×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Putin bisedë me Macronin: E di që je i brengosur për problemet në Ballkan, do të diskutojmë

    FrontOnline
    27 Qershor 2020

    Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dje ka zhvilluar një bisedë me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, përmes një video-komunikimi, ku kanë biseduar për një numër të madh problemesh përfshirë edhe situatën në Ballkan.

    Vladimir Putin në fjalën e tij hyrëse të bisedës i ka thënë Macronit se do të flasin edhe për problemet në Ballkan përfshirë edhe problemin mes Kosovës dhe Serbisë.

    “Mendoj se sot do të diskutojmë gjithçka që përmenda, dhe në një mënyrë ose tjetër, do të flasim edhe për rritjen e rrezikut në pikat e nxehta. Do të flasim ndoshta edhe për problemet në Ukrainë, Ballkan, Siri e Libi, e di që ju jeni të shqetësuar për një gjë të tillë”, citohet të ketë thënë Putin në faqen e presidencës ruse.

    Gjithashtu presidenti i Rusisë e ka ftuar Macornin për një vizitë zyrtare në Moskë në fund të verës, për të diskutuar edhe më gjerësisht për të gjitha çështjet, raporton Express.

    Ky komunikim me presidentin rus, vjen në kohën kur presidenti francez bashkë me kancelaren Merkel janë duke udhëhequr përpjekejet për një Samit mes Kosovës dhe Serbisë që pritet të mbahet së shpejti në Paris.

    Rusia ndërkohë ka shprehur gatishmëri për përfshirje në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se përkrahin një marrëveshje që është në interes të Serbisë.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni21 Maj 2025
    Një deklaratë e rrallë dhe shqetësuese vjen nga Dr. Ronny Jackson, ish-mjeku i Shtëpisë së Bardhë, i cili në një intervistë ekskluzive...
    Bota/Rajoni21 Maj 2025
    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka komentuar një nga momentet më të përfolura të Samitit të Tiranës, ku Shqipëria, përmes një...
    Bota/Rajoni21 Maj 2025
    Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu thotë se “në fund” Rripi i Gazës – në tërësi – do të jetë nën kontrollin e sigurisë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni21 Maj 2025
    Një deklaratë e rrallë dhe shqetësuese vjen nga Dr. Ronny Jackson, ish-mjeku i Shtëpisë së Bardhë, i cili në një intervistë ekskluzive...
    Lajme21 Maj 2025
    Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, do ta vizitojë Kosovën më 22 maj, në...
    Lajme21 Maj 2025
    Më pas dita do të vijojë me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë ndonjë rrebeshe të izoluar në zona...
    Lajme21 Maj 2025
    Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, në emisionin “Click” në RTV21 tha se, pas konstituimit të Kuvendit, nëse deputetja Duda Balje mbetet pa...
    Bota/Rajoni21 Maj 2025
    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka komentuar një nga momentet më të përfolura të Samitit të Tiranës, ku Shqipëria, përmes një...
    Lajme21 Maj 2025
    Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, deklaroi se aktualisht nuk mund të jepen informacione konkrete lidhur me kohën kur mund të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.