Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria Kurti hap një universitet të ri publik

    FrontOnline
    22 Mars 2023

    Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e së mërkurës ka marr vendim për hapjen e një universiteti të ri publik.

    Në këtë mbledhje ekzekutivi ka miratuar vendimin për themelimin e Kolegjit Publik Ndërkombëtar të Biznesit (IBCM) me seli në Mitrovicë, si institucion i arsimit të lartë.

    IBCM fillimisht ishte themeluar në vitin 2010 si një fondacion i regjistruar ndërkombëtar jo-profitabil i udhëshequr nën drejtimin e organizatës jo-qeveritare holandeze SPARK.

    Por, tash IBCM nuk do të shërbejë më vetëm si fondacion, pasi që nga sot ai do të jetë universitet.

    Lidhur me këtë vendim, Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci ka thënë se ky institucion do të funksionojë në mënyrë të drejtë, dhe që kolegji do të ofrojë programe në gjuhën angleze.

    “Në koordinim me zyrën e BE-së, kemi themeluar grupin punues për gjetje financiare. IBC ka qenë projekt i përbashkët i iBC-së me qeverinë e Kosovës. Gjatë takimeve janë propozuar gjashtë opsioneve dhe zgjidhja më e realizueshme është marr vendim që ky te jetë kolegj i parë publik i financuar nga Qeveria e Kosovës”, tha Nagavci.

    IBC ishte themeluar në mars të vitit 2010, me donacione nga Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (SDA), Ministrja Daneze e Punëve te Jashtme, Ministria Holandeze për Bashkëpunim për Zhvillim, Departamenti i Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për Zhvillim Ndërkombëtar, Konfederata Zvicerane dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme02 Qershor 2023
    Kreu i Komunës së Zveçanit, Lulezim Hetemi, ka disa ditë që ka mbetur i ngujuar brenda objekti të Komunës. Ai është parë...
    Lajme02 Qershor 2023
    Deputeti liberal gjerman, Thomas Hacker ka përshëndetur përpjekjet për ndërmjetësim të Gjermanisë dhe Francës pas shpërthimit të konfliktit në veriun e Kosovës....
    Lajme02 Qershor 2023
    Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti në veprimet e ndërmarra sa i përket menaxhimit të situatës në veri....
    Të tjera
    Lajme02 Qershor 2023
    Gjykatësi Vidar Stensland është rizgjedhur kryetar i Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese (DhSGJK). Kjo është bërë e ditur përmes faqes zyrtare...
    Lajme02 Qershor 2023
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar homologun e saj italian Sergio Mattarella për Ditën e Republikës, e cila festohet çdo...
    Lajme02 Qershor 2023
    Jehona Lushtaku-Sadriu nga LDK-ja ka kritikuar kryediploamten kosovare. Në një status në Facebook, ajo ka thënë se Donika Gërvalla Schëarz në Kuvendin...
    Bota/Rajoni02 Qershor 2023
    Një sondazh tregon rënie rekord të shkallës së qytetarëve që janë të kënaqur me qeverinë në Gjermani dhe se 1 në 5...
    Lajme02 Qershor 2023
    Lista Serbe doli në konferencë për media pasi Albin Kurti publikoi listën e serbëve të cilët i cilësoi si kriminelë dhe organizatorë...
    Lajme02 Qershor 2023
    Me pjesëmarrjen e më se 30 studentëve dhe gazetarëve të rinj, gjatë tri ditëve në Prishtinë është mbajtur moduli i parë i...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.