×
  • Lajme
  • Lajme

    Qalaj në 21-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës: Në këtë kohë pandemie jemi 12 orë në shërbim të popullit

    FrontOnline
    04 Shtator 2020

    Drejtori i Përgjithëm i Policisë së Kosovës (PK), Rashit Qalaj ka thënë se policët kudo në botë e kanë një detyrë, ta mbrojnë popullin e vet.

    Qalaj në ceremoninë që po mbahet për nder të 21 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës ka thënë se gjatë kohës së pandemisë, Policia e Kosovës është duke punuar në orar prej 12 orësh.

    Sipas tij, Policia e Kosovës gjithmonë do të jetë në shërbim të popullit të Kosovës, për siç tha ai që ky vend të ndihet i sigurt.

    “Policia kudo në botë e ka një detyrë dhe një përkushtim ta mbroj popullin e vet. Policia e ka për detyrë t’i sjell para drejtësisë kriminelët. Policët janë duke e vazhduar luftën e heronjve të Kosovës të cilët nuk janë në mesin tonë. Që nga fillimi i pandemisë bashkë me institucionet tona po bëjmë përpjekje që pandemia mos të përhapet në vendin tonë. Policët po punojnë me orar të zgjatur prej 12 orësh që ky vend të ndihet më i sigurt. Besoj që suksesi të jetë i përbashkët dhe populli i Kosovës të lirohet nga ky virus i rrezikshëm. Policia e Kosovës gjithmonë do të jetë në shërbim të popullit të Kosovës”, ka thënë Qalaj.

    Qalaj po ashtu falënderoj Presidentin e vendit, Hashim Thaçin për shpalljen “Heronjtë të Kosovës”, për të gjithë policët e rënë në krye të detyrës.

    “Më lejoni ta falënderoj Presidentin e Kosovës për një akt që na bënë krenar të gjithëve, shpalljen e policëve të rënë në krye të detyrës, heronj të Kosovës”, tha ndër të tjera Qalaj.

    Nga Rubrika
    Lajme11 Maj 2025
    Sot rreth orës 21:00 në rrugën ‘C’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një këmbësori....
    Lajme11 Maj 2025
    Dy persona kanë raportuar në polici, se derisa janë takuar me 24-vjeçarin A.T., të cilit ia kanë dhënë një pistoletë për t’ia...
    Lajme11 Maj 2025
    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka nisur fushatën e zgjedhjeve lokale nga Prizreni. Në një postim të bërë nga partia e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Sali Berisha e ka quajtur Baton Haxhiun, ‘gënjeshtar të gatshëm’ të Edi Ramës, shkaku i exit pollit të publikuar nga Albanian Post,...
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Një nuse e veshur me fustan të bardhë ka vendosur të votojë në ditën e saj të dasmës në një qendër votimi...
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Sali Berisha nga Partia Demokratike u shpreh i ashpër me gazetarin Baton Haxhiu, pasi exit polli i tij nxori PD-në në vendin...
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Analisti Baton Haxhiu shprehet me bindje në “Opinion” se fitues në këto zgjedhje është Edi Rama, si udhëheqës i Partisë Socialiste e...
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se është i gatshëm të takojë presidentin rus Vladimir Putin “personalisht” në Stamboll të enjten për bisedime...
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Ka përfunduar edhe zyrtarisht votimi në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, me Exit Pollet që e tregojnë Partinë Socialiste fituese. Komisioneri Shtetëror i...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.