×
  • Lajme
  • Lajme

    Që nga mesnata edhe katër të vdekur me COVID-19 në Kosovë

    FrontOnline
    05 Korrik 2020

    Edhe katër persona kanë vdekur në Qendrën Klinikë Universitare të Kosovës që ishin të infektuar me COVID-19. Burime të Express kanë thënë se të njëjtit kishin pasur edhe sëmundje shoqëruese. Është kërkuar të bëhet edhe obduksioni i trupave të të vdekurve.

    Ka shkuar në 70 numri i të vdekurve me COVID-19 në Kosovë. Një person ka vdekur mbrëmë ndërsa tre të tjerë sot në orët e hershme të mëngjesit, kanë thënë burime të Express brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

    Trupat e pajetë të të vdekurve do të shkojnë edhe për obduksion.

    “Të gjitha viktimat kishin edhe sëmundje shoqëruese dhe janë mbi moshën 60 vjeçare”, ka thënë një zyrtar i QKUK’së.

    Deri tash në Kosovë janë prekur me koronavirus 3 mijë e 356 persona, janë shëruar 1 mijë e 874. Në gjithë botën janë prekur mbi 11 milionë me virusin me koronë, janë shëruar 5.9 milionë ndërsa kanë vdekur mbi 520 mijë pacientë.

    Virusi korona nisi në fillim të këtij viti në Wuhan të Kinës. Pacientët që u prekën nga ky virus kanë pasur probleme me frymëmarrje, kollë, dhimbje të nyjave dhe temperaturë. Më së shumti kanë pësuar pacientët që kanë pasur edhe sëmundje tjera dhe të moshuarit. Fëmijët dhe mosha e mesme e ka kaluar më lehtë këtë virus.

    Janë ndjekur dy modele deri më tash në përballje me COVID-19, Suedia në njërën anë duke mos marrë asnjë masë bllokuese dhe pjesa tjetër e botës duke u bllokuar tërësisht për të marrë pastaj masa lehtësuese. Kosova bën pjesën në grupin e dytë të vendeve me mbyllje totale pastaj me hapje të ekonomisë dhe fushave tjera.

    Deri më tash s’ka vaksinë për të parandaluar përhapjen e virusit korona dhe as ilaç për shërimin e kësaj sëmundjeje. Janë duke u përdorur disa medikamente që janë përdorur edhe për viruse tjera.

    Nga Rubrika
    Lajme23 Nëntor 2024
    Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka përkujtuar ish-zyrtarin e LDK-së, Xhemail Mustafa, i cili është vrarë para 24 vitesh. Ndër të tjera...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, ka zhvilluar takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë konferencë për media. Sipas njoftimit të tyre, përmes kësaj konference kjo parti do të shpalos informacione të...
    Të tjera
    Lajme23 Nëntor 2024
    Analisti politik dhe publicisti, Halil Matoshi, ka komentuar fjalimin e presidentes Vjosa Osmani të mbajtur me rastin e fundvitit, ku e para...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Kryetari i degës së LDK-së në Podujevë njëherësh kandidat për deputet, Ekrem Hyseni, ka marrë pjesë gjatë ditës së sotme në zbulimin...
    Bota/Rajoni23 Nëntor 2024
    (Radio Evropa e Lirë) – Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, mesditën e 18 nëntorit në Tiranë, tronditi opinionin në Shqipëri. Institucionet, familja, shkolla,...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovë, e cila po mban ‘’Turneun e Ndryshimit’’ nëpër qytetet e Kosovës, tash e një kohë, sot do të...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Sot u shënua 24-vjetori i vrasjes së aktivistit politik e intelektualit, Xhemail Mustafa. E Presidenca e ka kujtuar përmes një shkrimi në...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala, e ka cilësuar projekt “Super Puna” si mashtrim ndaj qytetarëve. Shala thotë për “Front Online”...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.