×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Putini i bën bashkë Aliyevin e Azerbajxhanit dhe Pashinianin e Armenisë

    FrontOnline
    12 Janar 2021

    Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, të hënën zhvilloi takim trepalësh në Moskë me kryeministrin armen, Nikol Pashinian, dhe presidentin azer, Ilham Aliyev.

    Ky takim u zhvillua dy muaj pasi Rusia ndërmjetësoi për arritjen e marrëveshjes së armëpushimit mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, e cila iu dha fund luftimeve të ashpra për rajonin e Nagorno-Karabakut.

    Pas takimit, tre liderët lëshuan një deklaratë të përbashkët, me të cilën njoftuan për krijimin e një grupi punues trepalësh, i cili do ta mbikëqyrë zhbllokimin e të gjitha lidhjeve ekonomike dhe të transportit në rajon, shkruan Free Europe, transmeton Gazeta Express.

    Ky grup do të përbëhet nga zëvendëskryeminsitrat e tri shteteve, ndërsa takimin e parë do ta zhvillojë më 30 janar, thuhet në deklaratën e përbashkët.

    Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, tha se ftesa e Putinit për takimin trepalësh është shumë e dobishme dhe produktive, duke shtuar se konflikti për Nagorno-Karabakun mbetet në të kaluarën.

    Sidoqoftë, kryeministri armen, Nikol Pashinian, tha se ky konflikt ende nuk është zgjidhur, duke këmbëngulur se çështjet kyçe rreth këtij problemi janë të pezulluara dhe duhet të zgjidhen menjëherë.

    “Për fat të keq, ky konflikt ende nuk është zgjidhur”, tha kryeministri Pashinian para gazetarëve pas takimit që zgjati gati katër orë.

    Në fillim të takimit, Putini i falënderoi të dy liderët për bashkëpunimin e tyre me Rusinë rreth përpjekjeve për ndërmjetësim, të cilat, sipas tij, kishin për qëllim ndaljen e gjakderdhjes, stabilizimin e gjendjes dhe arritjen e një armëpushimi të qëndrueshëm.

    Rusia ka dërguar rreth 2.000 trupa paqeruajtëse përgjatë vijës së frontit në rajonin e kontestuar. Këto trupa po angazhohen edhe në largimin e minave, kthimin e armenëve të zhvendosur dhe rindërtimin e infrastrukturës së dëmtuar nga artileria e rëndë.

    Juliana: E kuptoj që e kam lëndu djalin dhe e marr mbi supet e mia këtë (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Gordana Siljanovska Davkova, kandidatja presidenciale e Maqedonisë së Veriut nga VMRO-DPMNE, në rrethin e djeshëm të parë të zgjedhjeve për shef të...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në konferencë për shtyp u shpreh se në këto zgjedhje, qytetarët kanë dënuar me votë pushtetin dhe...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në festën e fitores së Frontit Europian në Tetovë tha se Arben Taravarit me këto...
    Të tjera
    Kronika25 Prill 2024
    Një person në Suharekë ka raportuar në polici të mërkurën se persona të panjohur i kanë hapur me forcë shtëpinë e tij...
    Lajme25 Prill 2024
    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri thotë se padyshim që Beogradi zyrtar është arsyeja pse ndodhi dështimi i referendumit për shkarkimin e kryetarëve...
    Lajme25 Prill 2024
    Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja vjen pas zbulimeve të rasteve të...
    Lajme25 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti është duke mbajtur një fjalim sot në një organizim të fondacionit Bertelsmann Stiftung mbi temën e kërkesës së Kosovës...
    Lajme25 Prill 2024
    Një fjalim i përfaqësuesi i Sllovenisë në OKB Samuel Zbogar (ish- shef i zyrës së BE’së në Kosovë) në seancën e Këshillit...
    Lajme25 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka konfirmuar sot se personi që u godit me veturë për vdekje qëllimshëm nga një person tjetër, ishte shtetas...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.