të Komunës së Prishtinës. Kjo tashmë është dukuri’’ tha ai.

    Ai ka theksuar se këto janë projekte të planifikuara mirë dhe të realizuara në mënyrë të përgatitur, ku komuna, nën udhëheqjen e kryetarit Rama dhe ekipës së tij, shpall tenderë për projekte të ndryshme të cilat, sipas Sveclës, realizohen pa leje dhe pa miratimin paraprak të autoriteteve përkatëse.

    ‘’Është një skenë mirë e përgaditur ku komuna, konkretisht kryetari Rama dhe ekipa e tij shfaqin disa tender për projkete të ndryshme të cilat i ka projektuar arkitekti i kryeqyteti, pastaj komuna hap një thirrje, përzgjedhet një operator fitues, fillojnë punët, pa leje, pa pëlqimin paraprak, kundërshtim në shumë ligje’’ thotë ai.

    Ai ka përmendur se këto projekte shpesh çojnë në padi ndaj Komunës, dhe se gjykatat vendosin në favor të operatorëve, me pasojë ekzekutimin e pagesave nga buxheti i Komunës së Prishtinës dhe sipas tij, vetëm vitin e kaluar janë ekzekutuar 10 milion euro përmes kësaj skeme.

    ‘’Natyrshëm që organet tjera shtetërore veprojnë. Pastaj operatorët në shumicën e rasteve qëllojnë të afërt me komunalët, ose me rrethin e tyre, ankohen ose bëjnë padi ndaj Komunës, gjykata bën padi në favor të tyre dhe përmbaruesit i ekzekutojnë pagesa nga buxheti i Komunës së Prishtinës. Vetëm vitin e kaluar 10 milion euro janë ekzekutuar në forma të tilla, që do të thotë këtu bëhet fjalë për një skemë të mirë të përgaditur. Këto gjëra bëhen jo për të përfunduar, por për bërë gjëra të tilla’’ tha ai.

    Në fund, Svecla ka ngritur dyshime lidhur me qëllimin e këtyre projekteve, duke sugjeruar se ato nuk janë të planifikuara për t’u përfunduar, por për të krijuar mundësi për përfitime të tjera, dhe se këto projekte nuk do të përfundojnë gjatë mandatit të kryetarit Rama.

    ‘’S’ka të bëjë me zgjedhje, pse Rama nuk i filloj këto projekte më parë, ai e ka ditur edhe kohën si të veproj. Edhe sot me i pas gjitha lejet, gjitha gjërat e gatshme, këto projekte nuk përfundojnë brenda këtij mandati të tij’,’ përfundoi Sveçla

     

     Jakupi: Veprimet e pushtetit qendror janë të motivuar për kalkulime politike

    Shkelqim Jakupi, njohës i qeverisjes lokale, për FrontOnline ka kritikuar veprimet e pushtetit qendror, duke theksuar se ato janë “komplet politike” dhe të bazuara në “kalkulime politike” dhe jo në përmbajtje reale.

    ‘’Këto janë vendime dhe veprime politike’’, thotë ai.

    Jakupi ka shtuar se këto veprime nuk kanë si qëllim përmirësimin e situatës apo zgjidhjen e problemeve konkrete, por janë të drejtuara për shërbimin e interesave partiake.

    ‘’Kjo është komplet politike, për kalkulime politike dhe jo përmbajtësore’’, tha ai.

     

    Nga Rubrika
    Lajme19 Mars 2025
    Analisti politik, Arbnor Sadiku për FrontOnline ka folur për vizitën dhe mesazhet e  Peter Sorensen, përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun...
    Lajme19 Mars 2025
    Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, u varros dje në fshatin e tij të lindje në Burojë të Skenderajt....
    Lajme19 Mars 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës sot nga ora ora 13:30. Në rendin e ditës së këtij takimi është rekomandimi...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Mars 2025
    usia dhe Ukraina nisën sulme ajrore që dëmtuan infrastrukturën e njëra-tjetrës brenda natës, disa orë pasi Vladimir Putin refuzoi propozimin e presidentit...
    Bota/Rajoni19 Mars 2025
    Zëri i Amerikës, Radio Evropa e Lirë, Radio Azia e Lirë: Këto media janë një zë qendror, i pacensuruar për qytetarët në...
    Lajme19 Mars 2025
    Analisti politik, Artan Muhaxhiri për FrontOnline ka folur pas vizitës së Peter Sorensen, përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës...
    Bota/Rajoni19 Mars 2025
    Autoritetet turke kanë arrestuar kryebashkiakun e Stambollit Ekrem Imamoglu, një rival kyç i presidentit Rexhep Tayyip Erdogan, si pjesë e hetimeve për...
    Lajme19 Mars 2025
    Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë, ka njoftuar se sot, do të kryhen disa punime të domosdoshme për sigurinë e...
    Lajme19 Mars 2025
    Peter Sorensen, përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka realizuar një vizitë në Kosovë, ku ka zhvilluar...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.