×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria e ardhshme duhet të ndryshojë qasjen, karshi dialogut

    FrontOnline
    04 Nëntor 2019

    Qeveria e ardhshme e Kosovës, duhet të ndryshojë qasjen, karshi dialogut Kosovë-Serbi, thonë analistët për Radio Kosovën.

    Sipas tyre, presioni ndërkombëtar do të bëjë që Kosova sapo të formojë Qeverinë e re, të rinisë dialogun me Serbinë pa e pasur komoditetin që të rishikojë marrëveshjet e arritura deri tani.

    Në planin e saj qeverisës për sa i takon dialogut me Serbinë, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit, fillimisht kërkon vlerësimin e marrëveshjeve të arritura nga viti 2011 e deri më 2017-të. Por, kjo nuk do të jetësohet menjëherë, pasi që presioni ndërkombëtar është mjaft i madh që dialogu Kosovë-Serbi, me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e SHBA-së, të rifillojë shpejt.

    Të paktën, kështu e sheh situatën analisti Arton Demhasaj.

    “Presioni ndërkombëtar, sidomos në këtë, presioni amerikan është shumë i madh për sa i përket çështjes së dialogut, madje ata kërkojnë që sa më shpejt të krijohet edhe qeveria që sa më shpejt të rifillojë dialogu, në mënyrë që shumë shpejt të arrihet një marrëveshje potenciale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kështu që nuk besoj se mund të këtë mundësi ta mbajë një komoditet të tillë, për sa i përket qasjes që Vetëvendosje e ka pasur për dialogun” tha ai.

    Pa dyshim se pritet që të ndryshojë qasja, vetëm shpresojmë të jetë për të mirë të qytetarëve, thotë drejtuesja ekzekutive e Organizatës “FOL”, Mexhide Demolli.

    “Partitë opozitare që edhe fituan zgjedhjet e fundit, gjatë gjithë fushatës zgjedhore kanë premtuar një qasje tjetër ndaj dialogut me Serbin dhe padyshim se do duhej të jetë qasja ndryshe nga ajo e kaluara, sepse energjia që kanë marrë këto negociata për kaq shumë vite, ka bërë shumë probleme të tjera që janë më të rëndësishme për qytetarët, të mbesin në hije”, tha ajo.

    Demolli po ashtu thotë se është e nevojshme që të rishikohen marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun Kosovë-Serbi, të bëhet një analizë dhe të shihet se ku qëndron problemi rreth zbatimit të tyre. Ndryshe, muaj më parë, SHBA-ja po ashtu emëroi zëvendësndihmësin e sekretarit amerikan të Shtetit, Metju Palmer, si përfaqësues të posaçëm për Ballkanin Perëndimor. Të premten, ai qëndroi në Kosovë, për të përsëritur qëndrimin amerikan; rinisjen e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    8 Marsi në Park Hotel & Spa – Që t’i të ndjehesh si Mbretëreshë ….
    Nga Rubrika
    Lajme01 Dhjetor 2023
    Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj me katër të tjerë, është liruar sot pasi që të njëjti u arrestuan për shkak të eskalimit...
    Lajme01 Dhjetor 2023
    Ish-shef i stafit te presidentit Pacolli dhe bashkëpunëtori më i ngushtë i tij, Jetlir Zyberaj e ka mohuar që Naim Murseli ka...
    Lajme01 Dhjetor 2023
    Avokati, Shkelzen Sopjani ka thënë se grabitësit për plaçkitjen e armatosur në Suharekë kanë përdorur diku rreth 10 vetura. “Grabitësit përdorin diku...
    Të tjera
    Lajme01 Dhjetor 2023
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se njëri nga personat e arrestuar për vrasjen e Liridona Murselit është bashkëshorti i të...
    Lajme01 Dhjetor 2023
    Granit Plava është personi që është arrestuar së bashku me Naim Murselin, të dy si të dyshuar për planifikimin dhe vrasjen e...
    Lajme01 Dhjetor 2023
    Mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është duke hetuar çështjet që ndërlidhen me kufizimin e komunikimeve për të akuzuarit pranë Gjykatës...
    Lajme01 Dhjetor 2023
    Policia e Kosovës ka konfirmuar se dy persona janë arrestuar në lidhje me vrasjen e Liridona Murselit. Sipas raportimeve, Naim Murseli dyshohet...
    Lajme01 Dhjetor 2023
    Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona për rastin e vrasjes së Liridona Murselit, vrasje kjo e cila tronditi vendin më 29...
    Lajme01 Dhjetor 2023
    Burime të “Indeksonline” bëjnë të ditur se autori i vrasjes së Liridona Murselit dyshohet të jetë Granit Plava. Ai është prangosur nga...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.