×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Putin: Rusia duhet të fitojë besimin tek SHBA, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

    FrontOnline
    19 Shkurt 2025

    Presidenti rus Vladimir Putin tha të mërkurën se vendi i tij duhet të fitojë besimin tek Shtetet e Bashkuara, përpara se t’i jepet një zgjidhje luftës trevjeçare të vendit të tij në Ukrainë.

    Zoti Putin u tha gazetarëve në Shën Petersburg se ishte i kënaqur me rezultatin e bisedimeve të nivelit të lartë mes zyrtarëve amerikanë dhe atyre rusë të cilat u mbajtën të martën në Arabinë Saudite. Ai shtoi se ato ishin një “hap i parë” drejt përmirësimit të marrëdhënieve të tensionuara mes Moskës dhe Uashingtonit.

    Por ai shtoi se “është e pamundur të zgjidhen shumë çështje, përfshirë kriza ukrainase, pa rritur nivelin e besimit mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara”.

    Gjatë një fjalimi televiziv Presidenti Putin tha se do të dëshironte të mbante një takim të nivelit të lartë me Presidentin amerikan Donald Trump”, por që ai të prodhonte rezultate sipas tij, nevojiteshin përgatitje paraprake.

    Bisedimet në Riad, të udhëhequra nga Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio dhe Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov, ishin të parat bisedime të rëndësishme mes dy superfuqive, pas më shumë se tre vitesh nga sulmi rus ndaj Ukrainës si dhe përpjekjeve perëndimore të udhëhequra nga Uashingtoni për të armatosur Kievin, me synim zmbrapsjen e sulmit.

    Jam informuar mbi bisedimet. I vlerësoj lart dhe ka rezultate”, tha zoti Putin sipas agjensisë së lajmeve ‘Interfax’ në një fabrikë dronësh në Shën Petersburg. “Për mendimin tim, ne bëmë hapin e parë për të rikthyer bashkëpunimin në fusha të ndryshme me interesa të përbashkëta”.

    As zyrtarët ukrainas dhe as evropianë nuk ishin në tryezë në bisedimet e Riadit, por Shtetet e Bashkuara thanë se ata do të përfshiheshin në negociatat e ardhshme për t’i dhënë fund konfliktit më vdekjeprurës të Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore.

    Moska e filloi agresionit ndaj Ukrainës pothuajse katër vjet më parë. Rusia tani kontrollon rreth një të pestën e territorit të njohur ndërkombëtarisht të Ukrainës.

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka thënë vazhdimisht se vendi i tij nuk do të pranojë një zgjidhje të imponuar të konfliktit.

    Ndërsa ish-presidenti amerikan Joe Biden dha dhjetëra miliarda dollarë në armatime për Kievin, presidenti aktual Donald Trump, po nxit një fund të shpejtë të luftës të filluar nga Moska.

    Ai tha të martën se Ukraina “nuk duhet ta kishte filluar kurrë” luftën. Në një koment të ri të mërkurën në platformën e tij “Truth Social”, Trump e quajti Presidentin Zelenskiy një “diktator të pazgjedhur”.

    Zoti Trump tha gjithashtu se e vetmja gjë për të cilën zoti Zelenskiy kishte qenë i zoti, ishte manipulimi i paraardhësit të tij Joe Biden.

    “Unë e dua Ukrainën, por Zelenskyy ka bërë një punë të tmerrshme, vendi i tij është shkatërruar dhe miliona njerëz kanë vdekur në mënyrë të panevojshme ”, u shpreh zoti Trump.

    Duke folur përpara bisedimeve me të dërguarin amerikan për Ukrainën dhe Rusinë Keith Kellogg në Kiev, zoti Zelenskiy tha se “Presidenti Trump … fatkeqësisht jeton në këtë hapësirë dezinformimi” të shkaktuar nga Rusia.

