×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Putin tallet me flamurin “ylber” të ngritur nga Ambasada Amerikane në Moskë

    FrontOnline
    04 Korrik 2020

    Presidenti rus Vladimir Putin e vuri në lojë flamurin “ylber”, të ngritur nga ambasada amerikane në Moskë për të kremtuar të drejtat e komunitetit LGBT.

    Putin la të kuptohej në komentet e tij se kjo reflektonte orientimin seksual të stafit të këtij misioni diplomatik. “Ngritja e këtij flamuri na thotë dicka për njerëzit që punojnë atje”, tha Putin.

    “Por nuk është ndonjë gjë e madhe, ne kemi folur për këtë shumë herë dhe pozicioni ynë është i qartë”, ka shtuar ai. Komentet e shefit të Kremlinit pasuan referendumin kombëtar për reformat kushtetuese, në të cilat përfshihej dhe një amendament që theksonte përkufizimin e martesës në mënyrë specifike si një bashkim mes një burri dhe një gruaje.

    Putini ka kërkuar prej kohësh ta distancojë Rusinë nga vlerat liberale perëndimore dhe të përafrohet me Kishën Ortodokse Ruse.

    “Po, kemi miratuar një ligj që ndalon propagandën e homoseksualizmit mes të miturve. E cfarë pastaj? Lërini njerëzit të rriten dhe pastaj të vendosin për fatin e tyre”, shtoi ai. Presidenti rus nënshkroi një ditë më parë dekretin për ndryshimet kushtetuese, të cilat, mes tjerash, i hapin rrugë atij të mbetet në pushtet deri në vitin 2036, nëse vendos të marrë pjesë edhe në dy palë zgjedhje presidenciale. Ndryshimet hyjnë në fuqi sot, në 4 korrik.

    Rame Lahaj, ambasador i VISA Infinite kartelës së Bankës TEB
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në konferencë për shtyp u shpreh se në këto zgjedhje, qytetarët kanë dënuar me votë pushtetin dhe...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në festën e fitores së Frontit Europian në Tetovë tha se Arben Taravarit me këto...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së rezultateve të para, ka reaguar në rrjetet sociale. Në një postim...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë Veriore (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë,...
    Lajme24 Prill 2024
    Jonathan Hargreaves, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë është takuar me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Përpjekjet globale të imunizimit kanë shpëtuar të paktën 154 milionë jetë në 50 vjetët e fundit, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH),...
    Lajme24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë, shkruan FrontOnline. Sipas...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryeministri i vendit, ka thënë se Kosova për herë të parë ka filluar regjistrimin online të diasporës. Ai tha se ky është...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Në Serbi sot janë arrestuar 17 persona, anëtarë të dy grupeve të organizuara kriminale, të cilët dyshohet se kanë falsifikuar 400 dokumente...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.