[wp-story]

Bota/Rajoni

Qeveria e Shqipërisë e ndihmon 15 vjeçaren që të kurohet në Turqi

Qeveria e Shqipërisë e ndihmon 15 vjeçaren që të kurohet në Turqi
20:42 | 19 Gusht 2019

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një postimi në Facebook ka treguar se Qeveria e Shqipërisë do ta ndihmojë Elonën, 15 vjeçare që të kurohet në Turqi.

Për më shumë lexojeni postimin e plotë të kryeministir Edi Rama:

Duke qenë se jo pak prej jush, interesoheni për Elonën, vajzën 15vjeçare që po lufton me një sëmundje shumë të rrallë e të rrezikshme, ju bëj me dije se e kemi asistuar me përkushtim të plotë dhe kemi ndjekur me shumë përparësi procedurën, për kurimin e saj në një spital publik të specializuar në Turqi.

Sidoqoftë ajo para pak ka mbërritur në një spital privat në Stamboll dhe në çdo rast, të gjitha shpenzimet për kurimin e saj, do t’i mbulojë Qeveria Shqiptare.

Uroj megjithë zemër që vogëlushja të kthehet shëndosh e mirë në Shqipëri

“M Sillosi” S’ka nëvojë për panik, grurë ka me bollëk

Të tjera