[wp-story]

Lajme

PZAP-ja publikon dënimet që kanë marrë partitë politike gjatë fushatës zgjedhore

PZAP-ja publikon dënimet që kanë marrë partitë politike gjatë fushatës zgjedhore
13:45 | 02 Tetor 2019

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa ka publikuar në faqen e tyre zyrtare, dënimet të cilat i kanë marr subjektet garuese gjatë këtyre ditëve të fushatës zgjedhore.

Partia Demokratike e Kosovës ka marrë dënim me shumë prej 2,100.00 euro, me ankesën e drejtuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI).

Arsyeja e këtij dënimi është se PDK me degën në Pejë kishin vendosur posterat e kandidatëve të kësaj partie, në hapësirar publike, përkatësisht në drunjë të qytetit. Me këtë Instituti Demokratik i Kosovës, thekson se nga Partia Demokratike e Kosovës është bërë shkelje e dispozitës së Nenit 33 paragrafi 1 pika b i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, Ligji Nr.03/L-073.

Për t’i vërtetuar ankesat e tyre, Instituti ka dërguar edhe fotografi nga vendi ku ka ndodhur shkelja e Kodit të Miësjelljes për Subjekte Politike, Mbështëtësit e tyre dhe Kandidatët.

Megjithatë dënime nga PZAP-ja kanë marrë edhe koalicioni AAK-PSD me seli në Prishtinë, shuma e dënimit ka shumën e 6,100.00 eurove dhe është bërë me ankesë nga Lëvizja Vetëvendosje poashtu me seli në Prishtinë.

Aktivistët e VV-së kishin vërejtur se aktivistët e koalicionit AAK-PSD , kanë vendosur tendë dhe një lloj tavoline me material propagandues , veprime këto sipas paraqitësit të ankesës , të sanksionuara me dispozitën e nenit 33 pika b) të LZP-së, dhe Rregullën Zgjedhore Nr 13/2013 të KQZ-së.

Për t’i vërtetuar ankesat aktivistët e VV-së kanë dërguar edhe disa fotografi të printuara, në cilësi të provave materiale.

Kjo nuk ka qenë ankesa e vetme e Lëvizjes Vetëvendosje, Partia Demokratike e Kosovës është dënuar prapë tashmë më një shumë prej 6,200.00 eurove. Arsyeja e këtij dënimi ka qenë se Partia Demokratike e Kosovës kishte vendosur posterë të një kandidati për deputet nga rradhët e PDK-së, në rrugën “Dardania” afër restaurantit “Mrika”, në qytetin e Fushë Kosovës.

PDK me këtë rast ka vepruar në kundërshtim me nenin 33 pika b) të LZP-së dhe rregullën zgjedhore 13/2013 të KQZ-së. Si dëshim paraqitësit e ankesës kanë dërguar edhe fotografi në cilësi të provës materiale.

Lista Serbe prin me dënime më shume se sa të gjitha subjektet tjera garuses, pasi gjobat për Koalicionin “Sloboda” kanë arritu shumën e 30.000.00 eurove.

Paneli Zgjedhor për Aneksa dhe Parashtesa në një takim informues që e kishte mbajtur bashkë me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve me 24 shtator, 2019 iu kishte bërë thirrje të gjitha subjekteve garuese për zgjedhjet e parakohshme 2019 , ta respektojnë “Kodin e Mirësjelljes” dhe ta zbatojnë plotësisht legjislacionin që ndërlidhet me zgjedhjet në Kosovë. /Front Online/

“Petrol Company” ndihmon më shumë se 200 familje për festën e Fitër Bajramit (VIDEO)

Të tjera