×
  • Lajme
  • Lajme

    Punëtorët e Komunës së Mitrovicës së Jugut kërkojnë paga shtesë, kërcënojnë me grevë dhe mosdalje në zgjedhje

    FrontOnline
    20 Janar 2021

    Sindikata e Pavarur e të Punësuarve në Komunën e Mitrovicës së Jugut ka reaguar pas njoftimit nga Qeveria e Kosovës se do të ndajë paga shtesë për punëtorët e arsimit.

    Sipas tyre, kjo shtesë duhet të ndodhë për të gjithë punëtorët e shërbimit civil, në të kundërtën, sipas tyre, ata do të hyjnë në grevë dhe nuk do të dalin në votime për zgjedhje.

    “Sindikata e Pavarur e të Punësuarve në Komunën e Mitrovicës së Jugut reagon, për lajmin e dhënë nga Qeveria në detyrë që të ndajë paga shtesë vetëm për punëtorët e arsimit e jo edhe për shërbyesit civil, kur dihet që shërbyesit civil kanë punuar prej fillimit të pandemisë pandërprerë dhe se ka një numër shumë të madh të infektuarish nga stafi i shërbyesve civil si dhe orari është më i gjatë 8 (tetë) orë që edhe gjasat janë më të mëdha që të ketë të infektuar në radhët e tyre. Paga shtesë, shërbyeseve civil ju takon edhe në bazë të Programit për Rimëkëmbje të Ekonomisë 2021, ‘Masa 6 – Sigurimi i shtesës mbi pagë për sektorët që bartin barrën kryesore në menaxhimin e pandemisë e që janë të ekspozuar drejtpërdrejt rrezikut të Infektimit me COVID-19’, e që nënkupton se stafi i shërbyesve civil është i ekspozuar rrezikut të infektimit. Sindikata e Pavarur e të punësuarve në Komunën e Mitrovicës, kërkon nga Qeveria në detyrë që të ndajë paga shtesë edhe për shërbyesit civil, në të kundërtën do të hymë në grevë si dhe nuk do të dalim në votime më 14.02.2021”, thuhet në reagim.

    Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti pas takimit me përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), u ka siguruar që do të ndajë paga shtesë për punëtorët e arsimit.

    Ndryshe, SBASHK-u kishte kërkuar nga Qeveria ta mbështesë sektorin e arsimit me para shtesë, për shkak të rrezikshmërisë nga coronavirusi.

    Cilësi, gatim dhe shpërblim
    Nga Rubrika
    Lajme28 Mars 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, bashkë me deputeten e Listës Guxo, në grupin parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci, ishin për iftar...
    Lajme28 Mars 2024
    Pasditen e së enjtes, një ngjarje tragjike ka ndodhur në Obiliq. Një grua është gjendur pa shenja jete në fshatin Dardhisht. Lajmin...
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër Bedri Hamza, ka thënë se qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, është pa rezultate....
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se asnjë qeveri s’ka mundësi që t’i kryej...
    Lajme28 Mars 2024
    Policia e Kosovës është bërë pjesë e Taskforcës së Përbashkët të Migracionit me autoritetet ligjzbatuese të Republikës së Shqipërisë dhe të Mbretërisë...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur në Kuvend të Kosovës për tenderët njëburimore. Opozita edhe gjatë seancës së fundit...
    Lajme28 Mars 2024
    Asamblisti i Vetëvendosjes në komunën e Gjilanit, Ismajl Kurteshi i ka mohuar të gjitha pretendimet për punësimin e nuses së kushëririt të...
    Lajme28 Mars 2024
    Një aksident mes një automjeti dhe një motoçiklete ka ndodhur sot në rrugën “Garibaldi” Prishtinë. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja...
    Lajme28 Mars 2024
    Zgjedhjet evropiane të vitit 2024 do të përcaktojnë kursin për një sërë gjërash. Sigurisht edhe për të ardhmen e BE-së. Sepse është...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.