×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria e re duhet të ketë një plan për dialogun me Serbinë

    FrontOnline
    25 Shkurt 2021

    Njohësit e politikës së jashtme konsiderojnë që Kosova duhet të krijojë një qëndrim për dialogun Kosovë-Serbi dhe qeveria që pritet të zgjidhet të formojë strategjinë për negociata, ekipin, dhe të artikulojë kërkesat e shtetit të Kosovës në këtë drejtim.

    Sipas tyre, dialogu me Serbinë është çështja kryesore në politikën e jashtme të Kosovës andaj presin që qeveria e zgjedhur të harmonizojë qëndrimet me opozitën dhe të jenë të përgatitur për këtë temë për të shmangur, siç thonë ata, gabimet që janë bërë në të kaluarën si pasojë e mungesës së konsensusit politik.

    Violeta Haxholli nga Instituti Demokratik i Kosovës thotë se qeveria e zgjedhur duhet të krijojë një qëndrim për dialogun dhe të paraqes kërkesat si shtet.

    “Duhet që sapo të fillojë punën ekzekutivi i ri ta ketë në plan edhe krijimin e një qëndrimi për dialogun, të artikulojmë kërkesat tona si shtet dhe për këto kërkesa të fillojmë pa humbur kohë lobimin të qendrat kryesore evropiane dhe tek administrata e re amerikane në mënyrë që Kosova të jetë proaktive sa i përket lobimit mbi kërkesat e saj për dialogun. Nuk duhet të gjendemi në situata sikur në të kaluarën ku proceset zhvillohen ndërsa Kosova është e papërgatitur që të përballet me këto procese dhe i mungon një qëndrim zyrtar”, thotë ajo.

    Sipas Arbër Fetahut nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Qeveria e Kosovës që pritet të formohet, duhet të jetë e gatshme dhe e përgatitur qe të formulojë një platformë të qartë dialoguese madje të përfshijë edhe opozitën.

    “Duhet të konceptualizohen parimet kryesore, strategjia për negociata, ekipi negociues dhe të shkohet tutje në proces, dhe është mirë të jemi proaktiv mos të jemi gjithmonë defansiv dhe ata që presim ndonjë kërkesë, qoftë nga Serbia, qoftë nga BE, por edhe ne t’i qesim përpara kërkesat tona dhe të jemi sa më proaktiv sidomos tash me ardhjen e presidentit Biden sipas të cilit po shihet që ka një inventivë për ta çuar dialogun më tej dhe me një epilog të favorshëm për Kosovën, nga letra amerikane që është njohja reciproke”, thotë Fetahu.

    Sipas tij, në çështjen e dialogut, një unitet i spektrit politik në Kosovë është i domosdoshëm.

    Ndërkohë lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, parti kjo që doli fituese në zgjedhjet e 14 shkurtit, deklaroi se nuk do ta kenë prioritet formimin e një ekipi të dialogut me Serbinë meqë sipas tij, matjet e opinionit publik në Kosovë e kanë vendosur dialogun në vendin e gjashtë apo shtatë.

    Njohësit e politikës së jashtme presin kërkesa direkte nga ana e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rifillim të dialogut me Serbinë, porsa të zgjidhet ekzekutivi në Kosovë.

    Ditë më parë, presidenti amerikan Joe Biden ne letrën të cilën i dërgoi ushtrueses së detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, për t’i përcjellë urimet për përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, përmendi edhe çështjen e dialogut me Serbinë.

    Ka ende shumë punë për të bërë, përfshirë arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë e fokusuar në njohjen e ndërsjellë, që fuqizon sundimin të ligjit, përballjen me pandeminë dhe nxitjen e rritjes ekonomike që mundëson një të ardhme të begatë për të gjithë qytetarët e Kosovës”, kishte shkruar presidenti Biden.

    Ndërsa i dërguari special i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka bërë të ditur që do të vizitojë së shpejti Kosovën dhe Serbinë, që siç ka thënë ai, do të takojë fituesin e zgjedhjeve në Kosovë, Albin Kurtin, për të diskutuar rreth vazhdimit të procesit të dialogut.

    Nga 10 janari fillojnë reduktimet, këto vende do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor që duhet ta marrë kryeministri i vendit, Albin Kurti, nga...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni të Veriut, ku tha se sikur shqiptarët të...
    Lajme24 Prill 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka deklaruar se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë mbrojtur UÇK-në nga ndërhyrjet ruso-serbe...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë Veriore (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë,...
    Lajme24 Prill 2024
    Jonathan Hargreaves, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë është takuar me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Përpjekjet globale të imunizimit kanë shpëtuar të paktën 154 milionë jetë në 50 vjetët e fundit, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH),...
    Lajme24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë, shkruan FrontOnline. Sipas...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryeministri i vendit, ka thënë se Kosova për herë të parë ka filluar regjistrimin online të diasporës. Ai tha se ky është...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Në Serbi sot janë arrestuar 17 persona, anëtarë të dy grupeve të organizuara kriminale, të cilët dyshohet se kanë falsifikuar 400 dokumente...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.