×
  • Opinione
  • Opinione

    Qeveria dhe KFOR-i duhet të marrin masa urgjente për të mbrojtur integritetin territorial të Kosovës

    Hisen Berisha
    12 Gusht 2024

    Nga Hisen Berisha:

    Raportimi medial për praninë e Ushtrisë Serbe në territorin e Kosovës, më saktë në Bjeshkët e Istogut, domosdoshmërisht duhet t’i vë në veprim institucionet përgjegjëse për të siguruar integritetin territorial të Kosovës. Kjo situatë është një provokim i papranueshëm dhe kërkon një përgjigje të qartë dhe të vendosur të të gjithë akterëve të ngarkuar me përgjegjësinë për garantimin e pacënueshmërisë së integritetit të territorit të Kosovës, me kufi ende të pa demarkuar zyrtarisht e ratifikuar ndërkombëtarisht. Këtu përgjegjësia bie në rend të parë dhe vetëm te NATO/KFOR (Rez. 1244).

    Qeveria e Kosovës, së pari, Kryeministri, ministrat e ministreshat, por edhe shumë deputetë e aktivistë duhet ta kuptojnë se kufiri i Kosovës dhe Kosova nuk janë te Ujmani, as në Urën e Ibrit dhe as në kafet ku gravitojnë liliputët e pushtetit.

    Qeveria e Kosovës duhet të marrë masa të menjëhershme për të adresuar këtë incident, duke forcuar praninë e Forcave të Sigurisë – KFOR-it në ato zona dhe duke bashkëpunuar ngushtë me partnerët ndërkombëtarë për të garantuar që nuk cenohet asnjë pjesë e territorit të vendit tonë.

    Në këtë kontekst, është jetike që KFOR-i, me mandatin e tij nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, të rrisë vigjilencën dhe të garantojë pacënueshmërinë e kufijve të Kosovës.

    Gjithashtu, i bëhet thirrje të gjithë veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që të qëndrojnë të bashkuar dhe të gatshëm për të mbrojtur arritjet dhe liritë që kemi fituar me shumë sakrifica. Ky është një moment që kërkon unitet kombëtar dhe angazhim për të ruajtur paqen dhe sigurinë e vendit tonë.

    Ky është një veprim që duhet të alarmojë vendet partnere të QUINT për ngritjen e alarmit deri në KS/OKB. Ky është një moment që duhet ta vë në veprim edhe Qeverinë e Shqipërisë, në bazë të Kushtetutës së saj, për veprim politik e diplomatik nga Tirana në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

    Ne nuk do të lejojmë që provokimet të destabilizojnë Kosovën. Qytetarët e vendit duhet të ndihen të sigurt se Kosova është e mbrojtur dhe e pacenueshme. Ky është edhe kuptimi i sigurisë kombëtare si nocion!

    Edoni i shokuar teksa Lugati i tregon diçka për Artanin
    Nga Rubrika
    Opinione09 Shtator 2024
    Shkruan: Blerim Shala Dihet: Të gjithë ne merremi vesh në futboll dhe në politikë. Apo anasjelltas: në politikë dhe në futboll. Mund...
    Opinione07 Shtator 2024
    Artan Nimani Më 7 shtator 1990, Kosova shënoi një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e saj, miratimin e Kushtetutës së...
    Opinione06 Shtator 2024
    Nga Plator Kalakula Pak ditë më parë kishte vdekur nënë Tereza. Nga kryeqyteti kishin ardhur udhëzime për të hapur një libër ngushëllimesh...
    Të tjera
    Lajme09 Shtator 2024
    Njohësi i çështjeve politike, Visar Ymeri, ka thënë se presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti duhet t’ia shpjegojnë qytetarëve se pse...
    Sport09 Shtator 2024
    Franca ka shënuar fitore ndaj Belgjikës, derisa Italia me mund arkëtoi pikët e plota në udhëtim te Izraeli. Sfida më interesant ishte...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Pas vitesh pritje, në muajin tetor të 2024, Shqipëria pritet të nisë diskutimet për kapitullin e parë të anëtarësimit në BE, atë...
    Lajme09 Shtator 2024
    Shfaqje e përplasje që i shërbejnë fushatës zgjedhore, pritet të ketë në muajt e ardhshëm, që janë edhe të fundit për këtë...
    Lajme09 Shtator 2024
    Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurit, më gjatë flet për Ivanovoqin...
    Lajme09 Shtator 2024
    Ushtarë amerikanë të KFOR-it, janë parë sot në veri të vendit, duke kryer patrullime brenda komunës së Leposaviqit. Në njoftimin e lëshuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.