×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Qalaj arsyeton gjuajtjen me armë zjarri në Leposaviq: Personat tentuan t’i vrisnin policët

    FrontOnline
    25 Janar 2023

    Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, e ka arsyetuar gjuajtjen me armë nga Policia e Kosovës në Bistricë të Leposaviqit, me ç’rast një veturë gjatë kryerjes së detyrave të saj është detyruar të qëllonte me armë zjarr.

    Qalaj ka thënë se në atë rast policia e Kosovës ka qenë e kërcënuar dhe se ajo ka reaguar sipas ligjit të policisë.

    Deputeti i PDK-së, ka thënë se në atë rast ka pasur tentim vrasje nga bandat kriminale.

    “Për mua nuk është çështja se pse policia ka reaguar në atë mënyrë, unë mendoj që kurdoherë që polica sulmohet, pavarësisht sulmit policia e ka obligim ligjorë që të reagoj që të mbrojë vetën dhe mendoj që është një reagim i ligjshëm. Duke marr parasysh nga informata që i kam nga imediat po ashtu edhe nga komunikatat e policës, personat nuk ju kanë ndalur policisë dhe e kanë sulmuar me veturën e tyre në lëvizje dhe sulmi i tyre në lëvizje ndaj policisë që kanë qenë në detyrë statike për mua konsiderohet si tentim vrasje, pra të dyshuarit kanë tentuar që t’i vrasin policët e Kosovës dhe mendoj që policët kanë zbatuar hiq më pak e më shumë vetëm ligjin e policisë”, tha ai për EO.

    Qalaj tha se policia e Kosovës është gjithmonë në rrezik, por që sipas tij ajo është e përgatitur edhe në shumë mënyra.

    Ai ka përmendur edhe numrin e lartë të policëve të vrarë gjatë kryerjes së detyrës.

    “Puna e policëve është gjithmonë me rrezik të lartë, është një institucion që ka 21 policë që kanë vdekur në krye të detyrës edhe këto ditë jemi dëshmitarë që policia e Kosovës sidomos në komunat veriore i’u është nënshtruar  një rreziku mjaftë të madhe për shkak të një padëgjueshmërie qytetare atje dhe për shkak të një reagimi armiqësor të elementëve kriminal ndaj policisë së Kosovës. Mendoj që jeta e tyre është e rrezikuar mjaftë mirëpo policët janë të përgatitur edhe psiqikisht edhe fizikisht që t’i bëjnë ballë rreziqeve të ndryshme”, tha ai.

    Ai po ashtu theksoi se nuk ka rëndësi se çfarë kombësie apo çfarë komuniteti janë të dyshuarit, teksa thotë se sulmuesi mbetet kriminel.

    “Prapë po e përsërisë, unë për vete jam ndjerë shumë mirë kur policët kanë neutralizuar rrezikun duke përdorur armën e zjarrit, pra kudo në çdo pjesë të vendit policia nuk guxon të sulmohet nga as kush. Për mua nuk është më rendësi se çfarë kombësie apo çfarë komuniteti janë të dyshuarit për mua ata janë të dyshuar, janë kriminel, çdo kush që tenton ta sulmoj policinë është kriminel. Në këtë rast nëse polici ka qenë i rrezikuar me jetë ai duhet të përdorë gjitha pajiset që i ka për të mbrojtur vetën dhe kolegun e tij”, tha ai./Front Online

    Zgjerimi i Comoditës në SHBA: “Nap Queen Sleep”, krenaria e shqiptarëve
    Nga Rubrika
    Lajme16 Prill 2024
    Kryesuesi i seancës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës ku po diskutohet për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, ia tërheqi...
    Lajme16 Prill 2024
    Deputetja norvegjeze, Zsolt Németh tha në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka thënë raportueses...
    Lajme16 Prill 2024
    Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës rreth orës 17:30, ka filluar diskutimi lidhur me raportin për anëtarësimin ose jo të Kosovës...
    Të tjera
    Sport16 Prill 2024
    Sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Arabia Saudite dhe të kthehet në Europë këtë merkato verore. Kështu ka deklaruar gazetarja...
    Vip16 Prill 2024
      Këngëtarja e njohur shqiptare Vesa Luma ka shprehur ndjenjat e saj të thella në rrjetet sociale në pasojë të dy ngjarjeve...
    Sport16 Prill 2024
    Legjenda e Barcelonës dhe Spanjës, Andres Iniesta, ka folur për mundësinë e kalimit në profesionin e trajnerit apo edhe për t’u bërë...
    Lajme16 Prill 2024
    Deputeti nga Rumania Iulian Bulai, e konsideroi historike ditën e sotme në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, ku po shqyrtohet raporti...
    Lajme16 Prill 2024
    Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka reaguar pas vrasjes ë dy grave vend brenda pak ditësh. Hargreaves ka...
    Vip16 Prill 2024
    Pak ditë më parë, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pati njoftuar se do të lansohet projekti më i ri artistik “Deri kur”...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.