×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria Kurti, investimet kapitale përtokë, “lëmoshat” në qiell (FAKTE)

    FrontOnline
    10 Maj 2023

    Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga Albin Kurti, i pati përtokë investimet kapitale, bile në gjashtë mujorin e parë të 2022-ës, ato u vlerësuan nga Instituti GAP si më të ulëtat në dekadën e fundit. Ekzekutivi, megjithatë, u tregua i “aftë” në shpërndarjen e ndihmave apo lëmoshave në vitin 2022. Mbi 1 miliardë euro është shuma që Ekzekutivi ka paguar për subvencione e transfere përgjatë vitit të kaluar apo mbi 200 milionë euro më tepër sesa më 2021 dhe 2020, kur u shpenzuan mbi 800 milionë sosh, thuhet në raportin financiar vjetor të Ministrisë së Financave.

    Ky dikaster ka derdhur mbi 130 milionë euro më tepër subvencione për autoritetet publike në vitin 2022 sesa në atë 2021 dhe 2020, raporton “Front Online”.

    Mbi 209 milionë euro janë paguar për pensionet bazë, 141 milionë sosh për ato kontributdhënëse.

    Rritje është shënuar edhe tek pensionet e veteranëve, numrin e të cilëve vetë Hekuran Murati, që menaxhon me kuletën e shtetit, e kishte kritikuar ashpër. Më 2022 u paguan rreth 3 milionë euro më tepër për këtë kategori sesa më 2021 dhe rreth 5 milionë sesa më 2020.

    Mbi 155 milionë euro është shuma e shpenzuar për pensionet tjera të punëtorëve të Trepçës, të burgosurve politikë, TMK-së, FSK-së dhe të tjera, raporton “Front Online”.

    Lëmosha qeveritare për fëmijët

    Shteti ndihmoi fëmijët me rreth 60 milionë euro në vitin 2022.

    16.8 milionë euro u dhanë shtesa për fëmijët 0-2 vjeç. 42.1 milionë sosh për fëmijët 2-16 vjeç, raporton “Front Online”.

    Të gjitha nënat në Kosovë që kanë fëmijë të lindur nga data 1 janar 2015 e tutje, mund të aplikojnë për shtesa nga 10 euro në muaj.

    Fëmijët 0 – 2 vjeç marrin 20 euro në muaj. Ata nga 2-16 vjeç, 10 sosh, raporton “Front Online”.

    Shtesat për fëmijë ndahen edhe në rajon.

    Mali i Zi aplikon shtesa për fëmijët në vlerë prej 23 euro deri në 40 euro, Serbia nga 25 deri në 46 euro, Bosnje e Hercegovina prej rreth 17 euro deri në 40 euro, varësisht nga vendi ku jetojnë. Po ashtu, edhe Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut aplikojnë shtesa të ndryshme për fëmijë.

    Ndihma qeveritare për lehonat

    Para gjatë vitit 2022 u dhanë mbi 20 milionë euro për lehonat, të cilat janë ndarë në tri kategori.

    15.3 milionë euro shkuan për lehonat e papuna. Pak mbi 3 milionë për ato të punësuara, raporton “Front Online”.

    2.1 milionë euro u alokuan për pushimin e lehonave.

     

    Nga Rubrika
    Lajme28 Prill 2025
    Pas lajmit të mirë për gjetjen e voglushit Alp Krasniqi, ka reaguar edhe kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni. Hyseni ka falendëruar të...
    Lajme28 Prill 2025
    Alp Krasniqi, shtatë vjeçari që u raportua i zhdukur në Komunën e Gjilanit, është gjetur falë angazhimit masiv të ekipeve të kërkim-shpëtimit...
    Lajme27 Prill 2025
    Në mbrëmjen e së dielës ka nisur operacioni i kërkimit të Alpit të vogël nga Gjilani. Ai është raportuar i zhdukur nga...
    Të tjera
    Lajme27 Prill 2025
    Autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë parashtruar kallëzim penal ndaj një shtetasi të Kosovës, pasi i njëjti dyshohet se tentoi të hyjë...
    Bota/Rajoni27 Prill 2025
    Rusia ka sulmuar Ukrainën me 8,500 bomba, 200 raketa dhe 3,000 dronë që kur Kievi propozoi një armëpushim 30-ditor, ka thënë presidenti...
    Lajme27 Prill 2025
    Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se sot shënuan 27 Prillin, Ditën e të Zhdukurve me Dhunë, duke bërë...
    Bota/Rajoni27 Prill 2025
    Ka shkuar në 11 numri i të vdekurve pasi një automjet u përplas me turmën në një festival rrugor në Vankuver të...
    Lajme27 Prill 2025
    Një fëmijë ka humbur në qytetin e Gjilanit. Familjarë të tij kanë kërkuar ndihmë nga qytetarët e vendit në gjetjen e tij....
    Lajme27 Prill 2025
    Pas reshjeve intensive të shiut që përfshinë qytetin e Pejës dhe shkaktuan daljen nga shtrati të disa kanaleve, autoritetet lokale kanë bërë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.