×
  • Opinione
  • Opinione

    Pyetje Kryeministrit Kurti

    FrontOnline
    21 Shtator 2021
    Pas vizitës së fundit të diplomatit Lajçak, lehtësues i dialogut Serbi – Kosovë, pse po heshtet për kërkesën e tij për kompromisin e dhimbshëm të radhës, ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës, për arritjen e marrëveshjes finale, gjegjësisht për ta mundësuar atë, sipas Lajçak?
    Pse po heshtni të gjithë, në sqarimin e qytetarëve?
    Deri sa po dëgjoja debatin parlamentar, në Kuvendin e Kosovës, mu kujtua “Biblioteka e librave të harruara” dhe “strategjitë e Beti Njuma për qeverisjet manipulative me shoqëritë”.
    Ndër to, fokusin do ta kisha vënë mbi strategjinë “Zhvendosja e vëmendjes” e cila thotë se, “zhvendosja e vëmendjes prej problemeve të rëndësishme të problemet e parëndësishme. …”
    Pra, doktrina e mashtrimit qeveritar dhe rreziku i paralajmëruar nga diplomati e slovaku Lajçak dhe spanjolli Borelo, që i paralajmëroj qeveritarët se Kosova po hyn në fazën më të rrezikshme që nga pavarësia, cenimi i rendit kushtetues dhe dezintegrimit kushtetues.
    Deri me sot, Kosovën e ka mbrojtur nga qeveritarët mashtrues, Kushtetuta e saj.
    Në kontekst të kësaj, duhet interpretuar edhe një tjetër strategji të Beti Njuma, “Shtyrja”, e cila mëson qeveritë manipulative me qytetarët se, “Një mënyrë tjetër për të përgatitur opinionin për ndryshime jo popullore është që të paralajmërohen shumë më herët, paraprakisht.
    Kështu njerëzit nuk e ndjejnë menjëherë tërë peshën e ndryshimeve, sepse paraprakisht adaptohen me vetë idenë e ndryshimit. Përveç kësaj edhe «shpresa e përbashkët për të ardhmen më të mirë» lehtëson pranimin e ndryshimit”, edhe kur ai rrezikon vet ekzistencen e tij.
    Konform këtyre strategjive të qeverisjes përmes mashtrimit, me debatin e sotëm parlamentar, pa ndershmërisht po provohet të zhvendoset vëmendja, nga çështje që përbëjnë shqetësim prioritar si, – kompromisi i dhimbshëm i paralajmëruar, për ndryshimin e Kushtetutës së vendit, para marrëveshjes finale, që do ta përmbyllte konfliktin e hapur me Serbinë; – çështjen e pandemisë dhe eskalimin trishtues të cilin në prag të zgjedhjeve komunale, qeveria mashtrushëm po përpiqet ta prezantoj si e keqe në rënje (uroj të bien në zero); – mos fillimi i mësimit, akt ky që shqiptarët e kanë ndjerë kështu vetëm në kohën e gjenocidit serb kur mësohej në “shtëpi shkolla”, pa mundur të krijohen kushte për procesin më sensitiv në vend arsimin, kah çështje që përbëjnë obligim nga marrëveshjet teknike me Serbinë tash e shtatë vite më parë, që e mbështes me tërë ndërgjegjen time.
    Angazhimi i Policisë së Kosovës, në cilendo pjesë të vendit, për cilën do detyrë brenda misionit të tyre, përbën standard oprativ.
    Por, në rast të çfarëdo kërcënimi ndaj integritetit territorial, sovranitetit politik dhe sigurisë së Kosovës dhe popullit të saj nga jasht, nuk është Policia e Kosovës “first responder” apo reaguesi i parë që e pranon konfliktin por është KFOR me mandat nga Këshilli i Sigurimit të OKB.
    Prandaj, është detyrë e qverisë ta inicoj e kërkoj angazhimin e KFOR.
    Nëse ky veprim u dakordua në bisedimet teknike e Brukselit si “casus beli” për tu shtyrë kërkesa e shtetit të Serbisë artikulluar përmes Vuçiq dhe zyrtarëve tjerë shtetërorë që është “ respektimi i marraveshjeve nderkombltare nga pala kosovare dhe krijimi i Asociacionit të Serbëve”. Kjo do të qoj në frikën e pritur për një “Republika serbska” në veri të Kosovës.
    Edhe angazhimi i sotëm i PK në sigurimin e zbatimit të një marrëveshje të arritur vite më parë, duhet përshëndetur dhe inkurajuar.
    Por, duhet prioritetizim i temave që cenojnë dhe rrezikojnë qenien e popullit dhe vendit.
    Indikative është çështja pse nuk ishin marrë masat që kjo masë të implementohej në ditën e skadimit por 5 ditë pas skadencës së marrëveshjes 2016 dhe pas vizites që solli kërkesën e pa pranumueshme ngs Lajçak për ndryshimet kushtetuese?!
    Heshtja përballë një plani të tillë do të përbëjë tradhti ndaj shtetit dhe popullit.
    Realisht, është Serbia ajo që është e penguar nga struktura e kushtetutës së vet.
    Nëse deri më sot qeveria Kurti nuk është quajtur me emrin e saj siç është paragjykuar, nga sot do të quhet me emrin e vërtetë të saj, nëse e heshtë kërkesën e Lajçak për ndryshimin e Kushtetutës, para se të arrihet marrëveshja finale me ndjohjen e ndërsjellë me Serbinë.
    Përndryshe, mos reagimi konform germës së Kushtetutës e vë në rrezik identitetin dhe integritetin teritorial të Kosovës dhe sovranitetin politik të saj.

    Delegacioni nga Drake University viziton Devolli Corporation, njësinë Prince Caffe
    Nga Rubrika
    Opinione28 Mars 2024
    Nga: Albert Prenkaj Situata e re e krijuar me inkursionin ushtarak rus në Ukrainë dhe mundësia e derdhjes së konfliktit në Ballkan...
    Opinione26 Mars 2024
    Nga Bernd Riegert: NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një katastrofë humanitare në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është...
    Opinione25 Mars 2024
    Shkruan: Blerim Shala  Poqëse këtë të diel, (pra, më 24 mars, 2024) do të bëhej një anketë e improvizuar me qytetarët e...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Deputeti nga radhët e PDK-së, Ardian Kastrati është shprehur se ka me qindra kontrata një burimore ku qeveria ka vjedhur miliona, raporton...
    Sport28 Mars 2024
    Janë arrestuar nga Policia Federale të dyshuarit që kanë kërcënuar me vdekje familjen e Angel Di Maria-s në godinën ku ndër të...
    Lajme28 Mars 2024
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një person nga Kosova ka humbur jetën në vendin e punës. Rasti i...
    Vip28 Mars 2024
    Sara Hoxha është përfolur shumë kohëve të fundit. Kjo për arsye të aludimeve të ndarjes nga reperi i  njohur, Ledri Vula. Në...
    Ekonomi28 Mars 2024
    Rreth 88 milionë euro është vlera preliminare e dërgesave të mërgatës që janë sjell në Republikën e Kosovës për muajin shkurt 2024....
    Lajme28 Mars 2024
    Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës ka thënë se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.