×
  • Lajme
  • Lajme

    PZAP-i ka një njoftim të rëndësishëm për votuesit jashtë vendit

    FrontOnline
    05 Shkurt 2021

    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP-i, ka njoftuar të gjithë votuesit jashtë vendit e që u janë refuzuar aplikacionet e tyre nga KQZ’ja,  ka vendosur që ti trajtoj të gjitha apelet e rregullta të tyre të dërguara përmes e-mailit në adresën e PZAP-it, në mënyrë që këta qytetarë të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar në Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvend të Kosovës që do të mbahen me 14 shkurt 2021.

    “PZAP-i duke u nisur nga vullneti i mirë dhe duke vlerësuar vështirësitë e Votuesve Jashtë Kosovës për dërgimin e ankesave/apeleve përmes postes si rrjedhojë e çrregullimit të komunikacionit ajror ndërkombëtar për shkak të Pandemisë Covid – 19, dhe afatit shumë të shkurtë për aplikim dhe paraqitje të ankesës/apelit, si dhe për t’i ikur keqkuptimeve të mundshme dhe për të iu bërë të mundur votimin këtyre votuesve që është një e drejtë e tyre elementare dhe e garantuar me ligj dhe me Kushtetutë, PZAP – i ka vendosur që ti trajtoj të gjitha apelet e rregullta të tyre të dërguara përmes e-mailit në adresën e PZAP-it, në mënyrë që këta qytetarë të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar në Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvend të Kosovës që do të mbahen me 14 shkurt 2021”, thuhet në njoftimin e PZAP’së.

    Njoftimi i plotë:

    Njoftim lidhur me ankesat/apelet e Votuesve Jashtë Kosovës

    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP-i, me datën 22 janar 2021 ka njoftuar Votuesit Jashtë Kosovës me të drejtë vote të cilët kanë aplikuar për tu regjistruar për të votuar në Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvend të Kosovës që do të mbahen me 14 shkurt 2021, e që aplikacionet e tyre janë refuzuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve,  mund të parashtrojnë ankesat/apelet në PZAP, vetëm ne mënyrë fizike përmes postes me dërgesa rekomande, ashtu siç parashihet me dispozitat e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme të Republikës së Kosovës, dhe Rregullat dhe Procedurat e PZAP-it, dhe ashtu siç është vepruar gjithnjë deri në zgjedhjet e fundit 2019, e jo në mënyrë elektronike.

    Mirëpo,  PZAP-i duke u nisur nga vullneti i mirë dhe duke vlerësuar vështirësitë e Votuesve Jashtë Kosovës për dërgimin e ankesave/apeleve përmes postes si rrjedhojë e çrregullimit të komunikacionit ajror ndërkombëtar për shkak të Pandemisë Covid – 19, dhe afatit shumë të shkurtë për aplikim dhe paraqitje të ankesës/apelit, si dhe për t’i ikur keqkuptimeve të mundshme dhe për të iu bërë të mundur votimin këtyre votuesve që është një e drejtë e tyre elementare dhe e garantuar me ligj dhe me Kushtetutë, PZAP – i ka vendosur që ti trajtoj të gjitha apelet e rregullta të tyre të dërguara përmes e-mailit në adresën e PZAP-it, në mënyrë që këta qytetarë të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar në Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvend të Kosovës që do të mbahen me 14 shkurt 2021.

    Njoftojmë Votuesit Jashtë Kosovës se, pas marrjes së vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Nr. 419-2021 datë 02 shkurt 2021, për Përfshirjen e Votuesve të Aprovuar në Listën Përfundimtare të Votuesve Jashtë Vendit për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më datën 14 shkurt 2021, në email adresën e PZAP-it më datën 3 dhe 4 shkurt 2021 kanë arritur 1116 e-maila të dërguara nga Votuesit Jashtë Kosovës dhe 1 (një) apel ka arritur përmes postes më datën 5 shkurt 2021.

