×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Putin: Disa shtete të BE-së e kanë të pamundur të heqin dorë nga nafta ruse

    FrontOnline
    17 Maj 2022

    Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se është e pamundur për disa shtete evropiane që të heqin dorë shpejt nga nafta ruse, ashtu siç po propozon Bashkimi Evropian.

    Shtetet anëtare të BE-së po negociojnë mbi propozimin për vendosjen e embargos ndaj naftës së Rusisë, për shkak të luftës në Ukrainë, por gjatë kësaj jave bisedimet dështuan për shkak të vetos së Hungarisë, shtet që është shumë i varur nga importet e naftës ruse.

    “Qartazi, disa shtete të BE-së, në të cilat balanca energjetike është e ndarë me hidrokarburet ruse është veçanërisht e lartë, nuk do të jenë në gjendje të heqin dorë për një kohë të gjatë nga nafta jonë”, tha Putin.

    Duke folur në një mbledhje me menaxherët vendorë të naftës dhe zyrtarët qeveritarë, Putin tha po ashtu më 17 maj se sanksionet perëndimore dhe mundësia e vendosjes së embargos ndaj naftës, kanë rezultuar me ngritjen e çmimeve globale të naftës.

    Ai tha se me heqjen dorë nga furnizimet e energjisë ruse, Evropa rrezikon të paguajë çmime më të shtrenjta për energjinë në terma afatgjatë, ndërkaq konkurrenca në këtë industri do të minohej.

    Presidenti rus po ashtu tha se sanksionet perëndimore kanë nxitur rritje të inflacionit në mbarë Evropën.

    Rusia po përballet me ulje të prodhimit të naftës, që kanë arritur nivelet më të ulëta që prej shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Në uljen e prodhimit kanë ndikuar sanksionet e Perëndimit të cilat po komplikojnë shitjen e naftës ruse në botë.

    “Ka ndryshime tektonike në tregun e naftës dhe bërja e biznesit sikurse më parë duket e pamundur”, tha Putin, duke shtuar se ishte shumë e rëndësishme që të krijohej një zinxhir që do të dërgonte produkti nga prodhuesi deri te blerësi.

    Komisioni Evropian ka propozuar vendosjen e embargos ndaj naftës ruse dhe produkteve të rafinuara. Por, që një vendim i tillë të miratohet, kërkohet miratimi i të 27 shteteve të bllokut. Hungaria është shteti më i zëshëm kundër një embargoje të tillë./REL

    Stresi thotë se Vivien s’ka fuqi pa Getinjon, pajtohet Lugati
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Një aksident trafiku ka lënë të vdekur 45 persona në Afrikën e Jugut, pasi një autobus humbi kontrollin dhe ra nga një...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës i bashkohet Frontit Evropian. Ky vendim erdhi pas mbledhjes së Kuvendit Qendror të kësaj partie. Pas...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Ajo që tronditi shumë një ekip ndërkombëtar mjekësh që vizitoi një spital në pjesën qendrore të Gazës, ishte numri i madh i...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka folur për kandidaturën e tij dhe përballjen në zgjedhje me kryetarin e VV-së, Albin...
    Sport28 Mars 2024
    Florian Marku këmbëngul se Chris Kongo, kundërshtari i tij mbrëmjen e së dielës, ka bërë një gabim të madh. Kongo, pohon ai,...
    Lajme28 Mars 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas triumfit të jashtëzakonshëm të studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, të cilët...
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se asnjë qeveri s’ka mundësi që t’i kryej...
    Lajme28 Mars 2024
    Policia e Kosovës është bërë pjesë e Taskforcës së Përbashkët të Migracionit me autoritetet ligjzbatuese të Republikës së Shqipërisë dhe të Mbretërisë...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur në Kuvend të Kosovës për tenderët njëburimore. Opozita edhe gjatë seancës së fundit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.