×
  • Vip
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Qëlllohet me armë zjarri këngëtarja e njohur amerikane

    FrontOnline
    16 Korrik 2020

    Reperja amerikane Megan Thee Stallion ka thënë se është e lumtur që është gjallë pasi u qëllua me armë. Megjithatë, këngëtarja ka dhënë pak detaje për dëmtimet e saj ose si ndodhi ngjarja.

    Megan tha që ajo “pësoi plagë me armë zjarri” të Dielën, ndërsa është duke marrë mjekim.

    Në një video të publikuar duket që nga këmba e saj del gjak, pasi policia ndaloi një makinë brenda së cilës ndodhej edhe reperi Tory Lanez.

    Ai u akuzua më vonë se mbante një armë të fshehur. Policia tha se një person kishte pësuar “një dëmtim në këmbë”.

    “Të Dielën në mëngjes, pata plagë me armë zjarri, si rezultat i një krimi që u krye kundër meje dhe u bë me qëllimin të më dëmtonte fizikisht. Asnjëherë nuk u arrestova, policët më çuan në spital, ku iu nënshtrova operacionit për të hequr plumbat. Jam tepër mirënjohës që jam gjallë dhe se pritet të bëj një rikuperim të plotë, por ishte e rëndësishme për mua të sqaroja detajet në lidhje me këtë natë traumatike”, ka thënë ajo.

    Reperja me origjinë nga Teksasi, emri i vërtetë i të cilës është Megan Pete, kryesoi në muzikën amerikane në maj me Savage, kënga, e cila u bë virale në TikTok.

    Megan u emërua gjithashtu artistja më e mirë femër hip-hop në BET Awards muajin e kaluar, duke kaluar Cardi B, Nicki Minaj dhe Lizzo.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Vip19 Prill 2024
    I ulur në gjunjë, Bardhi i ka propozuar për martesë partneres së tij, Sarës, dhe përgjigja e saj ishte padiskutim: Pooo! Ata...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel shpreson se hakmarrja e dukshme izraelite e së premtes do të jetë e fundit në përshkallëzimin...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Të tjera
    Sport19 Prill 2024
    Ish-mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka dërguar një mesazh frymëzues për Topçinjtë teksa po hyjnë në ndeshjen e fundit të betejës së...
    Lajme19 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri policor, pasi një ankese nga një qytetar sot në Prizren. Sipas tij,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Lajme19 Prill 2024
    Një 17 vjeçar është arrestuar sot në Ferizaj nën dyshimin se ka tentuar ta vras me thikë një 20 vjeçar. I lënduari...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Sport19 Prill 2024
    Trojet shqiptarë kanë nxjerrë njerëz të suksesshëm dhe të mbërrirë në fusha të ndryshme. Pa diskutim, sportistët ishin ata që i bënë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.