Bota/Rajoni

Putin do e mbështesë Bjellorusinë me një hua miliardëshe

Putin do e mbështesë Bjellorusinë me një hua miliardëshe
19:19 | 14 Shtator 2020

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, u pajtua me homologun e tij bjellorus, Alyalsamdr Lukashenka, për një hua prej 1.5 miliard dollarësh për Minskun, edhe pse tha se populli bjellorus duhet ta zgjidhë krizën pa ndërhyrje nga jashtë.Putin dhe Lukashenka u takuan të hënën në Soçi të Rusisë, për herë të parë prejse kanë nisur protestat kundër regjimit në Bjellorusi, muajin e kaluar.Shkas i protestave është bërë rizgjedhja e diskutueshme e Lukashenkës në zgjedhjet e 9 gushtit.

Lukashenka, i cili është në pushtet qysh në vitin 1994, ka fajësuar “ndërhyrjen e huaj” për protestat.Policia ka arrestuar dhe rrahur brutalisht mijëra protestues, veprime këto që janë dënuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.Përveç njoftimit për huanë, Putin sinjalizoi edhe mbështetje ushtarake për Lukashenkën, duke thënë se bashkëpunimi në mbrojtje midis dy vendeve do të vazhdojë.

Para-trupat ruse i filluan stërvitjet e përbashkëta me forcat bjelloruse të hënën.

Putin po ashtu i mbështeti planet për reformën kushtetuese në Bjellorusi, të shpallura më herët nga Lukashenka.Megjithatë, opozita në Bjellorusi i ka hedhur poshtë ato, duke thënë se regjimi përpiqet të ruajë pushtetin, me gjithë manipulimet në zgjedhje.Putin tha se u takon bjellorusëve ta zgjidhin vetë krizën.Lukashenka tha se Bjellorusia duhet të mbajë lidhje të ngushta me “vëllain e madh” – Rusinë.Takimi në Soçi pasoi fundjavën e pestë radhazi të protestave në Minsk dhe qytete të tjera bjelloruse.Protestat e së dielës mblodhën dhjetëra mijëra bjellorusë në rrugë, që bënin thirrje për largimin e Lukashenkës nga pushteti.

Cilësi, gatim dhe shpërblim

Të tjera