×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Qeveria afgane nis fazën e fundit të lirimit të të burgosurve talibanë

    FrontOnline
    14 Gusht 2020

    Qeveria afgane ka thënë më 14 gusht se ka nisur lirimin e 400 militantëve talibanë, në kuadër të fazës së fundit të këmbimit të të burgosurve që synon të hapë rrugën për bisedime të paqes mes Kabulit dhe talibanëve.

    Një grup prej 80 të burgosurve talibanë janë liruar nga burgjet më 13 gusht, ka thënë Këshilli Kombëtar për Siguri në Afganistan.

    Presidenti i këtij shteti, Ashraf Ghani ka njoftuar më 9 gusht rreth synimit të tij për të liruar 400 militantë talibanë, shumica e të cilëve janë dënuar për sulmet e përgjakshme ndaj afganëve dhe të huajve.

    Lirimi i të burgosurve përbën përpjekjen e fundit për nisje të bisedimeve për paqe në mes të qeverisë së përkrahur ndërkombëtarisht në Kabul dhe talibanëve, ashtu siç është paraparë në një marrëveshje të nënshkruar në muajin shkurt në mes të militantëve dhe Shteteve të Bashkuara.

    Të dyja palët kanë thënë se pak ditë pasi të përfundojë ky proces i këmbimit të të burgosurve, ata do të jenë gati për nisje të bisedimeve të brendshme, në Doha të Katarit.

    Talibanët në anën tjetër nuk janë deklaruar ende për lirimet.

    Kabuli deri më tani ka liruar 4,600 talibanë nga 5,000 për ishte zotuar fillimisht në marrëveshje.

    Zyrtarët afganë i kanë përshkruar të burgosurit e mbetur si njerëz shumë të rrezikshëm, duke i akuzuar për organizim të sulmeve në ambasada, në sheshe pubike dhe zyra qeveritare, duke lënë të vdekur mijëra civilë në vjetët e fundit.

    Talibanët është thënë se deri më tani kanë liruar 1,000 të burgosur qeveritarë.

    Përveç tërheqjes së trupave amerikane dhe të atyre të koalicionit, në marrëveshjen mes SHBA-së dhe talibanëve, u është bërë thirrje këtyre të fundit që të garantojnë se Afganistani nuk do të përdoret si tokë për organizim të sulmeve terroriste ndaj SHBA-së apo aleatëve të saj.

    Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper ka thënë përmes një deklarate se SHBA-ja planifikon të zvogëlojë numrin e trupave të saj në Afganistan “në më pak se 5,000” deri në fund të muajit nëntor/REL.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni08 Dhjetor 2024
    Presidenti i Republika Srpska Milorad Dodik ka përfunduar të dielën në spital në Beograd pas dhimbjeve që i janë shfaqur ne stomak....
    Bota/Rajoni08 Dhjetor 2024
    Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Pukë ku dyshohet se një 38-vjeçar ka dhunuar dhe ka tentuar të përdhunojë një të...
    Bota/Rajoni08 Dhjetor 2024
    Presidenti Joe Biden tha të dielën se Shtetet e Bashkuara do të punojnë me partnerët dhe palët e interesuara në Siri për...
    Të tjera
    Lajme08 Dhjetor 2024
    Takimet e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në Francë, nuk kanë të ndalur. Së fundmi, ajo ka bërë të ditur se ka...
    Bota/Rajoni08 Dhjetor 2024
    Presidenti i rrëzuar sirian Bashar al-Assad dhe familja e tij kanë mbërritur në Moskë, raportojnë agjencitë shtetërore ruse të medias, duke cituar...
    Vip08 Dhjetor 2024
    Driloni nisi një diskutim me Gresën për Sarën. E kjo fundit reagoi ashpër ndaj, duke nisur një debat të gjatë. Driloni nuk...
    Bota/Rajoni08 Dhjetor 2024
    Presidenti amerikan, Joe Biden tha se rënia e regjimit të Assadit është një akt drejtësie që po u jep sirianëve një mundësi...
    Vip08 Dhjetor 2024
    Në një debat mes banorësh, Xuxi ka shprehur një vlerësim të tij drejt Gresës. Ai papritur e ka quajtur Gresën ‘’e pabesë’’...
    Vip08 Dhjetor 2024
    Driloni ka bërë një paralajmërim gjatë një diskutimi me Anisën dhe Kevinin. Ai u tha atyre se po pret derisa të përfundojë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.