×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Pushteti e opozita maqedonase akuzojnë njëra-tjetrën për dhunën në protesta

    FrontOnline
    06 Korrik 2022

    Pushteti dhe opozita maqedonase të mërkurën kanë drejtuar akuza ndaj njëra-tjetrës lidhur me atë se kush është nxitëse e dhunës së ushtuar gjatë protestës së të martës.

    Pushteti ka akuzuar opozitën për sjelljen e papërgjegjshme përderisa opozita ka akuzuar pushtetin se ka provokuar situatat e dhunshme.

    Për katër ditë me radhë në Shkup para Qeverisë, Kuvendit dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme mijëra qytetarë protestojnë kundër propozimit francez, pasi besojnë se përmes këtij dokumenti bëhet bullgarizimi i Maqedonisë së Veriut, si dhe vihet në rrezik gjuha dhe identiteti maqedonas.

    Kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, dhe zyrtarët e tjerë mbrojnë qëndrimin se ky propozim garanton gjuhën dhe identitetin maqedonas ndërkohë që zhbllokon procesin e integrimeve.

    Sociologu maqedonas, Ilia Acevski, një një bisedë për Radion Evropa e Lirë thotë se ndarja e këtillë e shoqërisë u konvenon vetëm strukturave radikale.

    “Kjo situatë çon në depresionin e njeriut të thjeshtë, tek ai që ndien se duhet të shprehë pakënaqësi, por kur sheh se në protesta ushtrohet dhunë, ai zhgënjehet. Flas për qytetarët e thjeshtë, të cilët nga situata të këtilla dekurajohen. Pjesa më e madhe e qytetarëve nuk janë për dhunë. Kjo do të sjell depresion , zhgënjim i cili mendoj se u shkon për shtati disa forcave ekstremiste në Maqedoni, gjë që nuk është mirë”, thotë Acevski.

    Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë bërë të ditur se gjatë protestës më 5 korrik janë lënduar 47 policë, 11 prej të cilëve me lëndime të rënda dhe dy me lëndime serioze.

    Në njoftimin e Ministrisë së Brendshme thuhet se 11 persona janë ndaluar gjatë protestave dhe se policia nuk ka përdorur mjete piroteknike e as kimike për të shpërndarë turmën.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, tha se dikasteri që drejton ka informacione se kush qëndron pas protestave. Megjithëkëtë, ai nuk deshi të japë më shumë informacione, pasi, siç tha, po vazhdojnë hetimet.

    “Ju më së miri e dini se kush janë ata, të cilët i organizojnë protestat dhe kush janë ata që bëjnë thirrje për dhunë me mjete të ndryshme në shtet, kjo është e njohur mirë”, tha Spasovski.

    Ai shtoi se dikasteri që përfaqëson është në dijeni për një grup, i cili po përgatit koktej molotovi për t’i përdorur gjatë protestës së paralajmëruar për mbrëmjen e së mërkurës.

    “Edhe për sonte kemi informacione për një grup, i cili do të protestojë, se po përgatit koktej molotovi për t’i përdorur ndaj objekteve shtetërore. Edhe një herë u bëj thirrje atyre që të heqin dorë nga një ide e tillë. Nuk do të lejojmë në asnjë rast që të kërcënohet jeta e dikujt apo objektet shtetërore”, tha ministri Spasovski.

    Deputeti i VMRO DPMNE-së, Dragan Kovaçki, të mërkurën para Qeverisë akuzoi pushtetin se situatat e dhunshme gjatë protestës së natës së kaluar janë si rrjedhojë e, siç tha, “instalimeve policore të pushtetit, të cilët përmes incidenteve dhe përshkallëzimit të situatës dëshirojnë në shpejtësi të kalojnë tradhtinë ndaj shtetit dhe qytetarëve”.

    “Kovaçevski dhe Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë duhet të përgjigjen, prej ku i kanë marrë personat e maskuar ‘shok-bombat’, të cilat u hodhën para Kuvendit. Dhe, e dyta, cila magazinë e kazermës në Ohër u bastis nga u vodhën ‘shok-bombat?’”, tha ai.

    Kryetari i partisë, E Majta, Dimitar Apasiev, i cili kishte kërkuar që protestat të radikalizohen, dhe është i njohur për qëndrimet kundër NATO-s dhe integrimeve evropiane, përmes një postimi në Facebook, ka akuzuar pushtetin për provokimin e e protestuesve. Sipas tij, 50 pjesëtarë të Agjencisë për Siguri Kombëtare kanë provokuar protestuesit me qëllim që pas incidenteve, masivisht të arrestohen qytetarët që të amortizohet revolta te qytetarët.

    Protesta gjatë natës të së martës filloi para ndërtesës së Qeverisë. Situata u tensionua kur një grup të rinjsh me maska gjatë lëvizjes së protestuesve drejt Ministrisë së Punëve të Jashtme brohorisnin thirrje antishqiptare.

    Më pas para Ministrisë së Punëve të Jashtme një grup i protestuesve të maskuar, disa nga të cilët bartnin fanella të partisë maqedonase në opozitë, E Majta, hodhën lëndë piroteknike, vezë dhe gjësende të forta me çka thyen xhamat e ndërtesës së ministrisë.

    Situata u tensionua kur para Kuvendit një grup po ashtu me maska në kokë shkulën pllakat e gurit dhe rrënuan rrethojën dhe u futën në oborrin e institucionit ligjvënës, duke dëmtuar pjesën e parë të objektit.

    Dy persona të maskuar me këtë rast hodhën koktej molotovi në drejtim të policisë, pas çka pjesëtarët e sigurisë arrestuan një pjesë të protestuesve.

    Edhe për mbrëmjen e së mërkurës është paralajmëruar mbajtja e protestave me të njëjtin itinerar, para Qeverisë për të vazhduar para Ministrisë së Punëve të Jashtme deri te Kuvendi.

    Organizatorët në rrjetet sociale nën moton “Ultimatum,…Jo, faleminderit” i kanë ftuar qytetarët që në mënyrë sa më masive të dalin në protesta dhe, siç kanë thënë, të mos bien pre e provokimeve.

     

    Zgjerimi i Comoditës në SHBA: “Nap Queen Sleep”, krenaria e shqiptarëve
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Drejtori i Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq, ka takuar sot ambasadorët dhe përfaqësuesit e vendeve të Quint-it në Beograd – ShBA, Britania...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Gjykata në Moskë ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin e nëntë për sulmin në një sallë koncertesh. Gjykata e rrethit Basmanny...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Ministrja për Çështje Europiane e Malit të Zi, Maida Gorçeviq, ka thënë se vendi i saj do ta përkrahë anëtarësimin e Kosovës...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2024
    Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pasi sot në Prokurorinë e Kosovës po intervistohet ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj....
    Lajme29 Mars 2024
    Komandanti i misionit të KFOR-it në Kosovë, Ozkan Ulutash, sot është takuar me ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Italisë, Guido Crosetton,...
    Lajme29 Mars 2024
    Artmotion, platforma lidere në Kosovë, dhe DigitAlb, platforma lidere në Shqipëri, janë të lumtur të njoftojnë se kanë arritur një marrëveshje për...
    Lajme29 Mars 2024
    Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pasi sot në Prokurorinë e Kosovës po intervistohet ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj....
    Lajme29 Mars 2024
    Pas konfirmimit të legjitimitetit të një vendimi shumë të rëndësishëm për Komunën e Gjilanit siç ka qenë vendimi për caktimin e lokacionit...
    Lajme29 Mars 2024
    Kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se e ka liruar nga detyra drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport, Pajtim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.