    Zoti Zelenskyy u tha gazetarëve përpara takimit me zotin Kellogg se megjithëse zyrtarët amerikanë kanë thënë se nuk do të ketë dislokim trupash amerikane si pjesë e ndonjë misioni të mundshëm paqeruajtës të pasluftës, ata mund të ndihmojnë me mënyra të tjera, si për shembull me sisteme të mbrojtjes ajrore.

    Vizita e zotit Kellogg në Ukrainë vjen mes një vale diplmacie ndërkombëtare. Po të mërkurën Presidenti francez Emmanuel Macron po mban një raund të dytë bisedimesh me udhëheqësit evropianë, të cilët gjithashtu kanë shprehur shqetësimin që janë përjashtuar nga tryeza.

    Sekretari Rubio tha se Ukraina dhe vendet evropiane do të duhet të përfshihen në bisedimet për t’i dhënë fund luftës.

    Presidenti Volodymyr Zelenskiy shprehu pakënaqësinë që Ukraina nuk ishte ftuar në bisedime, por Presidenti Donald Trump reagoi.

    “Sot dëgjova të thuhej se nuk ishin të ftuar. Keni tre vjet atje. Duhet t’i kishit dhënë fund për tre vjet. Nuk duhej ta kishit filluar kurrë. Mund të kishit bërë një marrëveshje.”

    Lufta filloi kur Rusia ndërmori agresionin në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

    Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas tha se ajo dhe ministrat e tjerë të jashtëm evropianë folën me zotin Rubio pas takimit SHBA-Rusi dhe ajo shprehu mbështetjen për një zgjidhje të udhëhequr nga Ukraina.

    “Rusia do të përpiqet të na përçajë. Le të mos biem në grackën e tyre,” tha zonja Kallas në platformën X.

    “Duke punuar së bashku me SHBA-në, ne mund të arrijmë një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme – sipas kushteve të Ukrainës.”

    Zoti Zelenskiy ka kërkuar prej kohësh që kufijtë e vendit të tij të rikthehen në ato të para vitit 2014, por zyrtarët amerikanë kanë thënë se si ky synim ashtu edhe ai i Kievit për t’u anëtarësuar në NATO si pjesë e një zgjidhjeje të negociuar, janë jorealiste.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni22 Mars 2025
    Dy shqiptarë raportohet se janë përfshirë në një zënkë të përgjakshme në Selanik të Greqisë. Sipas mediave lokale, gjatë përleshjes është përdorur...
    Bota/Rajoni22 Mars 2025
    Një organizatë shqiptare e narkotrafikut me bazë në Bolonja të Italisë që importonte kokainë nga portet evropiane, është goditur nga policia. 19 persona...
    Bota/Rajoni22 Mars 2025
    Kryetari i bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu doli para policisë për t’u marrë në pyetje mbi akuzat e lidhura me terrorin të...
    Të tjera
    Lajme22 Mars 2025
    Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri e ka krahasuar familjen e tij me atë të ish-presidentit amerikan, Barack Obama. I...
    Bota/Rajoni22 Mars 2025
    Një grup që përfshin gjashtë gazetarë të Zërit të Amerikës (VOA) kanë dorëzuar një padi kundër administratës të presidentit amerikan, Donald Trump,...
    Bota/Rajoni22 Mars 2025
    Papa Françesku do të dalë të dielën nga spitali ku ka kaluar më shumë se një muaj duke u trajtuar për pneumoni...
    Lajme22 Mars 2025
    Lideri i PSD’së, Dardan Molliqaj ka reaguar pasi rryma pritet të rritet në muajin prill, e që sipas tij, çmimi i energjisë...
    Lajme22 Mars 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur janë realizuar mikroanaliza në mënyrë që të menaxhohet më mirë trafiku në kryeqytet...
    Sport22 Mars 2025
    Ish-trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, pritet të rikthehet në futboll në vitin 2025. Trajneri francez nuk ka drejtuar asnjë skuadër që...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.