×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Qeveria britanike zyrtarizon steroidin kundër covid-19

    FrontOnline
    17 Qershor 2020

    Qeveria britanike ka zyrtarizuar nga e mërkura përdorimin e deksametasonit në terapinë kundër covid 19, pas rezultateve pozitive të testeve të publikuara një ditë më parë nga kërkuesit.

    Ilaçi, një anti inflamator steroid, me kosto të ulët, përdoret aktualisht për patologji të tjera dhe ka dëshmuar se mund të reduktojë rrezikun e vdekjes nga koronavirusi.
    Edhe Organizata botërore e shëndetit bëri të ditur se po rishikon udhëzimet e saj klinike pasi një testim tregoi se një ilaç i lirë dhe i disponueshëm gjerësisht në treg, mund të ndihmojë në shpëtimin e jetëve të pacientëve të sëmurë seriozisht me koronavirus.
    Trajtimi me doza të ulët steroidi, dexamethason, është një arritje e rëndësishme në luftën kundër virusit vdekjeprurës – thanë një ditë më parë ekspertët britanikë. Udhëzimet klinike të OBSH kanë si qëllim t’i mbajnë mjekët dhe profesionistët e tjerë të shëndetësisë të informuar me të dhënat më të fundit.
    “Ky është trajtimi i parë që ka treguar se redukton vdekshmërinë tek pacientët me covid 19 që kërkojnë oksigjen ose që vihen nën ventilator”, tha shefi i OBSH. Rezultatet e testimit janë ende paraprake por ato tregojnë se dexamethasoni mund të reduktojë në një të tretën rrezikun e humbjes së jetës për pacientët në intubim.
    Për ata në oksigjen ai e redukton rrezikun në një të pestën. Nëse ilaci do të ishte përdorur për trajtimin e pacientëve në Britaninë e Madhe që nga fillimi i pandemisë, mbi 5 mijë jetë njerëzish do të ishin shpëtuar – thanë kërkuesit. BBC, ka folur me një pacient që i ka mbijetuar covid 19 pasi ka marrë pjesë në testim. Ajo thotë se ndjehet jashtëzakonisht me fat dhe beson se do të kishte humbur jetën nëse nuk do të ishte trajtuar me këtë ilaç.

    Ndërgjegjësimi mbi autizmin dhe ndryshimi i narratives për autizmin dhe Personat me Aftësi të Kufizuar
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Tetor 2023
    Roja Bregdetare e Filipineve po heton përplasjen e një anije peshkimi që vrau tre persona, përfshirë kapitenin, thanë zyrtarët të mërkurën. Incidenti...
    Bota/Rajoni04 Tetor 2023
    Komisioni Evropian ka konfirmuar se ka transferuar 60 milionë euro në mbështetje buxhetore për qeverinë tuniziane, pavarësisht se presidenti tunizian, Kais Saied...
    Bota/Rajoni04 Tetor 2023
    Një gjykatë serbe ka gjobitur aktivisten qytetare Aida Çoroviq me 100,000 dinarë (897 dollarë). Kjo siç raportohet për hedhjen e vezëve gjatë...
    Të tjera
    Lajme04 Tetor 2023
    Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë tha se Kosova ka fakte,...
    Lajme04 Tetor 2023
    Avokati Tomë Gashi, ka thënë se krimineli Milan Radoiçiq, mund të vritet nga vetë shteti serb. Ai në RTV Dukagjini, tha se...
    Bota/Rajoni04 Tetor 2023
    Një gjykatë serbe ka gjobitur aktivisten qytetare Aida Çoroviq me 100,000 dinarë (897 dollarë). Kjo siç raportohet për hedhjen e vezëve gjatë...
    Sport04 Tetor 2023
    Antwerp ka arritur të kalojë në epërsi ndaj Shakhtar Donetsk. Ishte Arbnor Muja i cili realizoi në minutën e tretë të ndeshjes...
    Lajme04 Tetor 2023
    Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj në një intervistë për Front Online, ka deklaruar se me këtë qasje se si po shkon dialogu,...
    Bota/Rajoni04 Tetor 2023
    Shtetet e Bashkuara pritet të njoftojnë së shpejti se do të dërgojnë armë të vogla dhe municione të sekuestruara në Ukrainë ,...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.