×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria Hoti akoma pa vendim për zëvendësimin e Meliza Haradinajt si ministre e MPJD-së

    FrontOnline
    09 Mars 2021

    Drejtoresha e Zyrës së Komunikimit me Media të Qeverisë, Antigona Baxhaku thotë se Qeveria në detyrë e Kosovës akoma nuk ka marrur vendim për zëvendësimin e Meliza Haradinajt në postin e Ministres së MPJD.

    Baxhaku thotë se kjo ka ndodhur për shkak të procedurave protokolare, por se deri në fund të ditës do të mirret vendimi.“Një herë për një herë nuk është marrë ndonjë vendim, për shkak të procedurave protoloklare deri sa të vie dorëheqja. Besoj që deri në fund të ditës do të mirret vendimi për zëvendësim“, deklaroi Baxhaku për gazeten Blic.

    Pas dorëheqjes së saj, aktualisht MPJD mbetet pa udhëheqës, ku së shpejti kryeministri në detyrë Avdullah Hoti pritet ta emëroj njërin nga zëvendësministrat e kësaj ministrie.

    Muhamet Brajshori, Teuta Sahatqija dhe Gani Dreshaj që aktualisht kanë pozitën e zëvendësministrit, pritet që të emërohen në vend të Meliza Haradinaj-Stublla.Kujtojmë se së fundmi dorëheqje nga pozita e ministres së Financave dha edhe Hykmete Bajrami, e cila u zëvendësua nga Agim Krasniqi që mbante pozitën e zëvendësministrit

    Gjithashtu edhe Blerim Kuçi kishte dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Ekonomisë pak ditë para fillimit të fushatës zgjedhore. Kuçi u zëvendësua nga bashkë partiaku i tij Muharrem Nitaj.

    Njoftimet nga KEDS, vendet që do të mbesin nesër pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Në kuadër të vizitës dhe pjesëmarrjes së bizneseve nga Kosova në panairin Hannover Messe 2024, nën organizimin e Agjencisë për Investime dhe...
    Lajme24 Prill 2024
    Ambasada italiane në Kosovë ka shprehur keqardhje për bojkotimin nga Lista Serbe dhe aktorët e tjerë politikë serbë të votimit 21 prillit...
    Lajme24 Prill 2024
    Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti përparim urgjent për themelimin e Asociacionit të komunave me...
    Të tjera
    Lajme24 Prill 2024
    Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka dhënë një përgjigje në reagimet e deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti...
    Lajme24 Prill 2024
    Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar ministrit Elbert Krasniqi për grantin e performancës. Ajo i ka thënë Krasniqit që mos...
    Lajme24 Prill 2024
    Dy persona janë arrestuar nga policia sot të dyshuar për veprat penale “Dhënia e ryshfetit” dhe “Marrja e ryshfetit”. Në njoftimin e...
    Lajme24 Prill 2024
    Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Fatmir Humolli tashmë deputet i pavarur i Kuvendit të Kosovës është deklaruar për raportet e “Freedom Houese” dhe DASH-it...
    Lajme24 Prill 2024
    Diaspora e Kosovës dhe roli i saj i vyer në Gjermani, ishte pjesë e diskutimit mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryeministrit të...
    Lajme24 Prill 2024
    Në ambientet e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) po qëndron një Mision këshillues i ekspertëve ndërkombëtarë për ta vëzhguar punën e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.