    Kundër vendimit të KQZ-së të theksuar me lartë brenda afatit prej 24 orëve prej momentit të bërjes publike të këtij vendimi në ora 18:00 të datës 2 shkurt 2021 e deri ne ora 18:00 te datës 3 shkurt 2021, Votuesit Jashtë Kosovës kanë dërguar 931 e-maila, prej tyre në 281 e-maila kanë qenë të bashkangjitur Formular të ankesave/apeleve dhe shkresa tjera të lëndës të cilat PZAP-i i ka konsideruar si të afatshme dhe ligjërisht të rregullta për procesim dhe shqyrtim, ndërsa e-mail-at tjerë nuk kanë pas të bashkangjitur Formularë të ankesave/apeleve si dhe shkresa tjera të lëndës për ta argumentuar qëllimin e ankesës, respektivisht këto e-maila nuk kanë përmbushur elementet e ankesës/apelit, ato me tepër kanë qenë sqarim dhe komunikim rreth aplikimeve të tyre në KQZ për mos përfshirjen e tyre në Listën e Votuesve Jashtë Kosovës, kështu që të njëjtat pasi që nuk kanë pas formë dhe përmbajtje të ankesës/apelit, as nuk janë shqyrtuar si të tilla.

    PZAP-i, nga 281 apele të paraqitura nga apeluesit përmes e-mailit, 144 apele i ka pranuar si të bazuara dhe ka vendosur që ta urdhëroj KQZ-në që këta votues ti përfshij në Listën e Votuesve Jashtë Kosovës për të votuar, ndërsa 124 apele i ka refuzuar si të pabazuara pasi që parashtruesit e apelit nuk kanë ofruar dëshmi të mjaftueshme për të vërtetuar se të njëjtit në kuptim të nenit 5.1 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme/Lokale (LZP), i plotësojnë kushtet për tu regjistruar në Listën e Votuesve Jashtë Kosovës dhe 13 apele i ka hedhur si të parregullta.

    Apel i dërguar përmes postes nga një votuesi jashtë Kosovës është miratuar i bazuar dhe është urdhëruar KQZ që votuesin ta përfshi në Listën e Votuesve Jashtë Kosovës.

    Pas afatit prej 24 orëve janë dërguar nga Votuesit Jashtë Kosovës dhe kanë arritur në PZAP 185 e-maila-apele, të cilat si të pas afatshme janë hedhur poshtë.

    Petrol Company hap pikën më të re në Orllat me super çmime për Black Friday: Diesel 1.51€ dhe Benzinë 1.38€
    Nga Rubrika
    Lajme20 Prill 2024
    Java e dytë e marsit ishte caktuar si datë për të protestuar pensionistët. Nga vetë ata, kjo protestë, është shtyrë për shkak...
    Lajme20 Prill 2024
    Në një realitet të mbushur me sfida të forta dhe të shumëfishta të sigurisë, udhëheqja e Kosovës do të bënte mirë që...
    Lajme20 Prill 2024
    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e ka deklaruar pasurinë e saj në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Rizvanolli ka deklaruar 195 mijë...
    Të tjera
    Ekonomi20 Prill 2024
    Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar regjistrat e deklarimit të pasurisë. Në mesin e personave zyrtarë që kanë deklaruar pasurinë janë...
    Lajme20 Prill 2024
    Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka folur me tone disfatiste para Ndihmëssekretarit amerikan të shtetit James O’Brien. Gjatë konferencës për media me...
    Lajme20 Prill 2024
    Kurti në Berlin më 25 prill – gazetari gjerman zbulon agjendën Gazetari gjerman, Michael Martens, ka thënë se kryeministri Albin Kurti do...
    Lajme20 Prill 2024
    Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka folur për Srebrenicën në një konferencë për media pas takimit që...
    Lajme20 Prill 2024
    Guvernatori i Bankës Qendrore (BQK), po qëndron në ShBA, ku ka zhvilluar një sërë takimesh me përfaqësues nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN),...
    Lajme20 Prill 2024
    “Siç kemi bërë në të kaluarën në raste të ngjashme, Greqia do të abstenojë nga ky votim. Me fjalë të tjera, nuk...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.