×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria e Kosovës: Jemi në pritje të ftesës për Minishengenin

    FrontOnline
    27 Tetor 2020

    Qeveria e Republikës së Kosovës në krye me kryeministrin, Avdullah Hoti, ende s’ka marrë ftesë zyrtare për takimin e radhës për Minishengenin.

    Një gjë të tillë për Gazetën Express e kanë konfirmuar nga zyra për media në kuadër të kryeministrisë.

    “Zyra e Kryeministrit të Kosovës është në pritje të ftesës për këtë takim. Sapo të arrijë ftesa dhe të kemi një përgjigje, atë do ta bëjmë publike për mediat dhe opinionin”, thuhet në përgjigjen e tyre për.

    Takimi i ardhshëm i liderëve të Ballkanit Perëndimor, i njohur si Minishengeni Ballkanik, pritet të zgjojë vëmendje të madhe, pasi Kosova për herë të parë mund të marrë pjesë në këtë takim, i cili me shumë gjasë do të mbahet online si pasojë e pandemisë.

    Pjesëmarrja e Kosovës në tryezën e bisedimeve të Minishengenit Ballkanik, është një prej pikave që është paraparë në marrëveshjen e firmosur nga kryeministri Avdullah Hoti në Shtëpinë e Bardhë, në shtator të këtij viti.

    Kosova kishte kundërshtuar ashpër idenë e MiniShengenit, pasi ishte vlerësuar se ajo i largon vendet e Ballkanit Perëndimor nga rruga e integrimeve evropiane. Një ide të tillë e kishin kundërshtuar njëzëri i gjithë faktori politik në vend.

    Në takimin e parë të MiniShengenit, Serbia nuk e kishte ftuar Kosovën, derisa më pas në ftesat e bëra nga Shqipëria e Maqedonia, Kosova ishte përgjigjur negativisht.

    Në takimet e Minishengenit synohet vendosja e një bashkëpunimi më intensiv ekonomik përmes lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave.

    Një ide të tillë vazhdimisht e kishte përkrahur edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, në adresë të të cilit krerët e politikës kosovare kishin dërguar mjaftë kritika dhe akuza.

    One Stop Shop i Petrol Company, një market ndryshe në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Zyrtari i LDK-së, Visar Azemi, ka thënë se sot KEK-u ka dhënë dy kontrata përmes tenderëve të negociuar që kapin vlerën mbi...
    Lajme29 Mars 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka lëshuar mbledhjen e kryesisë së Kuvendit pasi ka një tendencë për ta...
    Lajme29 Mars 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar qytetarët me të drejtë vote jashtë Kosove se është hapur regjistrimi për votim në katër komunat...
    Të tjera
    Sport29 Mars 2024
    Organizatori i Kampionatit Evropian, UEFA tha të enjten se do të dëgjojë trajnerët e ekipeve kombëtare nëse duan të zgjerojnë numrin e...
    Lajme29 Mars 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim homologun e tij italian, Guido Crosetton, i cili është duke qëndruar për vizitë...
    Vip29 Mars 2024
    Sipas një video që po qarkullon në rrjet, reperi Sin Boy është sulmuar brutalisht nga disa persona të maskuar. Sin Boy ishte...
    Lajme29 Mars 2024
    Aleanca për Ardhëmrinë e Kosovës, gjegjësisht Besnik Tahiri ka thënë pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit se Kurti tashmë është dorëzuar dhe...
    Lajme29 Mars 2024
    Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se kanë propozuar themelimin e një Komisioni Hetimor për financimin...
    Lajme29 Mars 2024
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, dhe ai i LDK-së, Arben Gashi, kanë lëshuar sallën ku po mbahej mbledhja e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.